Vetting-u dhe "dyshimet" rreth profesor Kabos!

23 Shtator 2017, 20:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një seancë dëgjimore e kandidatëve për anëtarë të Keshillit te Lart te Prokurorise  dhe Keshillit te Lart te Gjyqesor nga trupa akademike, ka ngjallur irritim dhe debat. Shumica natyrisht janë skandalizuar nga niveli i përgjigjeve të kandidatëve. Të tjerë që duan t’iu dalin zot, kritikojnë pyetjet e Përparim Kabos.

Unë në fakt u irritova nga pyetjet e Përparim Kabos. Ishin natyrisht jashtë standardit të një seance dëgjimore të kandidatëve universitarë dhe akoma më larg cilësisë që duhet të ketë një kandidat, aq shumë i vlerësuar i Komisionit të Vetting-ut.

Ishin pyetje bazike, fyese për nivelin e inteligjencës, dhe jashtë standardit të solemnitetit, që duhet të kishte një seancë e tillë. Në të qindën e sekondës mendova se kandidatja përballë do ta varroste duke e fyer rëndë, dhe duke e injoruar si mediokër.

Por problemi është se nga pyetje mediokre, ato u kthyen në një çelës që zbulonte botën e panjohur të injorancës së kandidatëve.

Unë nuk e di nëse zoti Kabo i ka pas njohur kandidatët më parë, që ka bërë ato pyetje apo jo. Nëse i ka njohur, atëhere i paska bërë të menduara, se e ka ditur kë ka përballë. Në rrethana të tjera, natyrisht që ato pyetje do të tregonin dhe paditurinë e Kabos. Por tani nuk e verifikojmë dot.

Po të më kishin vënë mua të bëja pyetjet, do të kisha djersitur disa ditë të gjeja tema madhore të formimit juridik, çështje të mëdha të drejtësisë shqiptare, kazuse të vështira kur gjyqtarët kanë dhënë vendime që kanë ndryshuar historinë për mirë apo për keq. Tek Alush Dragoshi, Falkone apo citatet  e filmave s’do më kishte shkuar mendja kurrë.

Por në fakt, ato ishin çelësi i suksesit të asaj seance. Zoti Kabo ka bërë pyetjet e gabuara, për njerëz të gabuar, dhe ka dalë i suksesshëm. Dhe këtu jemi përballë një problemi serioz.

Problemi është përse kanë guxuar këto zonja dhe zotërinj me këtë nivel, të konkurrojnë?

Dhe e kam një përgjigje.

Në dy Komisionet e tjera, ato te Veting-ut, përveç emrave shumë të mirë dhe cilësorë, si Ina Rama, Genta Bungo etj, ka disa emra që në kushte normale, nuk do të merreshin as për roje godine në gjykatë.

Ata  janë të frikshëm në të qënurit 100 për 100 kundër çdo standardi që duhet të kenë anëtarët e këtij komisioni. Njëri ka qenë roje në një ndërmarrje vite më parë, ka bërë jurdik ashtu siç bëhej në tranzicion, dhe ka përfunduar anëtar i Komisionit. Një tjetër është simbol i gjashtëmujorëve në gjyqësorin shqiptar dhe simbol i përdorimit politik. Një tjetër po ashtu, e keqshkolluar dhe keqpërdorur. Kjo ngre pikëpyetje të forta për mënyrën se si kanë mbërritur kualitete të tilla deri në atë shkallë. Ndoshta kanë qenë pazaret politike të minutave të fundit, kur reforma ishte në rrezik. Por fakti që kanë mbërritur, ka trimëruar çdo mediokër të konkurrojë edhe në këtë Komision.

Dhe ky është një problem serioz, që duhet të zgjidhet.

Numri i ulët i aplikuesve për këto Komisione, dhe cilësia skandaloze e disa emrave që kanë përfunduar brenda tyre, është zhgënjim i thellë për çdokënd që beson tek reforma dhe inkurajim i fortë, për çdo mediokër apo injorant që është rastësisht brenda sistemit, dhe i duket normale, të shkojë të bëhet karagjoz përballë Komisionit. Ata janë trimëruar pikërisht nga ky dështim.

Pjesa tjetër e debatit është për të kaluar kohën. Përparim Kabo ka lënë për të dëshiruar me ato pyetje si profesor, sikur të kishte përballë njerëz normalë. Ka rrezikuar shumë të bëhej qesharak. Por ka shansin e madh të bëhet hero i ditës me ata që ka pasur përballë. Po vdes ta di, a e ka ditur kë ka përballë, apo jo!

33 komente në “Vetting-u dhe “dyshimet” rreth profesor Kabos!”

  1. Tajari says:

    Ha ha Mero , Je I madh.por mos e vri mendjen shume…….vetem kujto vargjet e Nje Bejtexhiu…..Shqiperi ( Vetting ) te kam dhjere .s’te mora vesh asnjehere.Albanistan way…
    Tung

    1. ALBI says:

      Z.Mero ky eshte realiteti i hidhur ne Shqiperi.Doja te ndaja me J por edhe me gjithe lexuesit e Temes nje pervoje te familjare lidhur me konkurimet dhe meritokracine.Vajza ime ka perfunduar studimet per jurisprodence ne Itali ,universiteti rezulton ne rankimin e vitit 2013 kur ajo perfundi ne studimet ne vendin e pare ne top listen e 10 universiteteve me te mira ne Itali.U kthye ne Shqiperi dhe provoi pas dy vjetesh eksperience te konkuronte per Magjistrate.Me kujtohet qe kishte nje kriter per tu pranuar ne konkurs duhet mesatarja.E plotesoi kete kriter ,mesatarja e saj iu konvertua sipas notave ne shqiperi ne 12.Ne ate vit konkuronin rreth 300 kanditate dhe u klasifikua ne testin e inteligjences ne 20 te paret .Por çuditshem e parafundit ne testin profesional.Te zhgenjyer por edhe te fyer ,ajo me teper se une si prind,hulumtova dhe arrita ne kete konkluzion.Temat apo kazuset ishin hartuar ne menyre te tille qe duhet te fitoheshin vetem nga nxenes papagaj qe kishin mesuar permendesh teza te hartuara ne menyre mediokre.Pra fituan disa riprodhuesqe konkuronin per te treten here dhe pasi e kishin gjetur “marifetin”,pra nuk u hynte ne pune fare llogjika e inteligjenca e le me pastaj interpretimi bazuar ne shkencen e jurisprudences.Nuk dua te flas per komisjonet, per ata qe bejn teza e korrigjojne teste se ata jane te njejtit medioker qe bejne pjese tek ata profesoret qe e katandisen UET ne vendin e turpit.Sot ime bije fale kembenguljes se saj studion me nje Burse te akorduar nga BE ne nje nga Universitetet e Jurisprudence ne Londer .Dua tu bej nje thirrje gjithe te rinjve te shkolluar jashte por edhe atyre studenteve ekselente qe kane studjuar ketu.Mos u zhgenjeni dhe mos u turperoni kur nuk ju vleresojne per ate qe jeni,tregojuni me kembengulje dhe kuroajo cdo mediokri ne kete vend se meritat ,aftesite , inteligjenca nuk zerohen kurre .Ato jane vlera qe do ju shoqerojne gjithe jeten kudo qe jeni .

  2. Tuli says:

    Z mero ky eshte niveli i arsimit ne shqiperi duhet te jemi objektive per kte. Ne shqiperi nuk ekziston merita dhe talenti mund te zbresesh nga pylli ne cdo vend mjafton nje mik i mire osé portofoli plot dhe dyert hapen gjithandej. Prandaj nuk duhet te skandalizohemi ky eshte realiteti.

