Tre deputetë të grupit parlamentar të PD, nuk ju bindën vendimit politik të PD, për të mos votuar Gramoz Ruçin. Dy votuan pro Ruçit, ndërsa i treti abstenoi, duke votuar kundër vendimit politik të PD-së, që votoi kundër. Nuk ja vlen të bëjmë gjueti shtrigash dhe të gjejmë kush ishin ata, por është e sigurtë, se PD po vuan krizën e betejave fallco të saj, duke glorifikuar në fund më shumë se meritojnë, kundërshtarët që cakton rastësisht.
Pas votimit të sotëm, Gramoz Ruçi është më fitimtar se sa ishte para se PD të shpallte aksionin “e madh” në emër të një grupi minor politik, që më shumë kanë dëshirë të bëhen anëtarë të PD, se sa të përfaqësojnë ish-të persekutuarit që PD i braktisi për 25 vjet.
Kush e mban përgjegjësinë për këtë dështim?
Sikur të ishim në kushtet e një grupi parlamentar serioz, Edmond Spaho për shembull duhet të jepte dorëheqje, pasi në një votim ku PD është investuar politikisht, ai dështoi të mbante nën kontroll tre deputetë.
Por të gjithë jemi aq seriozë, sa të na duket jo serioze një kërkesë e tillë, pasi dyshoj që Spaho i njeh gjithë anëtarët e rinj të grupit dhe me siguri as e ka pyetur kush për këtë “kauzë”.
Po ashtu, nëse PD do të jetë serioze, duhet të kuptojë që ata karagjozët që u betuan se “do rrethojnë Kuvendin” dhe do ndalin Gramoz Ruçin të bëhet kryetar, nuk bënë dot as dhjetë vetë bashkë jashtë Parlamentit. Dhe ky është një poshtërim që ata i bëjnë ish- të persekutuarëve, pasi duket sikur i bën ata aleatë me Gramoz Ruçin. E vërteta është se ata njësoj si PD, nuk përfaqësojnë ish- të persekutuarit dhe burgosurit politik. Aty ishin më shumë roje dhe personel SHQUP-i, se sa të persekutuar. Të persekutuarit e vërtetë politik dhe ajo pjesë që beson PD-në, janë në shumicë larg PD-së, ose jashtë saj, për shkak të Berishës dhe Bashës. Kjo është rivrasja e dytë që u bëhet atyre, duke dështuar në emër të tyre.
Problemi real qëndron tek Lulzim Basha, tek fakti që ai nuk merr dot vendimet e tij, por është nën presionin e çdo deliranti, mitomani apo karagjozi, që e tërheq në beteja qesharake dhe i humbet seriozitetin opozitës. Dita e parë e punës së tij si opozitë parlamentare, e tregoi më së miri këtë.
Duke qenë një kauzë fallco dhe duke u investuar nën stilin e kërcënimeve të Berishës për përmbysje, PD rriti pritshmërinë për një aksion që ishte qysh në fillim i dështuar. E nis, duke lartësuar figurën e Gramoz Ruçit më shumë se sa e meriton, duke e bërë kryetar përtej së majtës e të djathtës, çka ai nuk e do as vetë. Mbi të gjitha, e nis ditën e parë si opozitë në Parlament, me rrjedhje votash nga brenda dhe me disa të rrjedhur jashtë Kuvendit.
Gjatë këtyre katër vjetëve, PD do bëjë sikur do bëjë opozitë. Deputetët e saj janë kaq mëndje shterpë, sa nuk kanë të krahasuar me asgjë. Por edhe sikur të ishin mëndjehollë, përsëri nuk do të kishte asnjë vlerë, pasi në PD është e ndaluar të mendosh ndryshe nga ç’mendon Berisha. Gjynah! “Fatkeq” me rrogë 1.5 milionshe!!!!!!!
Sa për atë, se kush mund të jenë deputetët që kanë votuar për Ruçin, njërin ta jap me 1000 firma, është vetë Berisha. E them këtë sepse përdori pas votimit një fjalor tashëmë të njohur, skajshmërisht antikomunist. Këtë, si rregull, ai e bënë sa herë do që të shkasi një komunist poshtë derës. Dhe pasi e realizon, përdor sllogane antikomuniste, si jorgan për të mbuluar maskarallëkun që bënë. Zakon që i ka dalë boja tashmë, por Berisha as skuqet dhe as zverdhet nga turpi. Këtë lloj turpi ai e ha me bukë, bile e quan politikë të zgjuar.
Gramozi ta imponon respektin me burrerine,konseguencen dhe eksperiencen e tij si politikan efektiv
Juda e Brute ka kudo ne kete bote ahtu ic beri PS kur u votua Bamir Topi per president dhe ata rrjedhje ishin edhe me te shumta ne number.5% e rrjedhjes se votave te blera me korrupsion nga Banda drogiste e qeverise Rama nuk jane qameti dhe as perqindje e madhe dhe ajo nuk dikton taktiken dhe politiken e PD ne Parlament.Parlamenti hqiptar I otem me Gramoz Rucin Kryetar do te jet edhe me qesharak dhe jo funksionues dhe atehere do te shikoh e me sa vota eshte zgjdhur bolsheviko-komunisti Ruci qe do te jet nje Menakin ne karriken e Parlamentit ku jo vetem do te bomardohet gjete te gjithave seancave por prezenca e tij ka per ta bere Parlamentin shqiptar nje komedi boterore sarkastike dhe funkionimi I qeverie shqiptare me keq se sa ishte kur ne ate karrike ishte Ilir Floriri.
SHendet e jet zoti Mero Baze, gjithnje i sakt, objektiv ne editorjale te gazetes Tema. Duke i ber utopsin PD me Bashen dhe Berishen, shohim se si kjo parti politike vjen duke u svenitur, e tkurur dte shkoi drejt shuarjes, ashtu si motrat e saj qe linden mbas shembjes te komunizmit ne vende e evropes lindore.
Me keq se PD ka per te perfunduar edhe LSI qe sot per turpin e tyre se votuan kryetarin e parlamentit zotin Ruci, po iken nga salla si mos me keq. Keshtu si e kan nisur shum shpejt dotja shikojn hajrin ,. Vendi yne ka nevoi per opozit konstruktive, jo destruktive qe pengon rrefomat, vendimet e qeveris, vetem e vetem te deshtoi qeveria dhe keta te marin kredite pozitive. Harojn si PD dhe LSI se nga pengimet e sabotimet e tyre demtohet demokracia, shteti ligjor dhe ritja e mirqenjes te qytetareve shqiptar.
Bravo Mero. Me c’duket puna keta kater vjet do kemi opoziten me qesharake te perfaqesuar nga Malltezet, Zenet, e Kryemedhenjte qe u ka dale mendja mbi koke e kujtojne se me te sokellitur do fitojne besimin e popullit. Kjo eshte tjeter prove e deshtimit te tyre perfundimtar. Opozita jone duhet te rikonfigurohet duke flakur keta sharlatane qe e sollen ne kete dite.
Na I vodhen ,oMero djali, na I vodhen 3 vita . Edhe ketu ne parliament ku ishin Te gjithe barinjte na I vodhen . Po une e di kush I videi Hajduti eshte mes barinjeve. Eshte Edi Paloka. I vodhi qe ta kete mire me Rucin qe ta lere sa me pak ne dretim Te seancave. Ti e Ti e di qe ai flet sikur ka arra ne gone e deputeteve Nuk e kuptojne Murtati eshte Brenda ,o Mero! Na I vodhen qafirat!
Sakte Mero!
Pa u larguar ujqerit e vjeter te Pd nuk rimekembet ajo parti, as vendi nuk do shikoj drite pa u procesuar kriminelet.
Nje shkrim me poshte per Ramen qe vesh atlete ne evente te ndryshme.
https://spiderinformazione.blogspot.de/2017/09/edi-rama-me-atlete.html?m=1
Pra to Mero doje dhe prisje rremujen nga te perndjekurit. Bukur fort. Duket se asgje nuk u intereson vec konflikteve e perse? Te perndjekurit boll i keqperdori deri me dje PD dhe meqe atyre u doli huq juve te medias doni t’i perdorni qe te keni lajme? Eshte e dukeshme se niveli edhe i kesaj gazete ka rene ndjeshem pas zgjedhjeve. Vleresojeni realitetin shqiptar ashtu si eshte dhe jo si e deshironi ju.
O gazetar plere
Kujt ju prish puna sa kerma jane ne parlament. Sa ndyresira kryejne punet e hajdutit nje dhe sa pisa kryejne punet e hajdutit 2. Hajduti 3 eshte president. Te tjeret mbushesa , ne rradhe me gojen e shqyer per kocka.
Pae e hoqe artikullin e koncesioneve mbi Vjose.
Pune qelbesirash. Zinxhiri i pushtetit ka hallke dhe Meron.
Te dhjefsha gazetarine o kafshe e babezitur mediatike.
Nje here u bere sherbetor i hajdutit 1, tani je zagar i hajdutit 2.
Plere