Sa herë që nis një sesion i ri parlamentar, politika shqiptare ndeshet me një traditë të pështirë të krijimit të grupeve parlamentare fiktive. Prej dje, tre kryetarë partish të djathta, që dalin gjithë jetën deputetë, ose me siglën e PS, ose me siglën e PD, filluan praktikën e tyre të krijimit të një grupi të ri parlamentar.
Më i shquari prej tyre është Fatmir Mediu. Ky njeri, prej vitit 2001 del rregullisht deputet nga lista e PD dhe na mbin në sy si kryetar republikan, edhe pse nuk ka guxuar kurrë të dalë deputet si i tillë.
Kjo praktikë, përveçse është fyese për elektoratin shqiptar, është dhe pranim publik i korrupsionit prej Parlamentit të Shqipërisë. Pavarësisht xhepave ligjorë që ata gjejnë, Parlamenti i Shqipërisë bën me ndërgjegjie një vepër korruptive, pasi lejon të krijohet një grup parlamentar fiktiv, i cili trajtohet ndryshe politikisht dhe financiarisht, duke devijuar rregullat e lojës para zgjedhjeve.
Pra, është një vendim që ka ngarkesë edhe financiare, dhe si i tillë është akt i pastër korrupsioni, për të cilin dikush duhet të përgjigjet.
Një grup i ri fiktiv, kërkon një buxhet të ri, kërkon pagesë ekstra për pjesëmarrje në konferencën e kryetarëve, ka më shumë hapësirë për dalje televizive etj. Pra, është një akt korruptiv i ndërgjegjshëm nga vetë Parlamenti i Shqipërisë, i cili duhet të marrë fund.
Gjatë debateve për reformën elektorale para zgjedhjeve të 25 qershorit, u fol se PD dhe PS do të bëjnë ndryshime që ndalojnë një deputet që ka fituar nën siglën e një partie, të ndryshojë parti. Kjo ndoshta do të bëhet dhe në të ardhmen, por ajo që mund të bëjë tani Kuvendi i Shqipërisë, është të ndryshojë rregulloren e Kuvendit dhe ta ndalojë këtë trafik të pastër deputetësh për qëllime tërësisht financiare dhe spekulim politik.
Përse Shqipëria duhet të paguajë për Fatmir Mediun para të tjera, kur ai nuk është i zoti të dalë qoftë dhe deputet si republikan?
Përse këtij njeriu i duhet lehtësuar procedura e regjistrimit të partisë në mandatin e ardhshëm, kur vetë ka braktisur PR-në dhe është futur në çadrën e Lulzim Bashës për t’u bërë deputet?
Ky është i vetmi që me tinzari e regjistroi dhe Partinë Republikane formalisht në zgjedhje, duke mos qenë vetë kandidat i saj, që të ketë të drejtën e krijimit të grupit dhe siglës dhe tani merr gjashtë deputetë borxh për t’u dukur sikur ka grup parlamentar.
Dhe po t’i shtosh faktin që kandidimi i tij brenda PD-së, u përdor dhe për të zbuar jashtë kundërshtarët e Bashës, është dhe një produkt antidemokratik.
Nëse ai, Ndoka, Dule apo dikush tjetër, kërkojnë vërtet të largohen nga grupi i PD, se “nuk u përputhen idetë” me Bashën, është e drejta e tyre, dhe le të rrijnë si deputetë të pavarur në Kuvend. Kjo është liria maksimale që mund të ketë një deputet që shkon në Kuvend me votat e një elektorati të caktuar.
Pasi nëse dikush e logjikon këtë si veprim normal, atëhere PS që ka 74 deputetë, mund të krijojë pesë grupe parlamentare, të marrë buxhete të reja, dhe t’i ketë për të regjistruar pesë parti të reja në zgjedhjet e ardhshme. Ky është një degradim i parlamentarizmit, por dhe një situatë korruptive e vetëdijshme që duhet ndëshkuar. Se jo për gjë, por po kujdesen ta paraqesin dhe si “disidencë” ndaj PD-së, ikjen për t’u vjedhur ca lekë më shumë shqiptarëve. Në fakt, ata janë aty si zjarrfikës të disidencës kundër Bashës dhe tani në zanatin e tyre, si trafikantë votash.
Κοkës mutërve!!
I dashur botues,
Duke gjetur me shume vend shqetesimin tuaj ne shkrimin e mesiperm, me lejoni t’ju sygjeroj qe: persa kohe qe keta sharlatane te politikes shqiptare do te bejne akrobacite tashme 27 vjecare ne cadren e tyre politike, do t’ja bejne me te lehte punen ketij populli te vuajtur, per orientimin e tij politik diten e votimit… Prandaj shyqyr qe jane aty dhe me ata qe i duan.. Ok Mero vellaj..??!!
Cfar plehrash Mediu dhe ky Shehi langaraq.
Te pangopur. Haram paraja jone.
Je shume i sakte z Baze ,nuk e luan as topi , ndaj
mazhoranca nuk duhet te bjere ne keto ujra !
Uroje qe ky artikull ti cohet urgjentisht Kryetarit te Parlamentit zGramoz Ruci,dhe te shikojme a do ti japi prioritet ketyre fakteve korruptive, ku fare qarte duket se cfare ndyresirash kemi ne parlament. Zoti Ruci duhet urgjentisht te beje ndryshime ne rregulloren e Parlamentit, ku shume bukur dhe fare qarte zMero e ngre kete problem,korruptiv.
