Hajgare me Kosovën!

14 Shtator 2017, 21:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kur vjen Behxhet Pacolli në Tiranë është në rregull puna. Këtu shteti e do. E para se është i pasur dhe të gjithë piramdës së shtetit dhe rrethit vanitoz të tyre, u ka vënë herë pas here avionin personal në dispozicion. U tregon histori të pazakonta pasurimi. U flet sa lehtë bëheshin paratë në Rusinë e viteve 90–të, çfarë burri ka qenë Jelcini, e bija akoma më e mirë. Pastaj u tregon për Kazakistanin, çfarë burri është Presidenti Nazarbajev, babaxhan, i fortë, “krejt gjërat bëhen po tha ai”, dhe “kështu duhet me funksionu shteti”, “s’lejon me bë gëk mëk opozita, se e zien në kazan”. Pastaj si ka ndërtuar aty, pastaj si ka nisur lufta, “si ka tentu me i ndreq do punë” e “si është mbarë”, etj.

Për shtetin e Shqipërisë d.m.th zyrtarët e saj, ai është njeriu i duhur që ata duan të kenë nëpër këmbë. Nuk e marrin seriozisht për Kosovën, as për Ministër të Jashtëm, as si President 40 ditësh. E dinë që është kot për këto punë, por ama është “interesant” se ka para dhe avion privat.

U ka kërkuar nja 400 hektarë tokë në Parkun më të bukur Kombëtar që kemi si revervat natyror në Divjakë, dhe ia kanë dhënë dhe ato nën premtimin se do sjellë një investim 6 miliardë euro. Thellë thellë e dinë që nuk bie dot as 20 milion euro dhe nuk duan t’i ngelet qejfi, ia kanë dhënë ca letra. Dhe ai mund t’i shesë diku.

Nuk përtojnë ta presin asnjëherë, as Nishani, as Meta, as Edi Rama jo e jo, dhe të tjerët më poshtë. Kanë një buzagaz kur e takojnë, që nuk ka lidhje me detyrën, por me përpjekjen për të qenë zyrtar. Por pastaj kalon mirë.

Dhe për t’ia thjeshtuar suksesin këtë radhë patën një përfundim formal me të, që mbledhjet e ardhshme të qeverive të bëhen më 27 nëntor në Korçë, si qyteti i arsimit të Shqipërisë, meqë kryeministri Haradinaj e ka shpallur prioritet arsimimin edhe të gazetarëve, dhe më 28 nëntor në Vlorë si qytet i Flamurit. Deri këtu në rregull. Kaq data i mban mend dhe Pacolli.

Nuk di çfarë bisedash konfidenciale mund të bëhen me të për problemet e Kosovës në Perëndim dhe botë, por dhe nëse bëhen, janë të tipit, “filan shteti e njof unë Presidentin”, “po i jap një drekë me avion privat diku e ndoshta na e njef Kosovën”.

Problemi është kur Behxhet Pacolli e përfaqëson Kosovën në Uashington, në Bruksel, në Francë, në Londër, në Berlin, në gjithë shtetet që u investuan që Kosova të bëhet shtet i pavarur, që bombarduan Serbinë, të cilën as Behxheti nuk e ndali dot.

Çfarë mund të bisedojnë këta diplomatë me Behxhet Pacollin? Kur ia lexojnë biografinë kanë ndjesinë se kanë para një sekser të republikave kaukaziane, kur e dëgjojnë çfarë flet me siguri numurojnë minutat e takimit dhe nuk ndajnë dot me të asnjë konfidencë, vetëm nëse dikush është i apasionuar të dëgjojë që ka qenë ushtar në kohë të Titos dhe gjyshi ushtar në kohë të Mbretit. Imazhi që i jep Kosovës një portret i tillë kryediplomati, është imazhi i një vendi në hall, që ka nxjerrë një pasanik të blejë ndonjë njohje ndërkombëtare. Është fjala për një vend të cilin Perëndimi e lindi mes hirit të bombave dhe po e shikon si digjet në hirin e korrupsionit dhe pengmarrjes së shtetit. Është fjala për një vend që Perëndimi e njohu falas, dhe ditën e parë që u shpall i pavarur, politikanë si ky tipi po e lodhin.

Nuk them që Behxhet Pacolli të mos jetë në qeverinë e Kosovës, meqë i ka tre vota, një prej të cilave që di edhe të këndojë. Ka plot poste që mund t’i bënin punë dhe atij. Ndonjë Ministri Ekonomie meqë i ka ngelur në gjysmë dhe privatizimi i “Grandit”. Ndoshta dhe Bujqësia i bënte punë. Të paktën të kishte punë me shqiptarët dhe serbët aty. Aty nuk prish dot më punë.

Imazhi i Kosovës në botë, ka nevojë së paku për një fytyrë që të ngjall dëshirën ta ndihmosh atë vend të bëhet Perëndim, për një fytyrë Perëndimore, që së paku të mos i bëjmë të pendohen ata që i dolën zot. Dhe Kosova ka plot të tillë. Me dhjetra për të mos thënë me qindra. Por problemi i tyre është se ata nuk bindin dot Kosovën për ta përfaqësuar, kurse ky e bind. Dhe kjo është drama reale e asaj shoqërie, e cila po përballet me pafuqinë për të qenë, edhe demokratike, edhe pro-Perëndimore.

26 komente në “Hajgare me Kosovën!”

  1. Tarrasi says:

    Ja ka qarë fare Mero, ketij dordolecit qe quhet Behgjet !

    1. Glauk says:

      Sikur ta kishte porosit ket shkrim Veton Surroi-sorra,. Asgje nuk qendron ne ket shkrim si dhe ne komentet e kamikazve te vetvendosjes ketu.

      Shqiptaret e shqiperis nuk duet te bin pre e injorantve nga kosova. E sidomos kamikazve te vetvendosjes qe komentojn ketu, Kosovaret ne pergjithsi jan njerz zilicare jan rrite me mentalitetin e injorances ata te falin gjdogje edhe gjakun por jo suksesin. Keta qyshe si femi indoktrinohen qofte edhe te humbure ne ndonje fshat te kosoves ketyre ju thuhet se jan mbreter ndersa rruges duke u rritur dhe perballur me realitetin e jetes dhe konsekuencat qe ka jeta e shofin se nuk jan asgje me shum se nje kokerre Muti.,, Prandaj nuk munden ta pranojn suksesin e dikujt tjeter dhe me pare vdesin si barbon se sa e pranojn realitetin e jetes dhe suksesin e tjetrit.

      Behgjet Pacolli eshte personi me i qmuar qe ka pas kosova keto 100,vite. Por mbreterit barbon te kosoves nuk ta falin suksesin. E kecja e kosoves nuk eshte Behgjeti, E kecja eshte se Behgjeti jeton ne nje vende te gabuar. Ku injorantet zilicaret fanatiket barbonet kamikazet cobanet analfabetet ckulanet morrat, mendojn se jan mbreter.

      1. Gresa says:

        Mesoje gjuhen shqipe o imbecil

  2. Lloji says:

    Po sa i madh je Mero, kur te zgjohemi ne mengjes kam frike mos lexoj qe B, Pacolli ka bere vetevrasje hahaa
    E ke bere per uj te ftohte…

  3. Arber Iliri says:

    Mero une se njof Pacollin ne veprimtarine e tij por si shume rende i ke rene .Qe beri qeveri dhe kaloi nga nje krah ne tjetrin , mendoj se beri mire.E dyta ka me pak nevoje se te tjeret per t’u koruptu, te pakten don miliona euro, jo kot nese e ben.Mendoj se ke nje prapavije nga dikush ne kete histori.Kosova nuk besoj se ka problem Pacollin, problemi i saj eshte ne vend tjeter dhe duhet te ndihmojme te bejme dicka jo te shkaterrojme gjithcka.U ndjeva keq nga artikulli jot Mero.Mos valle je bere cinik dhe negativ me shume se c’duhet, se dij per cfare arsye.Po sikur vertet te sjelle investim 6 miliard euro ne Divjake o Mero c’ka ke me then.

    1. valmir m says:

      hahahahahahahahhaahhahahahahaahhahaahha

  4. kleptofagos says:

    Njelloj i kemi pushtetaret, por edhe ata qe i zgjedhin keta pushtetare, si ketej dhe ne anen tjeter te kufirit qe na ndan me njeri tjetrin, megjithese ADN-ne e kemi identike. Prandaj dhe duhet perseritur sa me shpesh, sepse nuk degjohet, qe shqiptaret nuk mund te bejne shtet me forcat e veta. ADN-ja mund te ndryshohet vetem nga “jashtetokesoret”..

  5. Adem says:

    I nderuar Mero Baze qdo gje qe ke shkru asht shume e sakt nuk do ja hiqja asnji presje.

  6. Adnan says:

    Bravo! Përshkrim më të mirë për këtë kryebandit nuk pasna lexuar ndonjëhere!
    Të lumtë

  7. Posejdon.al says:

    Mero,
    Jo te gjithe armiqte e tu personale, jane edhe armiq te shqiptareve apo jane edhe njerez pa vlera dhe te pa denje apo te pa afte per t’i sherbyer vendit te tyre.

    Ashtu sikurse jo te gjithe miqte e tu personale, jane figura me 5 yje, qe duhen nderuar dhe respektuar, pa edhe qe duhen vleresuar dhe kujtuar kur ndahen nga kjo jete, pa edhe qe duhen ndihmuar me para dhe pensione kur familjaret e tyre jane ne hall e ne nevoje.

    Nuk e di, sidomos, se c’ke nje si ngerc dhe inat me Kosoven, sidomos me krahun e “luftes” se saj dhe njeherazi je bere dy uje e nje oriz me nje takem opinionistesh kosovare, shumica mergimtare, qe vetem nxijne dhe shfryjne me te keqijat e mundeshme per Kosoven dhe lidershipin aktual te saj.

    Pa dyshim qe ti Mero ka aftesine ta vertitesh penesh si te t’a doje zemra, interesi apo qofte edhe simpatite dhe antipatite e tua personale. Nuk t’a ha qeni shkopin per kete dhe, me siguri, shume e shume kendonjesve te shkrimeve te tua, dhe jo medoemos vetem analfabeteve tane funksionale, mund tua shpelash trurin dhe t’u futesh opinionet dhe vleresimet e tua brenda kokave te tyre.

    Por e tera kjo tregeti mediatike jo fort e ndershme dhe profesionale, e kompromenton shume portofolion tende publicitare dhe renditjen tende te neserme ne gazetarine shqiptare.

    Edhe pse ti je botuesi privat i gazetes TemA, nje gazete me kontribute te vyera ne zhvillimet publicistike dhe politike te Shqiperise, ne fakt ajo eshte prone intelektuale e publikut shqiptar dhe nuk mund te trajtohet si bacja private pas shtepise tende.

    Sa per Behxhet Pacollin, gjykoj, shqiptaret do ishin ku e ku me mire sikur qofte edhe 5% e tyre te kishin shpirtin dhe nuhatjen e biznesmenit si te tij, pasurine tij, si dhe vullnetin dhe gatishmerine per ti sherbyer vendit te vet sikurse cfaq kosovari i nderuar Behxhet Pacolli, megjithe te metat dhe gabimet njerezore qe ai bart, si c’dokush tjeter.

    T’i kushtosh nje editorial te tere denigrues Behxhet Pacollit, te ben te mendosh dhe hamendesosh se nga buron gjithe ky mllef dhe deshire perbaltjeje, se ne cfare kallosh Behxhet Pacolli i ka shkelur Meros apo miqve per shpirt te tij, se ku mbaron publicistika ne dobi te shoqerise dhe ku fillon perdorimi i shtypit si koburre, apo si blackmail.

  8. Kabashi says:

    Pacolli do ishte i mire per minister, por pa pages, skretaresh Linda Morinen, mjafton per Te ta kete emrin minister sa per t’u fryer e rrah gjoks, korruptuar te korruptuarit se gje tjeter nuk di.

  9. Lili says:

    Mero,mos harro se ky sikur haradinaj kane marr shume shume pak vota nga populli i Kosoves,po ky edhe Haradinaj bejne pazar si dje me armet si sot. Edhe behen bashke per Jo vetem pertorten po edhe per tepsine…
    Keta jane qeveritare vetem fale serbeve.
    Jo te shqiptareve.

    Prandaj disktutimet e Rames kudo te jete me ta nuk eshte gje pos nje nendiskutim me Serbine.
    Keta jane nje minorence shume e vogel ne kosove e vetem pazaet i mbjan gjalle.

  10. artan says:

    Mero, serish duket se nuk i ke mire punet me Pacollin.

  11. Shaba says:

    Lufte prones private dhe t’i bejme edhe pronaret e rinj “ish pronare” dhe ti shperblejme si “te persekutuar”.

  12. @ says:

    @shaba
    Prona private eshte e shenjte dhe duhet mbrojtur nga hajdutet e vjeter dhe sidomos te rinj, qe jane pasuruar duke vjedhur dhe mashtruar pronaret e ndershem. Historia e afert dhe e larget e shqiptareve, na ka treguar qe edhe pushtetaret, ne pergjithesi kane qene hajdute. Pacolli, sikurse e pershkruan realisht Meroja, futet tek Hajdutet..

  13. xhelo says:

    E ce duam Pacollin ,me mire me ca fshatare dhe cuba shpellash se dine tja shker..e shqiperine,na duhen dobica dhe sa me te varfer (me buke dhe qepe) qe kur ti versulen qytetit ta shkulin me rrenje.Mendimet fshatareske nuk na lene te ecim perpara,i bien fyellit ne te njejten vrime dhe nuk prodhijme zgjidhje por vetem inate.Ne si shqiptare kishim Vefan dhe Suden qe na rropen parate,ja me keta tipa mund te udhehiqet vendi..pak e kemi..Pacolli nuk te vjedhur gje ty o Mero .as qe ka pjerdhur fare per Shqiperine se nuk i duhet per asgje,nqs Pacolli hedh ndonje investim vetem mire do te jete..apo Bankers ne nafte qe na shkatarroi shqiperine..por ama jane amerikane(ka lezet kur te vjedhin te huajt ).Asnje nuk flet per mireseardhje,vetem xhelozi dhe intrige,

  14. astrit says:

    Qeveritaret e Tiranes, kane obligim shteteror e kombetar te presin kedo minister te jashtem qe shqiptaret e koseves e kane zgjedhur me zgjedhje te lira e demokratike me te gjitha nderet e respektet perkatese. Na pelqen Hoxha apo Bexheti kjo eshte personale e ketu nuk ja qesim dot me hamendesime. Se sa i vlefshem do jete Bexhet Pacolli per kosoven duhet te presim, e pastaj te reagojme. Une personalisht do te me pelqente Kurti kryeminister, por kjo deshira ime nuk eshte e rendesishme para votes qe kosova dha ne zgjedhje.

  15. Filimeni says:

    Mero, mos levize asnje pike apo presje. Ne Kosovaret e dijm mire se sa peshon Pacolli.
    Ky eshte nje shperlares i mire i parave, ka nje familje (vëllezërit) teresisht te pa shkolluar, teresishte me mentalitet malokçe.
    Investimin prej 6 miliardëve mund ta shihni vetem ne enderr, per 20 milion edhe aty dyshojë.
    Elokuent ne bisedime, pos Shaipi qe shet speca ne tregë.
    Kosova ka nevoje per nje Albin, e jo per keta mjerana.

  16. Kombi says:

    PACOLLI ERDHI NE QEVERI ,DUKE SHFRYTEZUAR PAMUNDESINE, QE KISHTE HARADINAJ PER TU BERE KRYEMINISTER . BESOJ QE PACOLLIT, DO TI DALI KALLAI PERSERI DHE DO TI MBETEN VETEM PARATE QE AI KA .

  17. Kozmo says:

    Sot per hire te se vertetes , ne Europe nuk behet politike ,por vetem EKONOMI . Dikur Pacolli eshte qare se qeveria nuk e lejonte te zhvillonte ekonomine e Kosoves . Sot arriti te jete pjese e saj dhe popullit i mbetet vetem te vjeli frytet e tij .

  18. dum-dum says:

    Po për Kryeministrin, nuk na the gjë, o Mero…(?!) Mos ki gajle, se të tillë i do dhe Evropa dhe Amerika, sepse tipa të tillë (injorantë-analfabetë), “të mbarojnë punë”, sot…! Dhe s’ma ha mëndja se beson që “ata” e bënë Kosovën për kosovarët…(!)

  19. Mentari says:

    Pse nuk thua qe ate ne Tirane e pret ai I Gjati,ai rrugaci qe ehte lidhur me krimin kombetar e Nderkombetar te droges dhe jo te mos lidhet me nje Pacoll te korruptuar e te dale boja per nga makinacionet qe ben per te fituar para etj.

  20. Karbunar. says:

    Po i bene shantazh qe te bleje pacavuren tende si gazetetema??ik ore komunist i pa fytyr.

  21. gjergji says:

    Ore Mero, kerkon teper ti nga liideret shqiptaret, mu kujtue tregimi biblik per shkatrrimin e Sodomes dhe Gomorres kur Profetit Abraham Zoti i premtoi se nuk do te shkaterroi qytetet nese i gjenn vetem 10 njerez te ndershem, te perkushtruar. Nuk e gjeti dot. Nuk i gjen as ti ore Mero kot e ke. politikan shqiptare te panjullosor nuk gjen.

  22. Jusuf says:

    Ne shkrimin fenomenal te Mero Bazes,per Pacollin,nje element kyq te pervojes se tij,te shkruar ne nje liber,mbi jeten e Pacollit,shkruan:”…nena me tha,djali im. Nese ke vendose te dalesh ne Europe shko ne Hamburg. Aty e ke fatin” Ky moment nuk thuhet,sigurisht Baze nuk e ka dite.

  23. Nela says:

    Mero,me duket qe gjithemone bene opoziten.Por te sigjeroj te besh nje uthetim per Kosove dhe te shohesh realitetin nga afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje