Foto e Ramës me Trump, si një leksion për opozitën!

21 Shtator 2017, 21:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Foto e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Trump është thjeshtë një foto. Është protokoll dhe një rit i Presidentit të SHBA me krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Samitin e OKB çdo shtator.

Nuk është as foto e lobuar nga Rama, as foto e diskutuar apo e vendosur nga Shtëpia e Bardhë.

Interesi ndaj fotos dhe zhurma banale rreth saj vjen për fat të keq nga përvoja e keqe e kundërshtarëve, nga ata që mendojnë se politika bëhet në foto.

Duke e shqiptarizuar politikën e SHBA dhe duke e përkthyer politikën e Uashingtonit, në kafenetë e Tiranës, kundërshtarët e Edi Ramës e ngritën strategjinë e fitores dhe kthimit të tyre në pushtet në vitin 2017, mbi faktin që Presidenti i ri i SHBA, nuk do t’i flasë me gojë Edi Ramës se e ka pas kundërshtuar në fushatë, dhe se Lulzim Basha i cili pagoi qimet e kokës, duke shkuar tre herë fshehurazi në SHBA, për të dalë në një foto me Trumpin, arriti ta sigurojë atë me pagesë dhe humbi.

Dhe nuk është puna se humbi prej fotos, por fotoja e tij me Trumpin, ngjitja e saj në furgonë nga Tritan Shehu nëpër rrugët e Lazaratit, mbajtja në dorë prej Lulit si hajmali, ishte në një farë mënyre banalizmi i çdo simboli politik amerikan në fushatën shqiptare. Në një farë mënyre u thuhej demokratëve, se kjo fotoja në furgon do na sjellë në pushtet.

Dhe pastaj shkuan dhe përtej fotos. Mitizuan përfshirjen e Edi Ramës në fushatë kundër Trumpit, hynë në beteja qesharake duke shpallur Sorosin armik të Shqipërisë, ndërkohë që është donatori më i madh privat i historisë së arsimit në Shqipëri dhe shoqërisë civile, dhe importuan dhe slloganin e Trumpit për fushatën e tyre.

E gjithë kjo jo vetëm që e banalizoi imazhin e politikës së SHBA në Shqipëri por dhe e dëmtoi atë, pasi e aplikuan si një dështim.

Edhe më qesharake, është detaji që përshkruante New York Times javën e kaluar, për kalvarin e Lulzim Bashës për të gjetur një njeri të Trumpit në SHBA dhe lobisti që u zgjodh për t’u paguar, pyetjen e parë që bëri ishte, “ku bie Shqipëria” dhe nëse “jeni miq të Amerikës apo demokraci ku votohet?”.

Për këtë shkak fotoja e çiftit kryeministror të Shqipërisë me çiftin presidencial amerikan ngjall humor me opozitën. Biles dhe vetë të fotografuarit mezi mbajnë të qeshurit, sikur të jenë duke parë se çfarë ndodh.

Mos u shqetësoni! Ajo foto e Edi Ramës me Doanld Trumpin nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Për Donald Trumpin, jo e jo.

Por për ju të opozitës, do të thotë shumë dhe është një mësim. Të mos bëheni idiotë, dhe të mos i merrni njerëzit për idiotë, duke i gënjyer me foto me lek. Kjo të paktën është falas. Është e vetmja vlerë në krahasim me atë të Lulzimit që pagoi miliona për ta blerë dhe miliona të tjera për ta shumëfishuar e për ta ngjitur nëpër furgona. Është dhe leksioni më i hidhur që mund të merrni, për të kuptuar se kush ju udhëheq!

14 komente në “Foto e Ramës me Trump, si një leksion për opozitën!”

  1. harillaqi says:

    Po, eshte e vertete kjo qe thoni ju zoti Mero.Fotoja e Rames ne Trump eshte vetem nje foto dhe kaq.Por jo si Basha qe foton qe beri me shume mundime e me shuma te medha dollaresh,t’i perdorte per propagand politike,duke u hedhur hi syve te gjithe demokrateve.Por edhe demokratet u treguan budallenj qe e pranuan dhe u genjyen.Qeshen dhe pallen si gomaret e Nartes.

  2. Aldi says:

    Idiot sshte Basha,idiot Rama qe do te tregoje ne foto se Trump nuk i mban meri(kush njeh Trump, di se ai influencohet nga fjalet si jue adolishent, kujtoni Merryl Strip ) , idiot dhe ti qe vrapon te mbrosh telenovelen e fundit turke ne Shqiperi… Jeni oer turp,per neveri ,te gjithe…provinciale per t’u meshiruar…

    1. Une says:

      Truth Hurts! Si tyc Vicidoli qe je do ta mbrosh Bashuqin tend me sa te mundesh. Fakti qe e din te gjithe eshte qe ai la leshte per nje cope foto. Edi shkon per mbledhjen e OKBse dhe e beri foton pa paguar asnje kacidhe! Kush eshte idjot ketu: Edi apo Lulushja?

  3. Aldi says:

    Idiot eshte Basha,idiot Rama qe do te tregoje ne foto se Trump nuk i mban meri(kush njeh Trump, di se ai influencohet nga fjalet si nje
    adolishent, kujtoni Merryl Strip ) , idiot dhe ti qe vrapon te mbrosh telenovelen e fundit turke ne Shqiperi… Jeni per turp,per neveri ,te gjithe…provinciale per t’u meshiruar…

  4. ta says:

    po parate qe vodhi ne rrugen e kombit,e te tjera vjedhje perse do i perdore,te hane dhe ata qe i fshijne bythen trampit[trapit]

  5. Porti says:

    Ne fakt politika po behet vec me foto dhe facebook apo jo?
    Mbi kete duhet te shkruani z. Mero

  6. ilir says:

    Mero,
    Me ate “Se ku bie Shqiperia ?” eshte nje koment qe e hedh poshte artikullin tend…… Nuk ke pse e poshteron Vendin, ka vende shume me te vogla dhe qe njihen mbare botes. N.q.s ai qe e ka thene (Nq.s. eshte e vertete) tregon se eshte injorant sepse nuk njeh Gjeografine dhe minimumi nje
    Search ne Google.

    1. Pou says:

      I ofenduari qe nuk ka dale nga katundi i tij. Ky eshte relaiteti, nul e dine lu bie Shqiperia dhe pike

  7. Sirius says:

    Po ca leksioni thua o Mero. Rama nuk ka bythe e nuk eshte burre, se po te ishte nuk dilte ne foto me Trumpin qe e denigroi gjate fushates ekektorale qofte kjo edhe per konsum te brendshem politik. Ti vazhdon e merresh me opoziten. Po normale se ju lepini ate qe peshtyni dhe shkoni ku eshte tagjia. Por te pakten mos shisni moral, se aty eshte qe te hapni barkun fare. Thjesht raportoni si gazetare qe jeni, dhe lereni moralin se nuk eshte ves i juaji ai. Mero djali nuk ka me budallenj ne kete bote, por njerezit jane ndare si pjese e se mires dhe e se keqes. Dhe ata qe e kane ndare mendjen dhe nuk bien ne nivelin e plehrave, pavaresisht llogarise bankare.

    Dhe mundesisht ju lutemi ti postoni komentet neqoftese e konsideroni kete faqe si te “pavarur”.politikisht.

  8. Sirius says:

    Po ca leksioni thua o Mero. Rama nuk ka bythe e nuk eshte burre, se po te ishte nuk dilte ne foto me Trumpin qe e denigroi gjate fushates ekektorale qofte kjo edhe per konsum te brendshem politik. Ti vazhdon e merresh me opoziten. Po normale se ju lepini ate qe peshtyni dhe shkoni ku eshte tagjia. Por te pakten mos shisni moral, se aty eshte qe te hapni barkun fare. Thjesht raportoni si gazetare qe jeni, dhe lereni moralin se nuk eshte ves i juaji ai. Mero djali nuk ka me budallenj ne kete bote, por njerezit jane ndare si pjese e se mires dhe e se keqes. Dhe ata qe e kane ndare mendjen nuk bien ne nivelin e plehrave, pavaresisht llogarise bankare.

    Dhe mundesisht ju lutemi ti postoni komentet neqoftese e konsideroni kete faqe si te “pavarur”.politikisht.

  9. D. Didani says:

    Idiot je ti Aldi qe nuk kuptove asgje nga analiza qe beri Mero,idiot qe flet kodra pas bregut,Idiot qe kalove si Pindari ne telenovela,….dhe po flet per provincialet ti qe nuk di te shkruash akoma!!!(jeni oer turp,per neveri,te gjithe…provinciale per t’u meshiruar!!!!) ….Pyetje :Ku eshte problemi??

  10. Bogonica says:

    “Aldi” dhe ju te tjeret si ai.Ju jeni larg gjykimit te ftohet,jeni partiak te lidhur me interesa,ndryshe nuk kuptoheni. Z.Baze po ua “thyen” turinjte duke ju publikuar ai vete ato qe thoni ju per ‘te,nderkaq ju shkruani me mendimin se nuk do ua publikoje.Tani qe shihni veten tuaj cullak ju vjen turp nga vetja.Nuk e njoh fare Mero Bazen,nuk e kam takuar asnjehere,nuk kam asnje interes prej tij dhe ai prej meje,nuk merrem me politike,dhe asnje nga familjaret e mij nuk eshte pjese e administartes shtetrore.Nje gje dua ta them:Mero Baze me median e tij eshte me afer te vertetes.Te gjithe jane te lire te publikojne ne medien e tij.Natyrisht qe e mira nuk ka fund dhe ne medien e z.Baze ka vend per korigjime e permirsime te vazhdueshme,sidomos per korrektesine gjuhesore.

  11. mirel says:

    Pse ha mut kot o merum. Ti vete dole dhe mbrojte Ramutin duke thene se pak kohe do duhet ti dali fjala, me shpresen se Trump do rrezohej.
    Po ik se ne ka njeri qe duhet te jete zhgenjyer nga Edi Ramuti ai duhet te jete Bill Klinton.
    Trump politike ben, Ramuti politike po ashtu, por Clintonet rrezik nuk i mban vendi kur shikojne kete rrezil si Ramiu qe e prune deri ne Amerike per propagande anttitrump, dhe ky si servil i ndyre beri ate qe sbehej ne asnje nivel shteror. Tani vete e del foto me te. Me siguri Hilari thote cfare legeni..

  12. sit .back. _and_ relaks says:

    hajde Mero hajde, edhe pak dhe do quhesh Mero Balliu ose Fahri Baze. Me keto editoriale qe ke zene te besh edhe Fahri Balliu duket me gazetar e me i pavarur se ty. Do kete qene llokem goxha e madhe ajo qe te ka dhene mister Edi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje