Mospranimi i parë masiv në PD, i Lulzim Bashës!

10 Shtator 2017, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më shumë se sa për atë që ndodhi në Kuvend, debati brenda PD, ka përparuar me atë që ndodhi pas Kuvendit, me faktin që Basha nxori dy ciceronë të tij për ta mbyllur këtë si “vjedhje votash”. Dhe në fakt ky është debati real që zbërthen identitetin politik të Lulzim Bashës.

Nëse ka një gjë tipike tek Lulzim Basha, është përpjekja e tij e vazhdueshme dhe shpesh e suksesshme, për të mos u ballafaquar me të vërtetën që prodhon vetë.

Ai u akuzua për korrupsion më 2007, nga Prokurori i Republikës, dhe në vend të shkonte në gjykatë të pastronte historinë, bëri më të vështirën dhe më të pështirën e mundëshme, nuk shkoi në gjykatë dhe e mbylli gjyqin me procedurë.

Më 2011 kur ishte Ministër i Brendshëm, ju vranë katër vetë në Bulevard, me duar në xhepa, nga një çmendje e shtetit dhe shefit të tij dhe ai bëri ç’është e mundur që të mos shkonte as për të dëshmuar në prokurori, por shpiku “grusht shteti”, që të mos ballafaqohej me krimin që bëri.

Disa muaj më vonë humbi përballë Edi Ramës me dhjetë vota, por nuk e pranoi dhe shpiku gjetje fletë votimi jashtë kutive nëpër kazane plehrash dhe u shpall fitues.

Në Korrik 2013, u frikësua nga gara me Sokol Olldashin, dhe shpiku fletëvotimin me numur rendor dhe shantazhin mbi degët e PD, në emër të Berishës.

Më 2015, humbi thellë në zgjedhje lokale PD në gjithë Shqipërinë, përfshi dhe Tiranën që kish drejtuar vetë, dhe shpiku një llogari të Kaç Islamit që e nxirrte fitues, edhe pse kishte humbur 45 me 16.

Më 2017 humbi thellë në gjithë Shqipërinë, me zgjedhje që drejtoheshin nga një qeveri, ku ai kishte shumicën dhe tha “më kanë blerë votat”.

Dje humbi betejën e parë në Kuvend, në një transmetim live me 20 kamera dhe tha me lehtësi “më kanë vjedhur votat”.

Pra qysh kur ka hyrë në politikë, e deri më sot, Lulzim Basha ka vetëm një qëndrim ndaj humbjeve: mospranimin e tyre.

Dhe së më pak argumenta ka për mospranimin, aq më budallenj i duhen që të kenë guximin t’i thonë ato.

Dje kishte Salianjin dhe Dumen për këtë komedi.

Ajo që ka ndodhur sot në Grupin Parlamentar dhe histeria e militantëve të PD kundër tij dhe Berishës, pasi u deklarua si “vjedhje”, rrjedhja e votave, është i rëndësishëm si moment, pasi po e detyron për herë të parë Lulzim Bashën, të ballafaqohet me humbjen e tij, duke mos ia pranuar gënjeshtrën.

Nëse do të veprohej kështu dhe me 25 Qershorin e 2017, apo 21 Qershorin e 2015, me Korrikun e 2013 dhe atë të 2017-tës, ndoshta nuk do kishte arritur puna deri këtu.

Lulzim Basha është i bindur se po të gënjesh e hedh lumin. Kur gënjeshtra nuk do shumë paturpësi e thotë vetë. Kur është banale fare, e thonë Grida dhe Salianji.

Është hera e parë që PD po e konteston masivisht Lulzim Bashën. Është hera e parë që po e ndalon të gënjejë këtë njeri. Por problemi është, se këtë po e ndalove të gënjejë, nuk egziston më.

Ai u thirr në PD më 2005 për të gënjyer. Fillimisht detyra e tij ishte të “gënjente” kundërshtarët, dhe përfundoi pas 12 vjetësh duke gënjyer PD-në. Është mallkimi gënjeshtrës, që të zë dikur edhe në politikë.

9 komente në “Mospranimi i parë masiv në PD, i Lulzim Bashës!”

  1. Besi says:

    Hajdutja e apartmenteve Duma Suma ka votu pro se vdes per lek dhe per ashtu….sa te jet kjo lëtyr atje lemsh do jet. Ku futet ajo futet e keqja. E ndyra të ndyn.

    1. vertetesia e kazanit tema says:

      ke lajthitur o beu yne…por titujt i ke bombastike dhe plot kuptim….

  2. Liri says:

    E ka bishtin e gjate dhe kembet e shkurtra.

  3. Pra, me nje fjale Lulushin gjithmon e kane vjedhur dhe ai asnjehere nuk ka vjedhur dhe pyetja eshte si e ka vene gjithe ate pasuri,jo vetem AI por gjithe politikanet.

  4. harillaqi says:

    Rrofte sekretari i PPSH-s shoku Sali Berisha. Per ate ja vlen te flasim per punen e madhe qe ka bere si nje komunist i devotshem,dhe fuqi plote ne forcimin dhe drejtimin e partise. I japim si shperblim per pune te mire,vepren e 19-t te Enver Hoxhes.Lavderohet edhe per kuadrin rezerve,qe e pergatiti dhe e vuri ne drejtimin e partise,Lulezim Bashen.Tani perpara drejte humbjeve galopante.FITORE.Keta dy persona,do te ngelen ne zemrat dhe mendjet e e irituar te militanteve te partise,dhe do t’i kujtojne edhe kur te mos jene me ne kete bote.

  5. pro says:

    ..e ke kthyre ne nje dordolec ne aren e PD , pak meshire ..sepse ara nuk ka qene pjellore ne vite.

  6. shoku " Shpati " says:

    Mero , Basha e ka te sigurt pozicionin e kryetarit te PS per Tiranen . Mos e merzisni shume Bashen se mender I beri kaken teseres se PD . Nuk e leme ne djalin pa parti !!!

  7. laoura says:

    Pershendetje! Basha ka vetem nje menyre te menduari dhe shpreh gjithmon humbjen si fitore.hUMBJEN JA FATURON KUNDERSHTAREVE ne PARTI DHE JASHTE SAJ NE PARTIT E TJERA;Basha ka kaq shume zullume sa nuk meriton te jete as antare partie e jo kryetar i paprekshem i P.D.-SE; Si do te bejme neve qe e kemi perkrahure vazhdimisht P;d; kure sot eshte katandisur” kokoshi nje thelle”.kY GJELE FICRAK PO QENDRONE MAJE PLEHUT TE VETEZGJEDHURE NE p.D. DHE NUK BENE ASENJE ANALIZE E JIO ME AUTOKRITIK DHE KRITIKA PER REZULTATET E HUMBJEVE QE NDJEKIN NJERA TJETREN;lULI BENE MIRE TE MESOJE SE SI BEHET VOTIMI NE KUVEND SI PER VEHTE EDHE PER ATA DEPUTETE E RINJE QE NUK DINE TE VOTOJNE DJATHTAS POR MAJTAS DHE NE MENYRE TE NDERSJELLTE EDHE NE VIJIM DO TE KEMI TE TILLA GABIME; KJO PER FAKTIN SE KA DEPUTET TE PADITURE QE VETEM BEJNE PARADA MODE ME VESHJE E TE TJERA PARAQITJE PREJ DEBILESH E DEBILASH; Rroft padija e P.D.-se.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shqetsimet me te medha i pati Berisha,ai po mendon seriozisht per bllokimin e eksodit te votave drejt maxhorances.
    Ky eshte fillimi i nje fundi per Berishen,prandaj ai morri frenat e PD per te denuar tradhetaret,per ti vene prangat cilido qe do perseris te njejtin veprim ne te arthmen.
    Per here te pare,Berisha provoi shijen e votimit ndryshe,si pronar i PD,nuk e pranon.
    Te mos e pranosh,do thote se ke rritur shpejtesine drejt falimentimit !
    Kerkon t’ju vere zinxhiret,per tu terhequr zvarre ,por jo me fuqine,por me dinakrine e nje plaku !
    Berisha nuk e dorzon PD !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje