Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, ka thyer heshtjen sot duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Amerikan Donald Trump për mosmbajtjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Lideri Iranian tha se nuk do të ndalet në forcimin e kapaciteteve të armëve bërthamore dhe fuqizimin e ushtrisë iraniane.
“Irani do të forcojë kapacitetet e tij raketore” – ka thënë në një deklaratë për mediat Presidenti iranain Hassan Rouhani, – dhe se nuk do të kërkojë leje nga asnjë vend ndërkombëtar për ta bërë këtë. Kjo kundërpërgjigje e Iranit ka thyer heshtjen ndaj kërkesave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, pasi ky i fundit e ka quajtur sistemin Iranian, “diktature të korruptuar prapa maskës false të demokracisë”.
Gjatë një parade ushtarkake të mbajtur sot në Teheran, presidenti vendas, Rouhan tha se Irani nuk do të ndalet në zhvillimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake. Mediat iraniane kanë raportuar se Irani ka gati një raketë të re balistike me një distancë prej 2,000 kilometrash e prodhuar për të mbartur disa koka rraketash për përdorime të ndryshme.
Sipas komenteve të liderit të rojave revolucionare në Iran, kapaciteti i raketës iraninane mund të çojë deri në një shpërthim të Izraelit. Ky kërcënim i mundshëm vjen pasi mes dy vendeve ekziston një histori e hershme armiqësie. Presidenti iranian tha se tashmë nuk ka më vend për rinegocim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuar. Pasi e cilësoi z. Trump si një “njeri të pabesë dhe mashtrues” ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se qasja e tij ndaj marrëveshjes së 2015-ës me Iranin për armët bërthamore ishte “injorante dhe absurde”.
Lider i Iranit, Rouhan tha gjithashtu se Teherani do të vazhdojë të mbështesë “njerëzit e shtypur të Jemenit, Sirisë dhe Palestinës”, duke iu referuar rolit të Iranit në luftërat në Jemen dhe Siri. Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë shtuar qëkur Donald Trump mori pushtetin.
Forcojeni dhe merreni shtruar. Pastaj prisni nje bombardim nga Izraeli si ne qershor te vitit 1981. Pas operacionit Opera vjen dhe operacioni Baleti e keni per te kercyer me nje kembe pastaj