    1. Epirioti II says:

      Mero, profesor Kaba nuk ka qene i sigurte per nivelin e gjithe atyre qe kishte perballe, por mund te kete njohur ndonjerin ose ka dyshuar (nga infot e kolegeve) per nivelin e tyre. Dyshoj qe ai pyetjet i ka bere per te ndare injorantet nga ata me pakez kulture. Surpriza ishte qe te gjithe ishin me zero kulture.

      Pyejta per Arben Rakipin ishte shume e gjetur, per te provuar qe kandidati as qe ja ka haberin se si ka funksionuar drejtesia ne Shqiperi ne shekullin e 21-te.

  3. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare says:

    PO KETE INA LLALLEN APO RAMEN NGA NA E NXORE ‘EMER SHUME TE MIRE APO CILESORE’APO QE I THA SALIU PUTANA E BULEVARDIT!?SI MUND TE JETE NE KRYE TE ISTITUCIONEVE TE VETTING-ut nje ish prokurore e pergjitheshme qe ka mbyllur dosjet e krimit e jane bere avokate te krereve te krimit salise e like florise!?????????

  4. zi says:

    Ne te perditeshmen,ironise, pyetjeve pa vend,gacmimeve miredashese,
    ose debateve qe skuptojme u pergjigjemi me nje;
    te me hash mune ose hajd ik pirdhu,
    tjetri qesh, dhe vazhdon avazin, per te mare te njejten pergjigje.
    Pyetje te nivelit evropian te lidhura me mentalitetetin,
    pergjigje te ngurta, pa kuptim me nje doze te forte servilizmi,
    sikur do te thonin, aman,te hengsha mune.

  5. Kozmo says:

    ISHIN BYTHE FARE . JO PA QELLIM E KA BERE Z. KABO .
    MERITON NJE BRAVO !!!!!

  6. Koba says:

    Une besoj se Prof.Kabo e ka ditur se cfare soj personash do te kete perpara.Besoj se i ka kontrolluar ne Internet ,ku spikat qe nuk kane asnje veprimtari ,qe ti bej njerez publik.Ja pra ku eshte Celesi me te cilin Prof.kabo hapi penxheret e injorances se kandidateve.

  7. www.bszanzar.com says:

    Ja pra te dashur fëmijë kështu fillon përralla.
    Drejtësia në shqipëri.

  8. Paloma says:

    1- Edhe ne hipotezen se i njihte paraprakisht se c’medioker jane, serish Kabo nuk duhet ta ulte nivelin e asaj seance ne ate pike. Sic thone amerikanet “nuk ka pergjigje budallaqe, ka pyetje te tilla”. Sepse pyetjet dihet paraprakisht nga ai qe i ben, kurse pergjigjet jo. Nejse. Natyrisht kjo nuk justifikon mediokritetin e frikshem te kandidateve. Aq me pak genjeshtrat e tyre. Ilir Panda psh jo vetem qe ka makine, por ka makine (nje RAV4 Toyota vishnje) edhe shofer personal, qe e mban qe nga koha kur ka qene minister drejtesie. Ndoshta makina nuk eshte ne emer te tij, por ama ai e perdor gjithe diten dhe nuk merr autobuzin sikunder genjeu. Dhe te mendosh qe Ilir Panda eshte me i miri nga ata qe pame dhe eshte vecse nje kandidat.
    Disa nga ata qe jane tashme te zgjedhur jane individet me te paafte te drejtesise shqiptare.

  9. Rizon says:

    Z. Mero,
    A kishin nje program per intervisten keta kandidate? Apo sic jemi futemi aty pa u pergatitur?

  10. Juri says:

    Mero pyetja e rendesishme pse u katandis ne kete nivel mjeran pjesemarja ne kete proces?
    Ne fakt duhet pare qe nga fillimi,
    A ka cilesi ky proces i dirigjuar nga Fatmir xhafa e i finalizuar nga Engjell Agaci
    Vetingu si proces esht i drejt ashtu sic ishte dhe kthimi i pronave ne 91,
    Por cilesia e dobet e procesit me shume gjasa do shkaterreroj me keq sistemin e drejtesise pasi nuk mfajtojne qellimet e mira per te realizuar reforma,
    Por duhen reformatore e jo nallbane e sharlatane

  11. Niko Shpiragu says:

    Jam plotesisht dakort me ato qe thoni ju z. Mero. Ajo cfare pame ne ate video ishte nje shemti e te dyja kraheve: e atyre qe konkuronin por me shume e atij qe bente testimin qe per hir te vertetes per mua eshte nje injorant i klasit te pare, grotesk dhe i papergjegjshem per rolin qe kishte. Nuk besoj se ka njeri me medioker se ai drejtuesi ( dhe ai tjetri ne tavoline me te), i paafte dhe qe e luante mjafte mire rolin e nje injoranti. Ai duhet te kerkoj vete te largohet nga vendi i punes ose duhet ta bej shteti ne te kundert, por edhe po se beri nomenklatura duhet ta injorojne koleget dhe ta debojne me force studentet e qytetaret. Nuk e kuptoj si ka kurajon te shkoj ne ate detyre tani pas kesaj vidioje. Per ato bibat qe kerkojne te ngrihen ne detyre, eshte e veshtire te flasesh se mbase ashtu jane te gjithe atje. Pa dyshimin me te vogel ky grup me emrin Veting do te beje nje vrime ne uje. Kjo ishte e pare nga pikpamja e performances se tyre. Por duke e pare problemin me thelle, ata qe e propoganduan deri tani kete reforme e dinin qe ishte nje loje dhe asgje tjeter. Vetem se do te harxhohen fondet dhe njerezit do te mbahen me shprese. Shume zhurme per asgje.

  12. elitex says:

    Nuk ka asgje per tu habitur ketu. Pata rastin javen qe shkoi te intervistoj dy kandidate per nje vend pune, te dy me shkolle te larte, me master, madje njeri prej tyre edhe me doktorature plus lektor ne universitet ne degen e tij e cila i pershtatej vendit te punes. Te dy kandidatet kishin diku tek 6 vjet pervoje pune ne te njejten dege, dhe qene te dy si amatora. Nivel te till zakonisht ne shtete te huaja (Greqi, Gjermani psh) i kane nga viti i dyte apo i trete i shkolles se larte! Fatkeqesisht 80% e te shkolluarve ne Shqiperi jane medioker dhe pa nivelin e duhur.

  13. Bushi says:

    Pyetjet ishin vertete skandaloze dhe shume ofenduese.Nuk mund te pyetet kandidaati per kryeqtetet.Pyetjet duhen nga fusha e drejtesise,me qellim qe te dale ne pah profesionalizmi dhe zotesia psikologjike e tij per te zgjidhur probleme te nderlikuara.

  14. shqip says:

    Z Mero ! Ne fakt prof Kabo ishte ne lartesine e duhur . Te gjithe e dime qe komisioni mund te formulonte edhe pyetje te karakterit profesional . Po pikerisht ketu qendron rezultantja . Komisioni u hoqi masken , grimin e rreme , qe keta njerez injorante na kane drejtuar per vite . Ç’nevoiten pyetjet e ” studiura ” , kur me pyetje fare banale e te drejtperdrejta , kishte doze injorance dhe mungese sinqeriteti ne pegjigje Kush ishte idioti qe thoshte ; gjeja me e shtrenjte qe kishte blere , kishte vlere 70 € . Imagjinoni , me nje pyetesor qe vetem mat nivelin bazik te intelektit , dhe ti ( gjyqtari) , genjen kaq trashe . Imagjinoni ti lesh kesaj kesaj kategorie komisionet e vetingut . Faleminderit P Kabo per çjerrjen e maskes te analfabeteve funksionale .

  15. Kadri Kadiu says:

    Profesor Kabo, me pyetjet që bëri, i ka nxjerrë bojën univrsiteteve kioska të Saliu të Viçidolit dhe tregoi se çfar injorantësh janë pajisur me diploma, e madje edhe mbajnë grada e tituj shkencorë.

  16. orli says:

    Mero! Edhe po nuk e ka ditur e kuptuar qe ne pamjet e tyre prej budallenjesh dhe ne fjalet e para prej idiotesh, duke e kuptuar se cfare modeli jane ju ka hapur oreksi per te tallur l..o.q.e.t me ta.

  17. denis says:

    Nje trap, pa dyshim,interviston nje tufe kaqolesh.

  18. Epirioti says:

    Prof. Kabo e ka ditur kë ka patur përballë, dhe kjo është gjëma e dyfishtë e Vetting-ut. Nga një anë janë “të diturit” e korruptuar, dhe përballë tyre janë gardianët e keqshkolluar. Europa dhe SHBA duhet të sillnin nja 300 jurist nga jashtë (të sapodiplomuar andej) për 3-4 vite, derisa të marri formë të shëndoshë ky sistem. Kështu, siç po shikohet ecuria deri tani…, prapë si breshka do lëviz drejtësia përpara. Vë bast se Europa do e shtyj me 100 pretekse negociatat deri në vitin 2021.

  19. eli-tiv says:

    …nivel mizerabel….duhen patrohen institucionet nga pseudoprofesiniste .Nuk behet fjale te fyejme nje grup njerez…por duhet ti gjendet punes o detyres njeriu i duhur..

  20. lili says:

    As pytjet as pergjegjet,po kushtet e vendodura qe ne start prodhojne keso idiotsi

  21. kleptofagos says:

    Merooo!
    Peshku eshte i qelbur nga koka, mos shikoni bishtin..
    Gje a gjeze:
    E lagu s’e lagu bishtin dhelpra..

  22. Zzzz... says:

    re hidhet poshte ky veting she te vendosen magjistrate me nota max te sapo mbaruar shkollen vetem keshtu munde te shpetojme nga kucdrat Becaj,llalla,rama, e injorante te tjere …

  23. Tony says:

    Se pari, faji eshte i atyre qe vene Kabon, filozof i marksizmit dhe partise se punes, qe te pyese juristet qe do pastrojne sistemin nga ish hetuesit e Enverit. Nuk ka profesore te rinj te paperlyer me regjimin !!!
    Se dyti, me kete logjike te kishin marre edhe nje kompozitor apo kengetar ne komision dhe t i pyeste kandidatet: kush e ka kenduar kengen per Falkonen dhe si e ka titullin ? A fitoi Sanremon kenga per Di Pietron ?

  24. Zzzzzz says:

    VENTINGU PO FILLON NE MENYRE SKANDALOZE SA SESHTE VONE TE ANULLOHET PROCESI DHE TE MEREN NGA JASHTE 300 KANDIDATE NE MENYRE QE TE MUNDE TE VEME FATET TONA NE RRUGE TE SIGURT SE MDRYSHE ME KETA LLALLA,RAMA .BECAJ E TJ,….DO TA PAGUAJME GJITHE JETEN SI KOMB….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  25. Trevoso says:

    Ka shume kritika per pyetjet qe ju jane bere kandidateve, por dyshoj se munde te jene bere me qellim. Duke njohur aftesite e kandidateve jane bere dhe pyetjet. Jam plotesisht dakort qe pyetjet ishin shume qesharake, por ama dhe kandidatet ishin nen nivelin e diturise se pergjithshme.

  26. Ana says:

    Genta bungo haaaaaaaa. Ke te pyesesh nke M e Joashtme, Fak Juridik a M e Pushtetit Vendor, e kane te qarte sa profesioniste eshte kjo tipja. NUK E KUPTOJ SI mund ta ule veten Mero te permende nje personazh te tille, vulgar, qesharak, injorante intrigante, e mbi te gjitha teper e korruptuat, e lista nuk perfundon ketu. Nuk ma merrte mendja qe per disa inteesa meskine te konsiderosh bungon specialiste.

  27. Falkone says:

    Une pashe keto:
    1)Femra e pare qe u pyet per falkonen,ishte gati ti thoshte live: te te le 1here te me qish vetem veme note kaluse.
    2) Femra e dyte ishte komplet jashte cdo baze njerzore.
    3) Ai burri qe u pergjigj” jo skam makine perdor mjetet publike” gezon tere respektin tim( jo te ati debilit qe ngeli i shtangur pse sperdorte makine).
    4) Mero dhe te tjere.Po te ishin ne nivelin e duhur do e kalonin vetingun?NE ASNJE MYNYRE APO RRETHANE.Keta rrota duan e keta rrota vendosen ne poste te larta.

  28. Alban Dega says:

    ANALFABETIZMI FUNKSIONAL I NJE SHQIPERIE…
    JO FUNKSIONALE

    – Rrenimi i nje shteti fillon nga shkollimi

    Pse ben te habiturin Mero!?
    Profesor Kabo eshte nje enciklopedi e gjalle.
    E kam adhuruar gjithnje per mendjen e arte.
    Si askush tjeter ai pulson me pulsin e popullit
    te vet, me folozofine e tij….
    Lepuri i madh fshihet ne cufrren e vogel,
    thote sovrani.
    Ketij rregulli nuk i ben perjashtim as shkollimi
    e dituria si motori i zhvillimi dhe perparimit te
    nje populli e nje shteti.
    Niveli i aresimit dhe shkollimit ne Shqiperi eshte niveli
    i Universiteteve te Plepave dhe Akademive te
    Domosdoves, i Kristaleve, i Vitrinave, i UET-it…
    Dy shkalle nen nivelin e injorances…
    Jo vetem ne Shqiperi, ne Kosove… ne krejt trevat
    shqiptare.
    Po ta kisha dite qe Universiteti do ishte kaq kollaj do
    ta kishja kryer edhe tetevjecaren, eshte deklarata
    tragjike e nje politikani vendimarres Shqiptar…
    E kishte blere diplomen pa bere asnje dite mesim ne
    te!
    A e pe nivelin e nxenesve te klases se nente ne nje
    shkolle shqiptare keto dite…
    Nuk dinin te lexonin shqip !
    Tragjedi !?
    Ku po shkon shqiptaria dhe aresimimi i saj.
    Drejt analfabetizmit jo funksional !
    Ministria e Aresimit duhet te zgjohet nga letargjia
    dhe thelloje reformat e cdo shkalle te shkollimit.
    Reforma, zbatim dhe kontroll .
    Ndryshe…. E ardhmja e Shqiperise, Kosoves …. do jete
    analfabetizmi funksional i nje Shqiperie jo funksionale

  29. An says:

    Me duket se duhet tu behen edhe juve disa pyetje te tilla qe te shohim sa mend keni vertet. Pyetjet buddallaqe nxorren ne pah mendje cunguarit. Pfff nuk kuptoni as kaq gje. …

  30. Miri says:

    Prof. Kabo duhet te ishte menduar mire per pyetjet qe do bente.

    Misioni i Komisionit ishte te drejtonte pyetje dhe te degjonte pergjigjet e kandidateve. Me tej do behej perzgjedhja e fituesve.
    Por kjo nuk do te thote qe pyetjet te jene enkas te pergatitura per te denigruar dhe ofenduar kandidatet.
    Profesor Kabo duhet te kish menduar seriozisht qe kish te bente me nje institucion te rendesishem qe po krijohet rishtaz ne Shqiperi dhe qe ka shume nevoje per mbeshtetje dhe jo per tallje,

  31. Niko Shpiragu says:

    Komisioni e kishte detyre te bente testimin ne perputhje me programin e testimit. Komisioni nuk ishte pergatitur dhe ate dite ata persona jane paguar pa bere punen qe u takonte. Ata duhet ne menyre urgjente te pushohen nga nomenklatura perkatese per mos kryerje te detyres. Kandidatet mund te jene te pa pergatitur por ne nuk e pame kete sepse idotet e komisionit nuk i pyesnin ata rreth profesionit te tyre por per gjera te kota. Shkurt vidioja tregonte se idiotet ishin ne komision dhe jo kandidatet. Perfytyroni sikur Ajnshtainin ta pyesnin per ata qe luajne futboll ose dashurojne dhe ai te mos pergjigjet dhe ta quash injorant ne fizike. Do te ishte e drejte kjo? Edhe nje here nuk u pa niveli i performances se kandidateve, perkundrazi ata u ofenduan ne ate vidio. Te vetmit idiot ishin antaret e komisionit me Kabos ne krye. E pamundur te gjesh idiot si ai ne tere rruzullin. Sa per ata qe thone se duhet te vijne profesioniste te huaj per te drejtuar vetingun po u them se mendojne gabim, mbasi edhe gjyqtaret e vendeve te tjera jane po aq idiot per mos te thene me keq se ata aty. Eshte vet natyra e shkolles qe nuk i pajis me njohuri por disa gjera ligjesh qe edhe ata vet nuk i dine mire. Gjykimet e tyre nuk jane me pak skandaloze se aty, ne mos me te dobeta e me te korruptuar. Ne se ju do te keni me shume informacione ,do te shikoni qe skandalet e gjykatesve e te prokurorave ketej jane shume here me te medhaja se aty. Problemi eshte se aty ne Shqiperi ju keni me shume informacion se eshte vend i vogel dhe per hir te se vertetes shtypi aty eshte me i hapur dhe ka shume e me shume demokraci se ne ato vende qe ju i mbani si demokratike. Ne ketej nuk marrim vesh se cfare ndodh ne keto organe kurse ju jeni ne korent dhe duhet te gezoheni qe keni nje shtyp mjaft te hapur,pavaresisht nga te metat qe edhe mund ta shoqerojne ate. Ideja ime ketu eshte qe mos rroni me iluzione se jashte vendit ndodhin mrekullira qe ju s’i keni. Bota eshte njesoj. Gjerat qe nuk shkojne duhet te mundoheni ti zgjidhni vet se ne fakt niveli i shoqerise shqiptare eshte me i larte nga i vendeve te tjera, te pakten atyre perendimore ku niveli mesatar i qytetareve eshte padyshim nga me te ultet ne bote, perfshire edhe vendet e Afrikes e ato latine. Ju do tu duken pak si bombe keto qe them une, por po te pyesni ata qe jetojne jashte dhe kane vite qe e jetojne ketej, pa dyshimin me te vogel qe do t’u thone te njejten gje, bile do t’ju tregojne edhe shembuj ku studente te kolegjeve jane ne nivelin e atyre te sholles 9 vjecare ose me poshte. Edhe nje gje tjeter ka shume prind e familjare qe mburren me femijet e tyre qe kane bere shkollat jashte dhe injorojne ata ne Shqiperi, por ka shume gjasa qe femijet e tyre te jene me nivel shume te ulet se ata aty. Ju u jepni perparesi ne vendet me te preferuara atyre qe mbarojne shkollat jashte, por ky eshte nje gabim shume i madh se aty studentet mund te jene me te mire. Me kete une nuk dua te marre ne mbrojtje ato institucione dhe mesimdhenes qe nuk i kushtojne rendesine e duhur pergatitjes se duhur te studenteve, por dua te them se Shqiperia eshte potencialish me lart per te pervehtesuar shkencen dhe dijet e njerezimit se shumica e vendeve te tjera per arsyen se inteligjenca e njeriut aty eshte me larte dhe gjerat jane me te hapura ku rolin me te madh e ka shtypi, pavaresisht te metave qe ka. Mos e fetishizoni boten, mos rroni me iluzione, besoni me shume te vehtja dhe perpiquni ta ndryshoni shoqerine tuaj vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje