Del video brenda Kryesisë së PD, pse po bërtet Gent Strazimiri?

22 Shtator 2017, 00:30Politika TEMA
Del video brenda Kryesisë së PD, pse po bërtet Gent Strazimiri?

Kjo video që tregon pamjet e disa momenteve nga debati brenda Kryesisë së PD këtë pasdite, tregon edhe sjelljen e disa anëtarëve aty.

Ai që duket nga video e mëposhtme, është Gent Strazimiri i cili duket sikur po bërtet, teksa flet me “këmbë e me duar”.

Strazimiri është anëtar kryesie si dhe nenkryetari i grupit parlamentar të PD.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së sot është karakterizuar nga tensionet që kaluan deri në momente dhune mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Ai ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje