Fjalët e fundit të Hajrie Rondos, tregon bashkëshorti: Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!

10 Shtator 2017, 10:09Kulturë TEMA

“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”

Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ndahej nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Rondo, u shua në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.

I prekur dhe i dobët, ai tha për “GSH” se “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”.

Aktorja prej muajsh  vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.

“Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”, tha Kiço Rondo për “GSH”, mes trishtimit dhe pafuqisë.

Kanë jetuar një jetë së bashku. Ai ka qenë pranë saj në ditët më të suksesshme të bashkëshortes, kur imazhi në skenë e ekran ngrihej bashkë me rolet ku shkëlqente, duke sjellë dritë në jetën e spektatorëve dhe shikuesve. Ishin bashkë deri në çastin e mbramë, kur frymëmarrjet e Hajries, u ndalësuan.

“Unë do ta mbaj mend si grua të përkryer”, thotë Kiço Rondo, duke shtuar “Ju gazetarët mund të flisni më mirë se unë për të. Ju e keni njohur mbase edhe më shumë se unë. Bëjeni si të mendoni”./gsh/

 

7 komente në “Fjalët e fundit të Hajrie Rondos, tregon bashkëshorti: Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”

  1. Ali Vlora says:

    Kico dheJu femijet e saj ! Hajria ishte je grua e rralle. Te jini krenare per Te. U e kam jetuar ne Fier dhe ruaj respekt per karaktern esaj mjeshtre te aktrimit . Ngjante shume me nenen time te ndjere. Ngushellime dhe rrofsji dhe e kujtofshi.

  2. kulla bjeshkeve says:

    Mekat qe iku ne kete moshe,,, Rolet e saj ishin nje perfaqesim tipik i shkelqyer i gruas shqiptare dhe sidomos asaj te jugu, ndersa filmi ’14 vjece dhender’ do te mbete nje nga kryeveprat e kinematografise shqiptare ne saje te aktrimit te perkryer te Hajries..Pamvarsisht indiferences se organeve shtetrore,,ajo do mbetet ne mendjen dhe zemrat e artdashesve shqiptar.Ngushellime familjes dhe i paharuar qofte kujtimi i saj.

  3. Margarita says:

    Me dhembi ne shpirt ky lajm. Kico, Klea, Kliti, ngushellime nga zemra. Jam aty, me dhembjen tuaj.
    E dashur Hajrie, te qofte dheu i lehte e u prefshe ne paqe! Do mbetesh gjithmone e paharruar.

    Margarita Makri, Toronto

  4. ana says:

    Faleminderit per kenaqesine qe na ke dhene me rolet e tua. Ngushellime familjes.

  5. muco agai says:

    Ngushellime per humbjen e bashkeshortes dhe nenes familjes Rondo. Te rroni e ta kujtoni.

  6. Visi says:

    Edhe pse u largua fizikisht nga kjo bote realisht ajo do jete midis nesh. Talenti i saj e beri ate te pavdekshme.Jo vetem familja por edhe ne do ta kujtojme me dashuri dhe respekt Znj Hajrie Rondo.

  7. m.m says:

    Ngushellime familjes! Une e kam veshtire te pranoj se ka modele te njeriut sot. Por kur degjova lajmin e dhimbshem, pertej loteve, qe me rane, u kujtova se ajo ishte nje model gruaje, profesionisteje, qytetareje, njeriu. Ndihesha shume e privilegjuar qe e kisha patur bashkeqytetare. Me pelqente kur e shihja te ecte ne rruge, aq e fisme. Ne nje aktivitet promovimi libri te nje njeriut tim te familjes, mu afrua dhe per cudine time me njihte, me tha se poezia-elegji per babain tim ishte shume e bukur. Ne fakt, ne ate promovim libri ishin recituar nga gocat e reja shume poezi, por jo ajo per babane tim. Ajo beri nje kompensim. Ishte shume e ndjeshme, shume e larte. Kam shpresuar se do ta fitonte betejen e saj te fundit. Jam shume e pikelluar. Edhe njehere femijeve: ta keni per nder qe ishit femijet e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje