Coutinho: Doja kalimin te Barcelona

17 Shtator 2017, 14:08Sport TEMA

Philippe Coutinho flet për herë të parë në lidhje me transferimin e tij te Barcelona. Sulmuesi i Liverpoolit, kaloi një verë jo të qetë. Gjatë merkatos verore u fol shumë për të, në lidhje më një transferimim të mundshëm te katalanasit. Oferta ishte konkrete, vullneti për realizimin e këtij operacioni nga ana futbollistit ekzistonte, por pengesë u bënë drejtuesit e “The Reds” të cilët ishin të vendosur që pavarësisht shumës që do të ofrohej, nuk kishin aspak ndërmend të privoheshin nga shërbimet e yllit brazilian. Në një intervistë 25-vjecari, foli pa doreza në lidhje me këtë cështje, madje nuk nguroi ta rikonfirmonte edhe një herë se dëshira e tij ishte të transferohej te Barcelona.

“Në jetë të qëllon që kur ty të paraqitet një ofertë punë, në disa raste je i interesuar dhe në disa të tjera jo. Përsa i përket cështjes time, ashtu sic edhe të gjithë e dinë, më pelqeu ideja të tranferohesha te Barca, por dëshira e drejtuesve të Liverpool ishte që unë të qëndroja këtu. Për mua ishte një nder i madh të merrja një ofertë nga një klub i madh sic është Barca. Sidoqoftë tani detyra ime është të ndihmojë skuadrën e Liverpool-it dhe të përqëndrohem për të zhvilluar një sezon të mirë.”

Më tej Coutinho shprehet se kaloi një verë të vështirë, por pavarësisht kësaj ai i kënaqet faktit që do të vazhdojë të jetë pjesë e “The Reds”, pasi sipas tij është pjesë e një skuadre të rëndësishme dhe me peshë në arenën e futbollit.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë që tani e kam lënë pas. Të qënit akoma pjesë e Liverpool-it nuk më trishton, pasi jam pjesë e një skuadrë të madhe. E kam respektuar gjithmon këtë ambjent, trajnerin dhe tifozët. Jam këtu për të dhënë më të mirën sic kam bërë  gjithmon.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje