Aktorja Hajrie Rondo është përcjellë këtë të dielë për në banesën e saj të fundit, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 66-vjeçare.
Homazhet në nder të saj janë mbajtur në banesën në Himarë, në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në një ceremoni familjare.
Rondo u nda nga jeta duke lënë pas një karrierë të pasur, me 100 role në skenë dhe 20 role të tjera në kinema e televizion.
Dalja e saj e fundit në skenë ishte rreth një vit më parë në dramën “Tre dhëndurët”. Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro te filmi “Një vit i gjatë”, Tana te “Përrallë nga e kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin te komedia “Gjithë fajet i ka paraja”.
Asnjëherë s’ka për të vdek Tana . Të gjithë do largohemi nga kjo jetë , ligj universal i natyrës . Lum kush do kujtohet për mirë e më gjatë . Varet se ç’farë ka bërë në këtë jetë për këto 2 merita . Por , besoj ka shumë Hajrija , ama njëra ” E GJETAA VANGJEEEL ” , do na shoqërojë gjithmonë . Ngushëllime fëmijëve për humbjen e njeriut më të dashur për to , nënës së tyre . Mësoni dhe mbështetuni nga kurajo e nënës Tuaj . Gjithmonë përpara me krenari si fëmijët e Hajrije Rondos .