Opozitarët, si punëkërkuesit tek “Partizani i panjohur”

20 Shtator 2017, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që i ndodhi Edi Palokës mund t’i ndodhë kujtdo. Gjithandej gjenden qytetarë nervozë që mund të fyejnë apo shajnë deputetë apo politikanë të çdo niveli. Është rrisku i profesionit.

Por mënyra si reagoi Paloka nuk i ndodh gjithkujt. Ajo trego se opozita nuk e kupton përse ka dalë në opozitë.

Kur gjendesh para një reagimi publik kundër teje si politikan, duhet të bësh kujdes të kuptosh zemërimin.

Drama e qytetarëve që po ngelen pa shtëpi në Shkozë, është fundi i një shprese për t’i mbijetuar rrumpallës së kryeqytetit shqiptar të tranzicionit. Ata njerëz janë jo vetëm fatkeqë, por dhe të ndëshkuar nga politika, pasi falë saj, ata u lejuan të ndërtojnë shtëpi, në gjurmët e një unaze, që është projektuar qysh në kohë të komunizmit si e tillë.

Kur ata hodhën themelet, shkoi dikush para zgjedhjeve dhe u tha, vazhdoni. Pastaj kur hodhën çatitë, erdhën zgjedhjet e tjera dhe u thanë vazhdoni. Pastaj herë pas here, pas çdo palë zgjedhjesh, u thanë “rrini të qetë”, se nuk jua prishim. Me siguri diçka të tillë, u kanë thënë dhe socialistët në zgjedhjet e fundit.

Por e vërteta është se Unaza e Madhe, është vepër publike e cila duhet bërë dhe ata njerëz nuk duhen gënjyer dhe as duhet lejuar të gënjehen dhe më tej. Ata duhen strehuar!

Edi Paloka u bë nervoz , pasi nuk e kupton, se si mund ta shajë një qytetar, ndërkohë që ky shkon ti shprehë “solidaritetin” dhe mbështetjen e Lulit. Për faktin se këtu politika është bërë teatër, duke luajtur me njëri-tjetrin, politikanët mendojnë se dhe qytetarët janë bërë budallenj dhe e besojnë këtë teatër.

Reagimi ndaj Palokës, tregon se qytetarët kanë kujtesë dhe dinë ta kuptojnë se çfarë u ka ndodhur. Problemi i tyre është se duan një zgjidhje për vete dhe jo një zgjidhje për Palokën dhe Bashën për të ardhur në pushtet.

Ndaj ai reagim nuk duhet marrë si reagim kundër PD-së, as kundër opozitës, biles as vetë kundër Palokës, edhe pse ai u bë objekt sulmi. Është një sinjal që shoqëria e kupton teatrin e politikës dhe nuk ia hedh dot. Nuk ia hedh dot të miratosh një ligj për plehrat dje, e sot të dalësh të thuash nuk e lejojmë, njësoj siç kupton që kur ishe në pushtet e ke miratuar këtë projekt, e tani bën sikur të dhimbsen qytetarët.

Është një sinjal, se askush nuk e beson teatrin e politikës që luhet para kamerave.

Nga ana tjetër është dhe vetë një dramë për Partinë Demokratike, përfaqësuesen zyrtare të së djathtës në Shqipëri, që në mungesë të identitetit dhe një kauze të saj, i ngjitet nga pas çdo hallexhiu dhe problematike sociale të kryeqytetit, ngaqë s’kanë asnjë ide. Janë pak a shumë si ata punëtorët që dalin në mëngjes tek “Partizani i panjohur”, me shpresë se do vijë dikush t’i marrë në makinë për t’u dhënë një punë. Karikatura e sotme e opozitës në Shkozë ishte po kaq dëshpëruese. Ngjanin si opozitarë të papunë, që nuk i merrte askush në punë për të tillë.

Por drama e atyre qytetarëve nuk ka lidhje me dramën e opozitës. Ata rrezikojnë shumë në jetën e tyre. Bashkia ka premtuar qira për një vit dhe kredi për strehim. Ndoshta dhe më shumë mund të bëhet, duke futur dorën në xhep dhe qeveria, pasi faji i tyre i vetëm, është se kanë menduar se do t’i mbijetojnë rrumpallës politike të Tiranës. Përtej kësaj, ata duhet të jetojnë dhe të strehohen si gjithë të tjerët, edhe pse po paguajnë një çmim të rëndë të papërgjegjësisë politike në vend. Njësoj si ata, e paguanin në vitet 2000 banorët dhe ndërtuesit buzë Lanës ata të Parkut “Rinia” , pastaj ata të Komunës së Parisit etj.

Tirana e vitit 2017 është zhvendosur nga qendra në drejtim të Shkozës, dhe këtë duhet ta pranojmë si gjënë e mirë që po ndodh. Gjëja e vetme e keqe është teatri me ata njerëz. Që për fat ata nuk i gënjen dot.

11 komente në “Opozitarët, si punëkërkuesit tek “Partizani i panjohur””

  1. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Qeveria ne kete rast po ben nje krim!
    Po,po.Nje krim!!
    Sepse kur ka prishur ndertime pa leje,te legalizuar me rryshfete dhe korrupsion ne vende qe ka qene i ndaluar legalizimi,i ka kompesuar banoret.Ose nuk i ka prekur keto lloj ndertimesh te legalizuara me menyre korruptive duke thene se duhen kombesuar.
    Ndersa keta banore qe nuk arriten ti legalizoje shtepite sepse nuk kane paguar nen dore apo kane shpresuar tek legalizimi,qeveria ua shemb shtepite pa i kompesuar.
    D.m.th qeveria kompeson korrupsionin dhe paligjshmerine.

    1. Arton Tirona says:

      O Shqype Ilirise. Ju ka mbetur ora vetem tek parate “nen dore”. Jo or lum miku se projekti i unazes se madhe eshte me i vjeter sec je ti vete. Keta te gjore gjeten “toke pa zot” (?!) dhe i thane mendjes i futim nga nje te ndertuar ketu se askush nuk na i prish.
      Tirana do te zhvillohet dhe prishja e atyre shtepive nuk ka kthim. A mund te beje me shume Bashkia apo Qeveria se nje vit strehim + kredi te buta kjo mund te diskutohet. Por te thuash Qeveria PO BEN KRIM SE PO PRISH PALIGJSHMERINE kete vetem nje mendje e mbrapshte mund ta artikuloje.

  2. spartaku says:

    Vertete,ishte turp,kur nje grup deputetesh te pd-ke shkuan ne Shkoze me kryeneçesi,me tam tame,me nje fodullizem te papare,sikur ishin ata dhe vetem ata,qe,do te zgjidhnin hallexhinjet.Mire ja beri ai qytetari qe ja plasi ne fytyre Edi Paloqes,se kerkojne, qe mbi hallin e tyre,duan te perfitojne politikisht.Por ama nuk eshte vetem ky qytetar,ka dhe shume te jere qe bluajne perbrenda urrejtejen per pd-ke,por nuk kane guxim ta çfaqin.

  3. xhemal says:

    abuzivizmi eshte kethyer ne norme ne shqiperi .duhet te ndryshoj sa nuk eshte vone.se brezave qe do vine do u leme nje bombe te cfarosjes ne mase me 1000 probleme qe nuk do kete zot ti rregulloje .ambjetale .ekonomike.sociale shendetesor .konflikte pa fund .probleme per ujin.plehrat sherbimet publike.trasportin .shkollat.furnizimin me energji argetimin etj duhet vendosmeri e drejtesi .per kedo qytetaret nuk jane fajtore.por
    te jene edhe te pergjegjeshem per jeten e tyre nuk ndertohet kuturu mbi kanale apo ne zona te rrezikeshme per te jetuar lipset uje banjo.e energji .spital dhe pa shtet nje komunitet i civilizuar vendos ca rregulla qe duhen te zbatohen nga te gjithe 25 v jet ne shqiperi eshte mbjelle anarkia prandaj tani i vuajme.duhet sakrifikuar per nje te ardhme me te denje

  4. Vk says:

    Jo mero. Mos bej populizem. Se te gjithe thoni qe shteti duhet ti demshperbleje. Shteti nuk eshte shteti. Por xhepat e taksapagusve. Dmth un dhe ne te tjeret jemi shteti. Ne qe nuk zaptuam dhe nuk vodhem. Por me taksat qe paguaj une, nuk do kem sherbime nga shteti por leket e mija do ikin per demshperblim te atyre qe ndertuan pa leje duke zaptuar……atehere do dalim dhe ne te tjeret ne televizor duke protestuar. Se nuk dua te jap para qe te mi marrin zaptuesit

    1. LORA says:

      Vk,ndaj te njejten revolte me Ju,,,,por te adresuar tek dhjetra institucione ,qe paguhen nga taksat tona per mbrojtjen e territorit ,qofte edhe prej cmendurise kolektive.
      Pikerisht jane keto institucione ,qe me leket e xhepit te pergjegjesve qe kane emer dhe mbiemer, duhet te demshperblejne njerzit e familjeve qe u prishen shtepite.

  5. why ? says:

    Artikulli eshte i goditur dhe per Paloken mund te them se eshte plotesisht klloun politik.
    .
    Ka vetem nje difekt qe e ka gjithe shtypi shqiptar i huazuar nga ai voa-tar.
    .
    Besoj se ka ardhur koha qe periudha 1944-199o te mos quhet me periudhe komuniste por sic ishte realisht Periudhe Socjaliste
    sepse komunizmi akoma nuk ishte ndertuar ne Shqiperi
    .

  6. Fieri says:

    Pd-ja beri shume mire qe shkoi ne SHkoze ,por kishte bere nje gabim te madh ,sepse nuk kishte marr Strazimirin me kobure ne bres. Po te ishte Strazimiri apo edhe Flamuri e ta shikonte ai trmi qe iu turr Palokes. E ju turr, kujt ? Palokes qe vetem per sherr nuk e ” ke” E kini pre n parlamet? flet Rama e ai vetem e aprovon me koke…… PO di Edi Paloka se c’eshte poltika? Me sa di gomari te haj bar. Gomari do vetem gjemba ….

  7. Ilo says:

    Nuk i heq nji germe Mero! Ta lexojne opozita ne se ka opozite dhe pozita se cfare mund te beje dicka me shume!

  8. janette says:

    email:
    [email protected]
    Përshëndetje Unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj se unë mund të ju bëjë një hua të veçantë sipas ligjit të vendit tonë në Francë duke filluar nga: 2000 € deri në

    1.500.000 € me 2 deri në 3% të interesit.

    Ju duhet të bëni një hua, ju lutem vini re zonat në të cilat unë mund t’ju ndihmoj:
    * Financiare
    * Kredi për pasuri të paluajtshme
    * Kredi për investime
    * Auto Loan
    * Borxhi i konsolidimit
    * Linja e Kredisë
    * Hipotekë e dytë
    * Riblerje e kredisë
    * Kreditë personale që po synoni për një projekt dhe keni nevojë për financim, ose keni nevojë për para për të paguar faturat, fondet për të

    investoj
    në biznes.
    Pra, nëse keni nevojë për ndonjë hua ndërmjet individit, mos hezitoni të më kontaktoni për të gjetur më shumë rreth kërkesave të mia. Ju lutem më kontaktoni

    direkt nga

    mail nëse duhet të ndihet Email:

    [email protected]

  9. Tr says:

    SHUME, SHUME MIRE, PO JA BEN KJO QEVERI . BRAVOOOO.
    ATA JANE VETE FAJTORE NDERTUAN SHTEPI NE TOKE TE HUAJ ,PA LEJE NDERTIMI . NE CILIN VEND TE BOTES NDODH KJO ????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!! TE FLUTUROJNE ESHTE PAK , NA DASHKAN EDHE PARA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje