E vetmja gjë që po bën mirë Lulzim Basha, është që po flet për reformën zgjedhore qysh tani. Të tjerat, sidomos ato çfarë flet, duhet t’i mendojë. Sidomos kur vendos veton për sistemin, votimin elektronik, apo votën e emigrantëve, pasi po krijon vërtet dyshime që ose nuk di çfarë thotë, ose që është pjesë e ndonjë pazari për ta çuar PD-në, në fund fare.
Debati i parë, ai për sistemin, është një luks i madh për t’u prerë nga Lulzim Basha si fjalë e parë dhe e fundit. Lulzim Basha është ndoshta më i padituri dhe më i painformuari realisht mbi sistemet elektorale që janë përdorur në Shqipëri këto 25 vjet.
Ai vetë ka hyrë në politikë me një sistem të përzier me bazë propocionale dhe ka vazhduar me propocionalin rajonal. Që të dy janë sisteme që deformojnë votën, pasi nuk përputhet parimi “një votë, një qytetar”. I vetmi sistem i drejtë, ku i përgjigjet parimit “një votë, një qytetar”, është sistemi i vitit 1992, një sistem me bazë mazhoritare, ku korrektohen 40 vende në propocional. Më thjeshtë akoma, vetëm në vitin 1992, ti ishe i detyruar që po të votoje kandidatin, do të votoje automatikisht dhe partinë e tij, pa bërë lojën e “Dushkut”. Në ato zona elektorale, ku deputetët e një partie dilnin direkt nga vota e popullit, ajo parti nuk kompensohej në propocional. Kompensohej vetëm partia që nuk kishte mundur ta realizonte deputetin dhe që kishte kapur pragun elektoral.
Ky sistem është i vetmi që ruan edhe integritetin e parimit “një votë, një qytetar” dhe respekton votën popullore për partinë.
Të gjitha sistemet e tjera të reformuara pas tij janë ngritur mbi devijimin e votës së qytetarit dhe askush nuk i përgjigjet parimit “një votë, një qytetar”. Në disa sisteme, një votë vlen për pesë qytetarë e në disa pesë qytetarë vlejnë për një votë, në varësi të hapësirave që i është dhënë spekulimit të votmit për partinë.
Sistemi i pastër mazhoritar është po ashtu një sistem i drejtë, por shumë penalizues për partitë e vogla, biles dhe për partinë e dytë në shumë raste. Por është i drejtë në parim, pasi e respekton parimin “një votë, një qytetar”.
Kërkesa e prerë e Lulzim Bashës për sistem të pastër mazhoritar, duket e guximshme, po të kemi parasysh se zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri janë zhvilluar me këtë sistem, dhe PD ka humbur thellë, duke mos e ndalur dot Partinë e Punës, të merrte dy të tretat e Parlamentit. Dhe PD më 1991, kishte më shumë vota se sa ka partia e Bashës sot.
Mazhoritari nuk është një sistem për t’u kritikuar, por kam përshtypjen se Basha e thotë me një lehtësi të padurueshme mendimin e tij për reformën, pa u konsultuar as me të vetët, dhe as me ata që e njohin sistemin. Një gjë është e sigurtë, që me këtë sistem mazhoritar, PD shkon drejt një pakice të pakthyeshme më në shumicë. Ajo ka sot 8 deri 10 zona me shanse për të fituar, nga 100 zona elektorale. Tani Basha ose nuk kupton fare nga kjo punë, ose e thotë me shpresë që ta kundërshtojë PS dhe ai të gjejë një shkak për të përmbysur dialogun. Po në PS nuk besoj se gjen kaq budallenj që t’i bien të mirës me shkelma.
Nga ana tjetër, votimi i diasporës, që e përmend dhe Edi Rama, si premtim, duhet marrë me seriozitet dhe duhet ponderuar, për të zbutur peshën e votës së diasporës, që nuk jeton këtu, në raport me qytetarët që jetojnë dhe punojnë këtu.
Fjala vjen, ne mund të bëjmë 5 zona elektorale të diasporës dhe diaspora të votojë për pesë deputetët e saj, duke i ndarë propocionalisht sipas shteteve. I fiton ai shtet që kap numrin e votave për një deputet. Kjo shmang ndikimin e barabartë të votës së diasporës në raport me votuesin e brendshëm dhe respekton vullnetin politik të diasporës.
Në Parlamentin e viteve ’24-’39, Shqipëria ka pasur dy deputetë të Kosovës në Parlametin shqiptar, pasi e quante diasporë. Për shembull, Avni Rustemi ka qenë deputet i Kosovës.
Tani ky kriter mund të përdoret për shtetasit e Shqipërisë në botë.
Votimi elektronik në këtë rast do të ishte një zgjidhje perfekte, por mundësia për ta realizuar atë, duhet të kalojë përmes garancive ndërkombëtare, sidomos të OSBE. Në një vend ku opozita nuk beson as votën e shkruar e zeza mbi të bardhë, pranimi i numërimit elektronik, më duket më shumë një alibi e re për një humbje të thellë, se sa një zgjidhje që e shpëton nga humbja. Sidoqoftë, nëse ajo çertifikohet nga OSBE-ODHR, do të jetë një shpëtim për infrastrukturën e rënduar të zgjedhjeve që kemi, dhe rrjetin e komisionerëve dhe numëruesve të përjetshëm.
Të treja këto ndryshime, kërkojnë debat të madh dhe profesional, por kurrsesi kushtëzime dhe mendime personale, sidomos nga një kryetar partie. Lulzim Basha duhet të flasë i fundit për opsione konkrete, pasi jo vetëm që nuk di, por kështu si flet, ngjall shumë dyshime. Duket sikur ose nuk kupton gjë fare, ose vërtet ka pazar me Edi Ramën, që herën tjetër të dalë me 10 deputetë.
Llogjika atje te con.
Po të dhimbset dashuria e parë o Mero…
E vetmja here qe jam ne nje mendje me Lulash pordhen. Mazhoritari i paster me 100 zona e nxjerr PD me 12-15 deputete. Shifer qe i shkon tamam nje klike kriminale si PeDeja. Gabim i madh per Ramen nese nuk e pranon. Edhe LSI “futet ne uje” me kete sistem.
Kastriot Islami ne nje analize te tij dje, nese zgjedhjet do te zhvillohen me sistem maxhoritar, enxirrte PD-ne, me 8 deputete.
-Ndersa votimi elektronik nuk lejon shitblerjen e votes. Sepse mua po me dhane 50 mije leke, ne votimin elektronik, nuk votoj dot per ate qe me ka dhene leket.
-Ose kur votoj me kompjuter, une nuk e fotografoj dot gishtin ne ekranin e kompjuterit.
-Ndersa emigrantet duhet te votojne, sepse ata duhet te vendosin per te ardhmen tone qe rrime ketu ne Shqiperi. Ndersa ata s’duan t’ja dine c’bejne shqiptaret ne atdhe dhe mendojne per mireqeverisjen e vendit ku aktualisht jetojen.
Mero, kam nje vrejtje, jashte teme por me rendesi. Gjuha e shkruar korrekt tregon kulturen por edhe vleren e shkruesit, por ti shpesh e injoron kete fakt me lokalizma dhe zhargone te palejueshme. Konkretisht shkruan “te treja keto ndryshime”. Eshte jashte cdo rregulli gjuhesor dhe gabime te tilla perserit shpesh dhe nuk mendoj se padashje.
Lul Basha eshte nje karafil qe i ka dale boja dhe era.
Basha nuk ka asnje ide.Flet per te dale ne telivizor se i duket vetja i bukur kur buzeqesh.Me miqte e tij po mendon vetem per karriken vet.Me metoden komuniste,te eliminimit te kundershtarit politik me çdo menyre,po kerkon te ngrohe karriken e pervetesuar me hile me 22 korrik 2017..
Nuk kane pse kufizohen emigrantet ne zvogelimin e “peshes” se votes s etyre. Perderi sa pranohet se paraja e emigranteve ka qene burimi kryesor i zhvillimit ne Shqiperi, atehere edhe vlera e tyre ne votime nuk duhet te vihet ne dyshim.
Gjithashtu minoritetet duhet te kene nje numur fiks deputetesh, minoritaret te zgjedhin mes kandidateve ate qe desherojne.
Nje te tretes se popullsise qe jeton jashte Shqiperise e qe kontribuon per 25% te PBB ti propozon t’u japin vetem 5 deputete….ha ha ha
Avni Rustemi ka qene deputet i Prefektures se Kosoves qe perbehej nga nenprefekturat e Lumes, Hasit dhe Malesise se Gjakoves(Tropoja).