Tymnajë batakçinjsh, rreth Prek Calit

18 Shtator 2017, 19:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy debate që po ngatërrohen qëllimshëm rreth Prek Calit dhe trashëgimisë së tij politike dhe pasurore. Debati për trashëgiminë politike të tij nuk do të shpërthente, sikur një grup uzurpuesish, të mos përpiqeshin të fshihnin një krim. Krimi është prishja e kullës së tribunit popullor Prek Cali.

E vërteta është se kulla e Prek Calit, është shembur në mes të muajit gusht dhe jo në mes të muajit shtator, kur po bëhet zhurma.

Ajo, sipas fotografive të fundit të saj, ka qenë në këmbë deri në fillim të verës, kur një grup që “thirret” në emër të trashëgimisë së tij politike, ka shkuar dhe e ka shembur në tokë me pretendimin se do të ndërtonte një kullë të re, pa marrë dot leje, ngaqë nuk janë pronarë të asaj kulle. Pronari për fat është gjallë, është nipi i tij dhe është mbi 90 vjeç.

Krimi është se këta njerëz nuk janë arrestuar për prishje të një prone që nuk është e tyre, dhe mbi të gjitha që ka një vlerë historike, pasi lidhet me një figurë me rrezatim të fortë në vetëdijen e Malësisë.

Një muaj më pas, në mes të muajit shtator, Bashkia ka guxuar të prishë ndërtimin e ri pa leje të tyre, ndërkohë që ata duhen paditur fillimisht për prishjen e kullës së Prek Calit, e cila nuk është pronë e tyre, por është objekt zaptimi i tyre.

Për ta fshehur krimin, ata u sollën njësoj si ata trafikantët e hashashit, që kur u afrohej policia, i vinin zjarrin. Edhe ata, kur e panë që doli në shesh krimi i tyre i prishjes së kullës, e spërkatën debatin me antikomunizëm, dhe e devijuan atë nga fakti që kanë prishur kullën e një tribuni popullor me vlera historike për zonën, në faktin e sajuar, sikur Bashkia ka shkuar aty të prishë kullën e Prek Calit që ata po e rregullonin.

Në fakt, nëse ka një përgjegjësi ligjore Bashkia, ka që nuk i ka paditur këta persona kur kanë prishur kullën e Prek Calit, por ka kohë, mund ta bëjë dhe tani, duke e regjistruar si vepër penale.

Pjesa tjetër e përpjekjes për ta kthyer në debat politik, është thjesht një përpjekje batakçinjsh, që në mendje kanë zaptimin e kullës së Prek Calit dhe kanë vënë maskën e antikomunistit në kokë, me shpresë se kështu do t’ia arrijnë.

Dhe në një farë mënyre, patën sukses, nga fakti se këtu shumica e njerëzve duan protagonizëm publik dhe nuk duan ta shikojnë të vërtetën siç është. Para se të pyesin se çfarë ka ndodhur, filluan spekulimet politike. Dhe në këtë grackë ra si partia më e madhe e opozitës, ashtu dhe të majtë të thekur, që mezi presin të gjejnë diçka kriminale tek çdo antikomunist, për ta balancuar historinë e krimeve të komunizmit.

Partia Demokratike, e cila është katandisur që e marrin zvarrë në betejat e tyre gjithë delirantët, mitomanët dhe batakçinjtë e Shqipërisë, herë duke e çuar në luftë kundër Sorosit, herë duke e çuar në luftë kundër Ruçit, e herë duke e gënjyer me Prek Calin, në fakt duhet të ishte treguar më seriozja, pasi ka aty dhe një bastion politik. Ajo nuk duhej të tallej me Tom Doshin që i “del zot kullës” së prishur, por duhej të tregonte që së paku njerëzit afër tij, e kishin prishur. Dhe pastaj kishte kohë të hynte në debatin a ishte patriot apo kolaboracionist Prek Cali.

Po ashtu dhe këta që filluan t’i numërojnë partizanët e vrarë nga Prek Cali, ranë fiks në grackën e këtyre batakçinjve, dhe forcuan pa dashje idenë se kullën ia ka prishur qeveria, meqë ai paska qenë vrasës partizanësh. Në fakt, ata që prishën kullën, nuk kanë lidhje, as me qeverinë, as me opozitën, por me planet e tyre për të përdorur historinë e kullës dhe Prek Calin, për të bërë biznes me ndonjë hotel apo restorant aty.

Ky nuk është debat për historinë politike të Prek Calit, por trashëgiminë fizike të pasurisë së tij, të cilës ja kanë vënë syrin disa batakçinj dhe mendojnë se mund të mbrohen në emër të antikomunizmit të Prek Calit.

Debati për historinë politike të Prek Calit është i hapur dhe i lirë prej vitit 1990. Ai është rehabilituar si shumë personalitete të historisë sonë, dhe shtatorja e tij gjendet në mes të Shkodrës. Kushdo që ka vërejtje apo adhurim për personalitetin e tij, po ashtu është i lirë t’i thotë e t’i shkruajë.

Kjo nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur. Ajo që ka ndodhur është një krim, dhe kur është zbuluar, është tentuar të spërkatet me antikomunizëm, për të dalë tym e për të mos u marrë vesh kush e bëri. Në fakt dihet kush e ka bërë, dhe Prokuroria duhet t’u tregojë vendin që u takon, sipas ligjit.

19 komente në “Tymnajë batakçinjsh, rreth Prek Calit”

  1. Lexuesi i TemmA says:

    Nje sqarim teper i nevojshem. Te lumte zoti Baze.
    Kjo qartesim duhet te ish bere nga organet kompetente por, brravo, e ben nje gazetar!

  2. Sara says:

    Kujdes kur I thue Tomes “batakci” Z. Mero

    1. Gringo says:

      Tome plehu eshte nje superbatakci dhe ti Sara mesa duket po i mbron nderin prostitutes Doshi.

  3. Kombi says:

    Mero djali ,Mero trimi , duhet te vij nje prokurori tjeter qe ti tregoje vendin batakcinjeve .

  4. - says:

    mero nuk eshte hera e pare qe antishqiptarizmat veprojne ne raste te tilla? si ata te politikes. po ashtu edhe bajgaxhijte e stampuar nga klinikat primitive sllavegreke. Kur behet fjal per cenim te ceshtjeve kombtare apo heronjeve si Prek Cali Qeveria nuk duhet te smbrapset nga te pa dobishmit, ,dhe sharlatanet e pa vlere . Per heronj te till si Preka e meriton ti rindertohet jo vetem kulla por edhe historia e tije patriotike atdhe dashase.

  5. Star says:

    Ne kete mes krye batakciu eshte Tome Doshi qe fshihet si mistrec. Ai per interesat e tija financiare e ka ber kete procke. Dhe kete e ka bere duke u mbuluar me ate se eshte nga fisi i heroi. Dhe kur ne skene kane dale trashigimtaret e vertete Ai si nje spurdhjak mundohet te luaje rolin e te paditurit,dhe ben poza karagjozi jo do w bejme tre kate dhe jo dy sic ishte. Kunder ketij maskarai prokurorija duhet te ngreje ceshtje penale dhe te sqaroje situaten. Ne kete mes trashigimtaret e vertete te heroit duhet te tregohen te vendosur.

  6. Daja says:

    Po ky Tom Doshi nuk paska te fryre me pare, edhe nje kulle te rrenume do me e zaptu.

  7. J says:

    Këta vjedhin, grabisin, zejnê toka e prona, për të mirën e popullit dhe atdheut dhe janë luftetaret e demokracise . Rroftë hajduti,poshtë kominizmi.

  8. artan says:

    Z. Mero. Bere shume mire qe hodhe drite mbi te verteten e kesaj ngjarje, nderkohe qe qeveria dhe pushteti lokal, per interesat e politikes se dites, nuk paten burrerine ta bejne. Nga ana tjeter, nuk jam aspak dakord qe kritikon Dritan Hilen, i cili paska numuruar 36 partizanet qe boshipozuku Prek Cali me cubat e tij, kane vrare ne menyre te pabese. Gati sa nuk na propozove Mero djali qe eshtrat e ketij “heroi”te prehen ne varrezat e Deshmoreve te Kombit, gje te cilen nuk e ka bere as boshipozuku i diteve te sotme Sali Berisha.

  9. astrit says:

    Ne Vermosh te oborri ki kishes eshte nje pllake perkujtimore per burrat e Vermoshit aty eshte dhe Prek Cali, ne Hot ka nje perkujtimore per viktimat e komunizmit. Kur e kam pare une shtepine ka qene ne ndertim e siper. Ajo pjese e Malesise ka nevoje per nje kulle muze e un jam i bindur qe do shoh kullen e ngrehun ku te ekspozohet vlerat e historite e Vermoshit e rrethina.

  10. Free says:

    Kulla e heroit Prek Cali eshte prishur me motivin kryesor te shuarjes se figurave legjendare te Kelmendit nga nji dobic i politikes serbe.
    Burrat e veriut i lind nana vec kur kercet pushka e nkoh paqeje cubat si Doshi e tjere te shitur tek Serbi e kan shkel shqipen me kembe nje lloj sot e nji mij vjet me pare.

  11. I DREJTI says:

    T lumte o Mero BAZE, PO DUHET TA THOSHE SE DREJTORESHA E MONUMENTEVE TE KULTURS PER VERIUN MAJLINDA LACAJ KA LESHUA DOKUMENT ZYRTAR SE KULLA E PREKES GEZON STATUS MONUMENT KULTURE. Me ate dokument fallco jane mbledh fondet ne Amerike. Drejtoreshha e burri i saj Aleksander Lacaj qe jane grup me Tom Doshin e Zef Selcen kane qene vete ne USA E kane mbledh fonde, Drejtoresha me para te prek calit ka blere benc 40 000 dollare. Keto i di gjithe veriu. Drejtoresha sot ishte ne krah te ministres Kumbaro se duket ajo eshte ne kete loje. Drejtoresha e ka botua dokumentin e saj ne portalin e FONDACIONI PREK CALI. Eshte bere nje shkrim po ti mero e politizon e nuk merresh me fakte se te dhimbet drejtoresha e monumenteve qe ajo duhet arrestuar Ajo eshte ne kryesi te PS e ti mero je i njeanshem e ia fut neper tym me humbur gjurme.

    1. LORA says:

      Respekt ,I DREJTI,
      per deshmine domethenese dhe krejt logjike tuajen.
      E quaj kete deshmi nje kontribut te vertete per crrenjosjen me themel te batakcinjve (perzjere ne kete histori) dhe zjarrvenesve ,,,te cdo krahu politik qofshin.
      Ju uroj miresi dhe mbaresi ne jeten tuaj te perditeshme.

  12. Tonin says:

    Mero, futja nje te forte me emra, pasi komentuesit po sjellin fakte tronditese. Dokument fallso dhe matrapaze qe trondisin pa arsye politiken.

  13. Diego says:

    Mero je i mire kur do. Shkrim i mire vertet, po jepi Mero me Emra… Drejtoresha Majlinda Lacaj appo pse eshte socialiste nuk ia permend emrin. Po burrit te saj Aleksandrit ke frike tia thuash bemat qe ka vajtur ne maj ne amerike me gruan e kane genjyer shqiptaret me dokument fallco te gruas e kane marre dollare e banesen e heroit ia kane dhene firmes FIKU privatisht pa paguar as taksa asgje e me e shfrytyua per biznes Aleksander Lacaj buri i Drejtoreshes se Monumenteve te Kultures per Veriun. Jepi Mero se je trim e mos u tut nga vagabondet e hajdutet e mashtruesit ordinere.

  14. SHKODRA says:

    Kane dale emra Mero FIRMA FIKU, DREJTORESHA MEJLINDA LACAJ, BURRI I SAJ ALEKSANDER LACAJ, DREJTORI I FONDACIONIT PREK CALI ZEF SELCA, DEPUTETI TOM DOSHI QE I KA NXJERR VIZE AMERIKANE BURRI I DREJTORESHES NE 2013 ME DOLLARE SE PUNON PER AMERIKANET…. MIQESI QE NUK PYESIN PER LIGJE E SHTET, BEJNE KORRUPSION, FALSIFIKOJNE DOKUMENTA KETA A JE BURRE TI THUASH SE GJITHE POPULLI I VERIUT I DI E NUK KA BYTHE GAZETARI QE I THOTE ME EMRA PERVEC ARBEN COKES QE KA THENE SA GJITH JU TE TJERET PO EDHE AI NUK KA SHKRUA KREJT HAPUR KENI FRIKE BURRIN E DREJTORES PO AI NUK PUNON NE AMBASADE POR GENJEN E MASHTRON SI DJALL SE KA CA LIDHJE PERSONALE E KAQ. KJO ESHTE TEMA. DREJTORESHA KA BLERE MERCDEZ 40 000 DOLLARE HAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA HAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…..

  15. Beni says:

    Ka ardhur kohe per emra konkret e dokumenta fallso. I keni te gjitha dhe fondacionin Prek Cali hajdut. Burri drejtoreshes se kultures eshte thembra e Akilit. Ai eshte mashtrues kalibri Genjen se punon ne ambasade amerikane…. e ka mashtua shume njerez tuju shitur viza. Ka shfrytezua gruan drejtoreshe e ka dashur ta beje kullen e heroit hoteleri e biznes privat sic ka deklarua kryetari i bashkise socialiste Tonin Marinaj. O salista ku i paskerkeni rrenjet.

  16. Leone says:

    Drejtoreshe Majlindes ia rruani haha… burrit te saj ia rruani… Tom Doshit ia rruani nuk ka burre qe i permend me emra vec atij te cmendurit qe edhe ai nuk po ndihet me te tjeret i bini anash e beni batakcine. Edhe Tonin MARINAJ po hesht se e tredh burri i drejtores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje