Ka shumë kritika për atë që Partia Demokratike thotë, apo tenton të bëjë këtë fillim sezoni parlamentar. Debati i parë u hap për qëndrimin ndaj Gramoz Ruçit. I gjendur bosh, Lulzim Basha dëgjoi se kishte disa thirrje në portalet e Zenit për ta bllokuar zgjedhjen e tij, dhe ju bashkua thirrjeve. Dhe nuk është ndonjë mëkat i madh të kundërshtosh si opozitë antikomuniste zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit. Por për ta bërë këtë duhet ta ndash mendjen çfarë je.
Së pari, bërthama antikomuniste e PD, ose pjesa e saj më konservatore, është jashtë parlamentit, jo nga Gramoz Ruçi, por nga Lulzim Basha. Pasardhësit e familjeve të mëdha antikomuniste, ose brezi i dytë i tyre, që në një farë mënyre ju bashkangjitën PD, nuk janë më sot në grupin parlamentar të PD, falë Lulzim Bashës. Ata që janë aty janë jo vetëm bijë komunistësh, por disa dhe bijë shërbëtorësh të Gramoz Ruçit. Më e fundmit e racës antikomuniste, Jozefina Topalli, është në shtëpinë e saj e papunë në moshën 50- vjeçare, njësoj sikur ta hiqnin komunistët e Gramozit per biografi nga puna, në vitin 1989.
Brezi më i ri i familjeve konservatore shqiptare, që janë të besueshëm si pasardhës antikomunistësh, si Alizoti, Këlliçi etj, fytyra të reja qytetare të pakompromentuara dhe me një dinjitet personal, janë nesër në Postribë, aty ku përkujtohet një kryengritje e vërtetë antikomunste e vitit 1946.
Në Kuvend është Grida Duma, vajzë e një familje oficerësh të lartë të Sigurimit të Shtetit, që e kanë nisur karrierën duke qëlluar mbi viktimat e Postribës. Të tjerët po i njihni vetë!
Pengesa e dytë në liri, është modeli i Lulzim Bashës. Për koençidencë, ai dhe Gramoz Ruçi kanë të njëjtin aksident tragjik në karrierën e tyre shtetërore. Gramoz Ruçi u bë ministër i Brendshëm në pluralizëm, më 27 shkurt 1991, dhe më 2 prill 1991, pra një muaj më pas, ju vranë katër demonstrues në Shkodër, nga një polici e pamësuar me demokracinë dhe pluralizmin, që në vend të shkopinjve të gomës, mbante në duar kallashnikovë. Në burg përfunduan dy zëvendësministra dhe dy shefa të lartë policie, plus policët e përfshirë në atë histori.
Lulzim Bashës i ndodhi po ashtu më 21 Janar 2011, 20 vite më vonë. Ishte ministër i Brendshëm dhe ju vranë katër demonstrues paqësorë, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur. I qëlloi kur ishin me duar në xhepa, nga policë që u hoqi shkopinjtë e gomës dhe u dha kallashnikovë. Nuk shkoi dhe nuk ka shkuar akoma në Prokurori, le më në gjyq.
Gramoz Ruçi shkoi në mes të Shkodrës i vetëm, hyri në sallën e gjyqit dhe u mbrojt para drejtësisë që ishte në duart e Sali Berishës. Lulzim Basha nuk guxoi të shkonte as tek gjyqtarët e Sali Berishës. Kështu që e ka të humbur garën dhe në liri me Gramoz Ruçin, duke dëmtuar rëndë PD dhe kauzën e saj.
Pengesa e tretë është vetë mungesa e guximit dhe qartësisë së Luzlim Bashës, për të qenë protagonist në këtë betejë. I pavendosur, i paqartë dhe i pamotivuar për të bërë këtë protestë që i ka ngelur në dorë, ai ka nxjerrë nga një anë një shoqatë të persekutuarish, që është më shumë e gëzuar që po rinjeh PD, se sa që do protestojnë ndaj Gramozit, dhe nga ana tjetër vetë merr përsipër të jetë mbështetës.
Ka njëqind komplekse në këtë histori dhe nuk ja del dot, të jetë në një betejë të qartë për veten dhe për PD. Qoftë dhe për arsyen e thjeshtë, se ai nuk ka pasur guximin ta zbojë Gramoz Ruçin nga dasma e tij, pasi nusja e ka mik shtëpie, dhe jo më ta zbojë nga Parlamenti. Dhe kjo është taksa që duhet të paguajë PD për profilin e udhëheqësit të emëruar të saj, i cili nuk di se çfarë duhet të bëjë me historinë e asaj partie, por di ç’të bëjë vetëm me karrigen e tij në krye të asaj partie.
Le të marrë udhëzime nga Luan Baçi, deputeti i ri i PD, që ka mbaruar shkollën e Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë. Ka dhe eksperiencë si njeri që di se si tu shpëtojë arrestimeve për korrupsion, si në rastin kur drejtonte patentat në Fier dhe e shpëtoi miku i tij i afërt i idealeve të hajdutërisë Sokol Olldashi. Atëhere Luan Baçi nuk e honepste dotë Bashën, pasi ishte me klanin e Olldashit, por pasi ndodhi ajo që ndodhi dhe të gjithë e dimë, Deputeti Baçi e ndërroi pllakën. Me njerëz të tillë do sulmojë Gramoz Ruçin si komunist Basha? PD në përbërje është pjesa më e poshtër e komunistëve.
Sakte Mero. Kjo eshte pjese e autopsise se PD-se. Le t’i japi votuesve te tyre, popullit dhe parlementit listen me kaluaren e deputeteve te sotem te saj:
– Sa komuniste
-Sa bij komunistesh
– Sa prej tyre me prinder sherbetore te regjimit te kaluar
– Sa prej tyre as mish as peshk, pa identitet
-Sa (neqoftese ka) jane pasardhes te familjeve konservatore PATRIOTIKE shqiptare (Sepse mund te jesh pasardhes i nje familjeje konservatore, por e ke perdhosur Shqiperine ne nje pike kulmore si Lufta e Dyte Boterore, duke qene bashkepuntor me Nazizmin).
Te dale dikush ne parlament dhe ta paraqese kete pasqyre.
Nuk barazohen vrajet e atyre heronjeve te shkodres qe protetonin fundin e regjimit kriminel te Gramoz Rucit nje minister kriminel komunist me vrasjen e atyre te 2011 qe e kishin fituar demokracine dhe kerkonin te shkaterronin intitucionet demokratike te shtetit shqiptar.jane karahime qe nuk kane llogjike. Aleati I PS Spartak psikopati urdheroi kriminelt e 2011 qe te merret kryeministria edhe sikur te vriten 13000 shqiptar? e mban mend
O Mentar; je një copë GOMAR.
Dakord persa i perket Mentarit…pasi sipas tij keta 4 qe vrau Luli nuk ishin njerez ndersa ata te Shkodres po hajde hajvan ajde o Mentar …
O mentar goja te hengert m…t dhe b…tha te hengert k…r
Mentar! Eshte me keq se ajo vrasja e shkodres kjo e 21 janarit.Jemi ne nje demokraci te konsoliduar,kurse ne 1992-shin,njerzit nuk dinin akoma çfare ishte demokracia.Pastaj Ruçi,si trim i vetrete, u perball me gjyqin,ku gjyqetaret ishin me Sali Berishen,po keshtu edhe Basha perfitoi nga gjyqetaret e Sali Berishes,te cilet nuk e thirren fare,por qendruan indiferent.Prandaj t’a shohim te drejten ne sy e te themi ate qe eshte ne realitet.Gramoz Ruçi eshte nje nga kuadrot me te mire te parlamentit.Njeri i edukuar,me sjellje te mire njerezore,dhe me nje kultur te larte politike.E vlen te jete ne krye te kuvendit.
Gramos Ruci, esht magaritar, perpara Lulezim Bashes qe esht akuzuar per dhe proceduar per vepra penale per disa her rradhazi dhe ne vecanti per vrasjen e kater qytetareve paqesor ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit, me duar ne xhep.
Per ekzigjencen, patriotizmin, diskutimet dhe sugjerimet dinjitoze, per qendrimin me afer qytetareve, Gramoz Ruci esht zgjedhur perfaqesus i popullit ne te gjitha legjslaturat,. Po te zbatohej ligji Amerikan ne SHqiperi duhej te mbetej deputet , snator deri ne vdekje , sepse e meriton nje vend te till. Kjo esht demokracia. Cdo qendrim i kundert esht antishqipar, antidemokratik dhe kerkon te demtoi imazhin e vendit ton e bote, te sabotojn rreformat aq shum te domosdoshme, per ta cuar demokracin perpara, shtetin ligjor dhe mirqenjen e qytetareve shqiptar.
Te ishe antikomunist I vertete o I nderuar Mero do te respektoja seriozisht.
.
Te luash sot me karten e “antikomunistit” pas 30 vjetesh qe eshte nderruar sistemi….thjesht kalohet ne boomerang pra I rritet vlera periudhes 1944-1991 .
.
Mendohet nga shume shqiptare por nuk e di se per cfare aresye nuk thuhen hapur.
.
se edhe me budallai e di se pas 1991 u instalua junta PINOCET-ISTE me ne krye perbindeshin berishe qe me thene te drejten dipllomate amerikane & europjane qe u moren me Shqiperine kete cerek shekulli e KANE DHI PUNEN..
Troc Muhabeti:
Ku e gjeti kurajon ambasadori Arvizu qe Lul Devilit I thote YLL NE NGJITJE kur gjaku ne boulevard ishte I fresket..biles sot kane dale fakte qe Arvizu me menget e perveshura I genjeu shqiptaret duke ja future nga mbrapa Edi Rames…..Pra MERO me vjen keq qe nuk thua te verteten…ose je I trashe..ose nuk ta mban suma….ose ke ngrene nje luge corbe te prishur ne kohen e antiamerikaneve biberaj-rajeson.
Pra nqs se nuk do kish pas bythe arvizune ne 21 janar 2011 ..dhe ky ambassador dhe ata qe jane pas tij te kishte bere detyren sot Lul basuma do ishte ne burg…biles dhe sot Donald Lu eshte bere “engjelli “ mbrojtes I Lulzi Bashes..
.
Pra ka ardhur koha te pyesim:
Pse kjo politike antishqiptare dhe antiamerikane nga Donald Luja I radhes ?
Te ishte vetem genjeshtar Lu Basha do ishte fat I madh per Shqiperine..
Ai eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne 2017..ose japin azil ne hollande.
Problemi nr 1 ne shqiperi eshte edi rama
Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..
Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
———————————
Problemi nr 2 ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problem
Per lexuesin e durueshem le te japim tre krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:
krahasimi I pare
Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
“…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
——————————
krahesimi dyte
14 SHTATOR 1998
SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde
21 JANAR 2011
egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
————————–
krahesimi I trete
2009
ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje
2011
Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,,r por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra idhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
—————-
prolog
vetem keto tre shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993 kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…
Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi
Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme..por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe kete klase politike si pastrues dhe mirembajtes te kesaj haleje me emrin Halebania..
.
E fundit per Meron
Lereni ju lutem antikomunizmin elezbiberist-makartist se po behesh si ato ushtaret japoneze qe u gjeten ne ishujt e humbur te filipineve ne 1974 dhe vazhdonin akoma luften e dyte boterore.
.
Ka ardhur koha e antiberishizmit dhe anti lulbashizmit……por nqs se dipllomatet amerikane qe merren me shqiperine do te vazhdojne si deri tani qe kane lejuar qe berisha te shkele me kembe 11 ambasdore amerikane..pra sa nje skuader futbolli dhe sot shikojme qe jo vetem edi rama por dhe donad luja duken si ushtare para “kolonelit” serberishe atehere nuk eshte pune gramoz ruci apo lul bash-serbit……eshte thjesht ajo shprehja qe kemi degjuar dikur…..demokracia qenka e ombel si hallva…pra PD me nje fytyre si Xhaferr Deva apo Pinoceti
Thuaja keto Patozit, Topallit, Imamit, Bodes, Bregut, etj qe jane strukur si pulat.
ALPINI.
Mentor pseudonimin e ke te mire por komentin e ke per se prapi.Dije mire qe te mos vdesesh i pa ditur Ato kater vete ne Shkoder nuk i vrau policia.por i vrau Pjeter Arbeniri me banden e tij.Se po te qellohej nga ana e policise do te behej baterdia.sepse fucia shpuese e kallashit edhe e madhe ku nje fishek shpon dy edhe me shume. E dyta plumbat e policise dote celloheshin ne gjoks.ndersa te katert jane goditur nga prapa.une jame i asaj zone dhe e dij mire.Demostrata dhe vrasjet u bene per te rrezuar qeverine e dale nga zgjedhjet e vitit 1991
A ka hy ne kuvend Suma Qina Duma…mjafton kaq per te then se ai esht kuvend kurvash.
Toleranca qe tregoje klasa e shtypur ne vitet ’90 resultoje fatale per ta. Mero baze eshte konferma e ksaje. Produkti me i ndyre i fuzionit te pd me komunistet.
pd e basha mund te bejne fasad si cadra e tepsise.por kaq skane fuqi, skane mbeshtetje, e skane vota ,por le te cirren e drejt e tyre. do jete nje mbasdite argetuese plot akuza bajate si ato te saliut.me fraza te bukura per demokracine ,lirine .moralin ,do flas per vjedhje votash ,droge ,per papunesine ,koncesionet ato qe ka thene gjate qendrimit ne cader ,do u thote shqipetareve ta mbeshtesin sic e mbeshteten ne zgjedhje,se pd eshte e vetmja force qe do u ndricoje rrugen shqipetareve sic ja u ka ndricuar kur ishte ne pushtet .do ngreje larte vlerat e udheheqesit shpirteror ,Saliut i cili e beri vendin lemsh qe ske nga e kap ,ne ambient ,ndertime ,kullime ,shfrytezime te cdo pasurie publike ,vrau ,preu e shqeu gjithqka ne emer te lirise e demokracise te paqes e sigurise,e prape kemi me shume se cerek shekulli qe na ka pushtuar ekranet , gazetat ,f\buket,bregun e detit .ka hyre deri ne shpirtrat tone si nje qenie mitologjike me shume koka ,duar e kembe qe cdo dite nxjerr helm ,duke u ushqyer me dinjitetin tone me punen ,djersen e pasurine e shqipetareve te ndershem ,ky perbindesh politik shqipetar qe ska mbajtur asnje pergjegjesi per tragjedite kolektive,97,98 2008 ,2011 deri kur te jete para drejtesise historike nuk do te kete paqe e drejtesi per te gjithe ,shpresojme se e ardhmja do jete me e mire per cdo shqipetar
Alpin Injranti; Ate se kush I vrau ata heronjte e shkodres ti ka shpjeguar Mero baze aty siper ,por lexo o injorant kalibri.Ata qe te tregon Mero se ne burg u futen 2 z/ministra dhe disa police te ministries se mbrendshme nuk te bien zilja se ata 2 z/ministra ishin bashkepunetoret e Rucit dhe zbatonin urdherat e Rucit? Lezo o debil sepse prandaj ky vend ka ngelur injorant se jo vetem qe nuk lexojne por me e keqja eshte se nuk e kuptojne ate qe lexojne se e kane trurin si kokerr arre si te Majmunit.