Ka dy paradokse të mëdha në debatin për “rrjedhjen” e votave të PD në favor të Gramoz Ruçit. Paradoksi i parë është ai i PD, që debaton nëse janë blerë votat, nëse janë manipuluar, apo nëse janë dhënë me dëshirë. Dhe si përfundim, Berisha i vuri kapak, që nuk janë vjedhur. Pra, ngelet që janë blerë, apo janë dhënë me dëshirë.
Paradoksi i dytë është anashkalimi i debatit për votat e LSI. LSI ka pasur së paku shtatë vota hapur pro Gramoz Ruçit. Për këto, jo vetëm nuk diskutohet, por LSI lavdërohet si shembull i mirë, që ka larguar deputetët nga salla. Biles kritikët më të fortë të PD, marrin këtë si model sjelljeje.
Tani që të jemi seriozë, debati po bëhet pse është votuar formalisht Gramoz Ruçi, apo sa vota ka Gramoz Ruçi në këtë Parlament.
Nga një llogari e thjeshtë, pa asnjë ekzagjerim, Gramoz Ruçi ka së paku 88 vota në këtë Parlament. Nëse procesi do ishte i lirë, nëse LSI nuk do kishte ikur, për Gramoz Ruçin do të votonin 88 deputetë.
Nëse e keni seriozisht debatin, se këtij njeriu nuk i duhet dhënë vota, diskutoni këtë fakt, dhe jo marifetet si ai të mos merrte 88 vota.
Ata deputetë janë në sallën e Parlamentit dhe do të jenë katër vjet, dhe 88 prej tyre janë pro Gramoz Ruçit.
Pikërisht këtu nis dhe keqkuptimi i debatit.
I gjithë debati po zhvillohet për mënyrën se si duhet fshehur ky fakt, dhe jo si duhet të mundej Gramoz Ruçi. Pra, të gjithë palët kundërshtare, bien dakord që Gramoz Ruçi i ka këto vota, por nuk ishte mirë që të merrej vesh.
Kjo është banale dhe apolitike
Përderisa Gramoz Ruçi i ka këto vota, atëhere ai është njeriu më i votuar i Parlamentit dhe këtu mbyllet çdo debat. Pastaj arsyet përse LSI dhe PD kanë zgjedhur deputetë që duan dhe Gramozin, është problem i tyre, por kjo nuk rregullohet më.
E vërteta është se Garmozi i ka ato vota dhe me mënyrën se si debaton, PD dhe LSI e pranon këtë fakt. Debati mes tyre tani ka mbetur tek taktikat dhe teknikat se si mund të fshihet ky fakt. Rrethi i Berishës në PD, i sugjeron PD-së, se duhet të kishte vepruar si LSI, të ikte nga seanca për të fshehur deputetët tradhtarë. LSI duket e qetë që e ka fshehur pafuqinë e saj përballë Gramozit. Shtypi zien të gjejë tradhtarët e PD. E gjitha kjo është një banalitet, pasi provon faktin që Gramozi i ka këto vota, por thjesht duhet fshehur. Pra debati ka përfunduar në pikën se si të gënjejmë popullin që nuk jemi me Gramozin dhe jo se si jemi kundër Gramozit. Kjo, thjesht e bën më qesharake opozitën dhe ia rrit më shumë autoritetin Gramozit në Kuvend.
Zotësi e opozitës është të rrijë në sallë, të votojë dhe të përballet me popullaritetin e Gramozit, dhe jo të diskutojë si mund të shmangë përballjen me të.
Në këtë pike, PD më duket se është më e ndershme që ka qëndruar në sallë dhe me e përgjegjshme që ka votuar. Së paku tani e dimë që tre deputetë të PD, janë me Gramozin. Po të kishte qëndruar dhe LSI, mund të ishin dhjetë, por do fshihej fakti që tre ishin të PD dhe do t’i merrte përsipër të gjithë LSI. E vetmja gjë që ka bërë mirë LSI, është që ka dëmtuar PD-në, duke e nxjerrë zbuluar, por jo se ka dëmtuar Gramozin. Thjesht ka fshehur pafuqinë e saj për t’u përballur me të. Dhe mirë ka bërë, që nuk e ka nisur me humbje, por nuk shikoj gjëkundi ndonjë fitore. E vetmja fitore është e atij që i ka 88 vota në Parlament. Të tjerat janë variacione gënjeshtrash, se si ta fshehim këtë fakt.
Kush i llogariti votat e LSI ne favor te Gramozit dhe mbi cfare baze ???? Po anglisht qe nuk di Gramozi,po vizen e mohuar ,po cfare fakulteti ka mbaruar….e llogarite o Mero para votave qe do merrte ky injorant ?
O Periklidhis, nuk te ben anglishtja Kryetar Parlamenti dhe as President a Kryeminister. Sa per “vizen e mohuar” qenke intoksikuar me ushqimin e kavetave te SHQUP-it. Ka mbaruar Histori-Gjeografi dhe e ka mbaruar shkelqyeshem o Pere mavria qe i bie kanaceve te humbamenove.
like
O kanoce,
Po te dish anglisht nuk do te thote te dish edhe politike. Qenke loqe kanoce.
Vete ky fakt eshte nje turp per ke do me shkue n’evrope… monika me shume mencuri nuk morri pjese.cka tregon se ka nje mije here ma shume sens politik se keto 80 burra bashke.
Analiza e Meros eshte me se e sakte, Ruci ka marr 80 vota dhe nuk jane pak, kur berisha zgjodhi Nishanin per president, ai kishte vetem 74 vota te pozites se berishes, dhe u be president, Ruci me 80 vota eshte i kalur, por nuk eshte ketu pikeveshtrimi, Ruci ka me shume shkolle se Meta bashke me Kryemadhin, ka me shume reputacion se te gjithe deputetet ti marresh se bashku, let tja kete mohuar vizen ambasada amerikane, ne ate kohe qe i eshte mohuar viza pushtetin e ka patur Berisha, dhe ne nuk e dime se cfare ka bere ai nen rrogoz si si qe tu bente dem figurave me te mira qe PS kishte, Ruci ka shkolle dhe eksperience pune qe nuk e ka as gjysma e parlamentit, E di ti qe Meta nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij bashke me Kryemadhin ? ata bene nga nje shkolle i thencin ne fund te viteve ’90, ne ate rremujen e ndrimit te sistemeve, dhe me pas jane marr me politike dhe allishverishe parash, ndersa Ruci punonte, dhe per shkollim mos ja qani hallin ka shume e me shume se shume te tjere, ju kaq dini dhe kaq shkruani,
por Kryemadhit ti vij turp qe largoi deputetet per te mos votuar Rucin, LSI eshte parti e majte, dhe do duhet ta votonte, por ajo i largoi se eshte shpritkeqe e para, dhe e dyta ka patur frike per rrjedhje votash pro Rucit, Ruci do s’do eshte njeriu politikan me i vjeter aty, dhe me me reputacion se cdo kush tjeter. ky eshte fakt dhe nuk eshte fakt mosmarrja e vizes amerikane, aty ka dore Sali serbi,
nuk besoj se gjenden me injorante ne parlamente te tjera te botes se sa keta qe merren me Gramoz Rucin tani qe po del ne pension ne parlament !
sikur e pane per here te para deputet te ps !
Lili! Ke te drejte kur thua qe “Monaliza” u tregua e mencur qe nuk morri pjese ne votim. Per momentin ajo mundi te shmange nje te vertet nga e cila frikesohet shum,”tradhetia” e deputeteve te grupit te saj. Te mos harrojme jeta parlamentare do te jete e gjate dhe ky grup “tradhetaresh” ne grupin e “Monalizes” jo gjithmone do te mbahet nen kontroll nga ana e saj, jo gjithmon do te perdoret ky “teknikalitet” per cdo problem qe parlamenti do ta gjykoje se duhet votim i fshehte. Do te ishte teper qesharake qe per hire te frikes qe ka nga rrjedhja e votave, ajo te perdore te njejtin stil, duke u shmangur nga votimi!? Kohezionin e grupit e ruan bindja dhe ideali per te cilin ti aderon ne kete grupim, dhe jo dhuna psikologjioke apo menyrat e tjera te shtrengimit te cila munde te kene efekt te perkoheshem.
nuk e pata me kohezionin e grupit, po me fytyren qe ajo do me i dhane nderkombtarisht LSIse si parti edhe ketu ajo fitoj nje pike: nuk votoj per te kaluaren jo te lavdishme shqiptare,as ajo vete, po as grupi . Edhe kjo tregon se eshte ne nivel
Mero ne fal por kam nje pyetje.
Keto vota(88) i ka qeveria( po te doje ti perdori) apo thjeshte Gramozi?
Ky shpjegim me duket se duhet bere i qarte.
Gramoz Ruçit i vijne anes te gjithe, se ai eshte njeri i nderuar dhe i resprktuar,dhe ja vlene te drejtoi kuvendin e shqiperise.E verteta eshte se, LSI-ja veproi me ment qe nxori jashte deputetet e saj,pasi nxori ne shesh budallenjet e pd-ke,rrjedhjen e votave.Nga pd-ke ne te ardhemen do kete me shume rrjedhje votash,deri sa te jete Basha krietar i pd-ke.Nga LSI-ja po e po.
Bravo.. .I “madhi” Gazetar…..sa thell i dike gjerat….tamam sikur i thote i gjati Rama.
Edhe gazetar i te ndjeres- ZP te ishe kaq ligesisht nuk do te shkruaje.
Nuk lahet m…i me sh… .e i thone nga anet tona…dhe votat e PD pro tregojne minimalisht se kjo parti ka degraduar moralisht….
Gazetar vetem i pavarur ju nuk mund te jeni…edhe sikur te ishte e vertet ajo qe ju shpifni…sepse vetem shpifje eshte ne kuptimin e plote juridik te fjales shpifje…. ju nuk duhet ta shkruanit….sepse referuar llogjikes tuaj me “sikur”….edhe une kam te drejte t’ju etiketoj ju si nje nga gazetaret e kazanit qe me luge ne breze vraponi te çorba e prishur per te lepire ndonje kocke qe mund te hedhe i gjati per sherbimin qe ju po i Kryeni me shpifjen tuaj.
LSI nuk mori pjese dhe per kete ju e akuzoni !!
Ka te LSI deputet qe mund te kene simpati per Ruçin…Edhe mbase por….eshte fakt se ata midis Ruçit dhe vendimit politik zgjodhen te dyten….
Mos me ne kete rruge mos gazetar….mos e ule kaq emrin tend…duhet te dish por dhe te mesosh nje gje emri eshte i shenjt ….mos peshty vetveten…je lab dhe laberia nuk i duron “gelbazaxhinjte”.
Z. Mero, ke folur edhe per mua dhe shume te tjere si une. Aferim te qofte!
I pame edhe profesor doktorat ku e cuan Shqiperine na lini rehat.
O lil te pjerdhsha trute.
Ne fillim te vitit 2000 ne institucionin tone vjen nji funksionar i bankes boterore . Ne ate kohe na ishte dhene nga b.b. nji fond prej rreth 5.ml.euro grande per rikonstruksionin e institucionit e ne drejtime per te cilat ishte hartuar edhe nji plan i detajuar nga ana e institucionit tone. Punonjesi i b.b.qe kishte ardhur per te pare ne se instirucioni i jone i kishte aftesite per ti menaxhuar drejte keto fonde dhe se nuk do te kishte mosrealizime apo me keq shperdorime te tyre , filloi te pyeste me hollesi cdo njerin nga ne .Pyetja e pare e tij:”a dini aglisht dhe vazhdonte , a punoni ne kompjuter , pastaj vazhdonte me specialitetin , pervojen ne pune .e tj.Kur erdhi radha ime , pyetjes ; a dini anglisht ju pergjigja me ciltersi se nuk dija . Atehere eksperti i bankes boterore me drejtohet po si do te merresh vesh me specialistet e vendeve te europes ku te shkosh per probleme pune dhe une ju pergjigja se di italisht , rusisht , dhe kuptoj edhe frengjisht.Por ky punonjes i nji institucioni te rendesishem te botes se financavet te botes , i rrudhi buzet dhe deklaroi se vetem anglishtja eshte gjuha “e perboteshme” te cilen duhet ta njohin e flasin te gjithe!, thuajse ne qe nuk e flisnim kete gjuhe do te quheshim te prapambetur dhe gati te paditur.Ky ishte nji Hollandez qe dinte anglisht dhe hollandisht dhe asnji gjuhe tjeter.Nuk po zgjatem ne debatin me kete person , por kjo mu kujtua nga shenimi qe ben nji komentus se Gramos Ruci nuk ditka “anglisht”dhe kjo qenka nji tregus “i paaftesise se tij”.Marrezi te tilla i degjojme edhe nga keta “ekspertet nderkombetare ” qe na vijne per te na mesuar e detyruar se edhe cfare gjuhe duhet te flasim.
Ne fillim te vitit 2000 ne institucionin tone vjen nji funksionar i bankes boterore . Ne ate kohe na ishte dhene nga b.b. nji fond prej rreth 5.ml.euro grande per rikonstruksionin e institucionit e ne drejtime te tjera ,per te cilat ishte hartuar edhe nji plan i detajuar nga ana e institucionit tone. Punonjesi i b.b.qe kishte ardhur per te pare ne se instirucioni i jone i kishte aftesite per ti menaxhuar drejte keto fonde dhe se nuk do te kishte mosrealizime apo me keq shperdorime te tyre , filloi te pyeste me hollesi cdo njerin nga ne .Pyetja e pare e tij:”a dini aglisht’ dhe vazhdonte , a punoni ne kompjuter , pastaj vazhdonte me specialitetin , pervojen ne pune .e tj.Kur erdhi radha ime , pyetjes ; a dini anglisht ju pergjigja me ciltersi se nuk dija . Atehere eksperti i bankes boterore me drejtohet po si do te merresh vesh me specialistet e vendeve te europes ku te shkosh per probleme pune dhe une ju pergjigja se di italisht , rusisht , dhe kuptoj edhe frengjisht.Por ky punonjes i nji institucioni te rendesishem te botes se financavet te botes , i rrudhi buzet dhe deklaroi se vetem anglishtja eshte gjuha “e perboteshme” te cilen duhet ta njohin e flasin te gjithe!, thuajse ne qe nuk e flisnim kete gjuhe do te quheshim te prapambetur dhe gati te paditur.Ky ishte nji Hollandez qe dinte anglisht dhe hollandisht dhe asnji gjuhe tjeter.Nuk po zgjatem ne debatin me kete person , por kjo mu kujtua nga shenimi qe ben nji komentus se Gramos Ruci nuk ditka “anglisht”dhe kjo qenka nji tregus “i paaftesise se tij”.Marrezi te tilla i degjojme edhe nga keta “ekspertet nderkombetare ” qe na vijne per te na mesuar e detyruar se edhe cfare gjuhe duhet te flasim.
O Xha Temo prej Tepeleni; Kryetari I Parlamentit nuk duhet te jet me dipllome Historie-Gjeorgafie sepse aibdrejton liegjeberesit (Deputetet) por duhet te jet me Juridik sepse Parlasmenti ka shum nevoj per njohje ligjesh sesa per Historine PPSH sot (PSSH) nje mbeturine me kulture skizofrene Enveriste.
3 vota (bile 1 abstenim) te PD ne favor te G. Ruçit eshte minimumi. Por, o Mero, meqenese vota ishte e fshehte, mund te kete shume e shume llogari te tjera. P,sh. brenda partise se tij, PS, mund te kene votuar kunder Ruçit (nuk eshte çudi qe te kete deputete qe nuk e duan), ta zeme 10 vota. Atehere, i bie qe nga radhet e PD te mos jene vetem 3 vota pro Ruçit, por 13. E keshtu mund te supozohen shume variante. Desha te ve ne dukje se, kur vota eshte e fshehte, nuk mund te gjesh edhe brenda partise tende se a kane votuar te gjithe pro apo jo. Pra, i gjithe artikulli eshte vetem mbi bazen e 3 votave. Po sikur te jene me shume, e ne radhet e PS te kete kundershtare? Nuk eshte ndonje çudi se, dikur, ka pasur edhe rrjedhje votash nga PS ne favor te PD. Pra, kudo ka “tradhtare”.
Ruci eshte ministri i brendshem qe vrau cunat r protestes se skodres ne fundin e komunizmit. Eshte kriminel me dosje te zhdukur. Idiota. Pd e votoi qe te vazhdoje politiken e fshehjes dhe mbajtjes se vendit pezull si ka vazhduar per 27 vjet.
Mero ta them pa te keq, Ke Degraduar.
O ju socialista pa emer por ne sherbim te Rucit..ku e ka djalin ky personaliteti me emrin Gramoz dhe fytyren prej krimineli ?
Po fustanin e gjate kur u arratis nga Shqiperia a do e vendos ne muzeun e Parlamentit….? Vazhdoni beni si qener ne mbrojtje te Gramozit por ai me Ramen ju kane sjirut partine prej vitesh te Rilindja..ku i ke i socialistet si Dokle,Mejdani,dade, etj etj……iku partia po shitet edhe Shqiperia…Merrni nga nje parcele e mbilleni se ju iku qeveriu…..nga duart
Mero, kur u be i mencur Gramozi, ai sikur ishte i vetmi deputet qe thote akoma halikopteri ? Mero, Mero urrejtia jote per Berishen, nuk i ben me te mire keta qe po ledhaton, turp per nje gazetar qe pretendon te jete i lire…..
Debati per zotin Ruçi,behet ,se opozita eshte çakorduar qe nga koha e mener çadres .