"Ultimatumi" i Ramës, vjen dorëheqja e parë nga Akademia e Shkencave

6 Shtator 2017, 13:13Kulturë TEMA

Jep dorëheqjen zëvendeskryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti.

Në kërkesën e dorëzuar, Korkuti e argumenton dorëheqjen me shkaqe personale të tij.

Pas dorëheqjes së akademikut Korkuti, Akademia ka vendosur thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë më 11 shtator ku do të diskutohet për reformimin e institucionit.

Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur Gudar Beqiraj ende nuk ka bërë asnjë reagim. Korkuti u zgjodh nënkryetari i Akademisë me 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim.

1 komente në ““Ultimatumi” i Ramës, vjen dorëheqja e parë nga Akademia e Shkencave”

  1. Ilo says:

    Profesor! JU respektoj si gjithmone si akademik i merituar e i nderuar; per doreheqjen, por gjykoj qe me mire do te kishte qene te ishit terhequr para “zgjedhjeve” ne Akademi!
    Respekt i nderuar!
    Sinqerisht
    Ilo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje