"Gërdec" në Ukrainë, shpërthen depoja e municioneve

27 Shtator 2017, 17:10Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Ukrainën. Një shpërthim masiv ka ndodhur në një depo ushtarake në Ukrainën qendrore.

Rreth 30. 000 persona janë evakuuar nga kjo zonë dhe ende nuk flitet për viktima. Një pjesë të mirë te vendit janë ndërprerë furnizimet me gaz dhe energji elektrike.

 “The Independent” raporton se deri më tani një person është njoftuar i plagosur.

Shërbimet emergjente të Ukrainës thanë se shpërthimi ndodhi në një bazë ushtarake pranë Kalynivkas në rajonin Vynnytsya, 270 km në perëndim të kryeqytetit Kiev.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, i cili mbërriti në vendngjarje disa orë më vonë tha se shkaku i rënies së zjarrit po hetohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje