Faqja zyrtare e UEFA-s ka hapur një sondazh për tifozët ku mund të zgjedhin golin më të bukur në ndeshjet e para në grupe të Europa League. Janë dy supergola që ka përzgjedhur UEFA dhe tifozët mund të votojnë.
Për koicidencë, i pari është ai i Sydorchuk të Dynamo Kiev, që barazoi përkohësisht në 1-1 rezultatin ndaj Skënderbeut.
Ndërsa i dyti është ai i Alexis Sanchez të Arsenal, që përmbysi shifrat, duke vendosur rezultatin momental 2-1 në ndeshjen ndaj Koln. Duhet thënë se edhe Muzaka i Skënderbeut shënoi një gol të bukur.