Te siperpermendurit,neveris t’ju ze emrin ne goje,jane deputete te listes te PD-se dhe jo te ndonje partie tjeter politike.Ne se duan te shkeputen nga grupi i partise qe i beri deputete,duhet te dalin me nje sigel tjeter,por te asnje partie politike qe i perkisnin para zgjedhjeve.Keshtu dhe ne zgjedhjet e ardheshme,partite e tyre te parazgjedhjeve te 25 Qershorit 2017,nuk kane te drejte te marrin pare si parti te cilat kane grup parlamentar…Keshtu kush te doje le te dale prej grupit meme,por nuk duhet te gezoje asgje forca e tij politike qe i perkiste para zgjedhjeve te tij deputet…
Korrupsioni i parlamentit fillon me korrupsionin e bandave te politikes. Qe aty duhet hetuar korrupsioni dhe krimi per ti nxjerre jasht ligjit, si organizata mafioze dhe kriminale…
Te siperpermendurit,neveris t’ju ze emrin ne goje,jane deputete te listes te PD-se dhe jo te ndonje partie tjeter politike.Ne se duan te shkeputen nga grupi i partise qe i beri deputete,duhet te dalin me nje sigel tjeter,por te asnje partie politike qe i perkisnin para zgjedhjeve.Keshtu dhe ne zgjedhjet e ardheshme,partite e tyre te parazgjedhjeve te 25 Qershorit 2017,nuk kane te drejte te marrin pare si parti te cilat kane grup parlamentar…Keshtu kush te doje le te dale prej grupit meme,por nuk duhet te gezoje asgje forca e tij politike qe i perkiste para zgjedhjeve te tij deputet…
Per te ndaluar kete “rrjedhje” te deputeteve ,nje gangrene e parlamentarizmit tone,duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor.Ne te duhet parashikuar ne rastin e sistemit me liste te mbyllur,deputetet e dale prej listave,nuk kane te drejten e kalimit nga nje grup ne tjetrin,pa miratimin e forces politike qe i ka vendosur ne liste.Ne se aplikohet votimi mazhoritar,ndryshon puna.Deputeti zgjidhet direkt ne zone dhe ne se fiton ka te drejten e perfaqesimit te popullit ne ate force politikeqe desheron,sepse ka mandatin direkt te popullit…Keshtu deputetet le te zgjedhin sistemin qe duan,por jo si deri me sot qe livadhisin me paret tona.
Nuk e kuptoj gjithashtu se,me cfare te drejte,deputetet e opozites,kane marre gjithe ato pare per telefona,karburant,fjetje,e kudi une cfare tjeter,gjate tre muajve te greves ne cader?Ata ne takime me popullin e zonave te tyre elektorale nuk kane qene,por hengren e pine qyl qofte e pica,ozen letra e tavlla,pane sport etj etje,te gjitha keto nuk jane pune deputetesh.por dembelhanesh.A mund te shperblehen dembelhanet kete rradhe jo te Stmabollit,por te SHQUP-it?
Keto do te mbarojne diten kur “Medirat” do futen ne burg.
Deri atehere ose duroni si qen ose bejini mutin atdheut duke ikur sa me larg me kengen “O sa mir me qen shqiptar”
MBLEDHJET E GRUPEVE PARLAMENTARE JANE PJESE E DETYRES SE TYRE FUNKSIONALE SI DEPUTETE
, PSE DUHET TE PAGUHEN PER PJESMARRJEN NE KETO RUPE????
PASTAJ MERR FUND E AKROBACIA E TYRE PER TE KRIJUAR GRUPE PARLAMENTARE.
Te mos paguhen per pjesmarrjen ne komisione dhe pastaj shikoni sa interes kane per keto komisione,
edhe kryeparlamentari i jone, kishe i ndershme, edhe pa njolla, pranon kete grabitje te xhepave tone nga keta…
Shume mire qe Zotni Mero fillon kete ndergjegjesim te qytetareve per pleraht e parlamentit
Ne radhe te pare ju pershendes ju z. Baze per nje te vertete te madhe dhe te pa mohushme per parlamentin tone halle madh.Ne se sote flitet per ndryshime rrenjesore i nderuari z. Ruçi ben mire ta filloje ketu dhe ja vlen shume per tja filluare dhe per tja nxjerre ujin e zi ketij parlamenti ne kuptimin e mire te fjales .Une mendoj se medjat vizive dhe te shkruara kete raste korupsioni brenda ne mes te parlamentit shqiptar duhet ta vendosi me shpatulla per muri deri ne zgjidhje te plote dhe perfundimtare.Keta rrufjane profesioniste te regjur ne keto 27 vjete me vaj dhe me uthull nen pseudonimin politikan duhet te vije dita te japin llogari dhe parlamentit ti vije era parfum dhe jo era m… nga keta ndyresira ose mbetje njerzore dhe kafsherore.Popull dhe parlamentare soji i ketyre nuk ngopet kurre se keta veç bythes se tyre nuk duane me njeri pa le pastaj atdhe dhe komb.Eshte detyre mbi detyrat e parlamentit te sotem qe te vetepastrohet dhe mos prese artikujt e gazetave per ti zgjuare nga gjumi i thelle kur flet kryeministri.O beni parlament dhe parlamentarizem ose vari qillon edhe kete here thote populli.