Deklarata e fortë e Topallit: Basha më 18 maj i dhuroi Ramës mandatin e dytë, ndërsa me 22 korrik të tretin

20 Shtator 2017, 15:07Politika TEMA

Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka ironizuar marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha.

Me anë të një postimi në faqen e saj të Facebook, demokratja rikujtoi qëndrimin që mbajti dje një interviste në ABC News teksa tha se vendi ka mbetur pa opozitë.

Gajtë intervistës gjithashtu Topalli u shpreh se më 18 maj Basha i fali mandatin e dytë Ramës, ndërsa në 22 korrik, ai i ka falur të tretin atij.”

Ja se çfarë tha dje Topalli:

“Është e vërtetë që në legjislaturën e kaluar ishte amendimi i kodit zgjedhor. U la në ditën e fundit dhe shkoi në asgjë. Ishte një mungesë e lidershpit.

Sot është një fasadë pasi të dalin kryetar Lulzim Basha dhe të flasë për votën e lirë, është shumë e guximshme.

Asnjë se pranon si kalorës të votës së lirë, Bashën, duke ditur se çfarë ka bërë me votën në muajt e nxehtë të verës.

Kur theu statutin, manipuloi pjesëmarrjen, shpalli rezultatin që e kishte shkruar muaj më parë. Ky është një aspekt brenda PD.

Më datë 17-18 maj, zoti Basha i dhuroi Ramës mandatin e dytë, që ai ka. 25 qershori ishte certifikim i marrëveshjes që i dhuroi Basha, Ramës.

Përgjegjës për këtë është Basha. Nëse në 17-18 maj Basha i fali mandatin e dytë, në 22 korrik, ai i ka falur të tretin të qeverisës së Ramës” .

 

 

1 komente në “Deklarata e fortë e Topallit: Basha më 18 maj i dhuroi Ramës mandatin e dytë, ndërsa me 22 korrik të tretin”

  1. pro says:

    ..mos deliro..ju nuk kishit ç’te jepnit.Ju i kishit humbur shanset,sepse harruat masen..!!Luli deshtoi, sepse perveç paqartesise politike qe edhe ka…edhe sepse JU, e goditet tinezisht Lulin {shkoder..}, nepermjet tij,groposet PD… dhate nje kontribut te çmuar personal…klanet brenda jush u perplasen dhe rezultati ishte qesharak,shkaterrimtar,sepse ju nuk keni rregulla,ju nuk doni njeri para jush ne karvanin demokratik,.ju nuk kuptoni parendesine t’uaj ne kete moment…lerini elegjite..para kamerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje