Debati për reformën në akademi, zgjidhet komisioni negociator me Ramën, votohet për Artan Fugën

11 Shtator 2017, 14:13Kulturë TEMA

Mbledhja e jashtëzakonshme e akademisë së shkencave, e lajmëruar pasi nënkryetari Myzafer Korkuti dha dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, përfundoi në një mbledhje mëse të zakonshme.

Nën drejtimit e kreut të ri të akademisë, Gudar Beqiraj, rreth 20 akademikë të pranishëm kanë miratuar anëtarët e komisionit që do të negociojnë me kryeministrin Rama për reformën në Akademi.

Reforma në Akademi duhet bërë, ky ishte mendimi që shprehën shumica e akademikëve, ndërsa aprovuan anëtarët e komisionit që do të diskutojnë me kryeministrin Edi Rama për bërjen e reformës.

Kritiku i ashpër Artan Fuga u votua nga të gjithë akademikët për përfaqësimin e komisionit reformues.

Përvec Fugës në komisionin që do të negociojë me Kryeministrin për Refomimin e Akademisë janë zgjedhur Apollon Baçe, Aurela Anastasi, Anesti Kondili, Florian Vila, Nebi Frashëri, Mira Mezini, Luan Starova, Ali Aliu, Matteo Mandala, Anastas Angjeli, etj..

6 komente në “Debati për reformën në akademi, zgjidhet komisioni negociator me Ramën, votohet për Artan Fugën”

  1. Celo Mezani says:

    Dmth 20 akademike, per te negociuar leket qe marrin personalisht nga shteti pa bere asgje, zgjodhen nje komision me 11 e kusur veta per te negociuar me Kryeministrin.
    Pika qe nuk ju bie. Nuk jeni te zotet te zgjidhni 3-5 veta mes veti per tu perfaqesuar.
    TE MJERE !!! LOOSERS !!! CRETINI !!!

  2. Devolliu says:

    Caci do diskutje me Ramen ?

  3. parazitet says:

    Ha…parazitet, cfare do bisedojne me kryeminstrin? Kane caktuar Fugen per te nderhyre e ndryshuar mendjen kryeminstrit. “Shkencetaret” parazit mund te bisedojne me kryeminstrinin nese kryeminstri eshte idjot, e konsideron shtetin dhe te ardhurat nga taksat si pasurine e tij. Ne shtet demokratike, cdo institucion perfshi ato shteteror apo ato qe financohen me pararat e taksave, duhet te justifikojne parat me pune. Eshte krejt e thjesht – nese nuk prodhon te ardhura/vlera nga investimet e bera, institucioni nuk ka vlere e nuk duhet te ekzistoj.

  4. vera e nxehte says:

    Obobo! Do negociojne Artan Fuga e Apollon Baçe! Po pse me kryeministrin, ai s’eshte akademik apo specialist per akademine. Negocimi duhet te jete me specialiste te fushes. Ka diçka qe nuk shkon.

  5. joel shkodra says:

    Mire komisioni u krijua, po kryeministri a pranon negociata?

  6. Andrea says:

    Terp te kini. Krytar i grupit dugej zgjedh njay njoshi negociatave nona e nonave Jorgaqiu Kacaniu. Prej tij dhjet gjok Rama. I trego CV me botime ene Rama tak infarkt n ven i zalisur. Te dhifsha pikturat e Rames artikujt e Kacanidhis i kerko NASA ene Kim Yong Huni. Vendoseni ene keni per t pa do nom rehat nga shkenca. Amon Allah na boj derman mos na lej pa Kaqanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje