Forumi Ekonomik Global ka publikuar raportin e konkurrueshmërisë globale 2017-2018, ku Shqipëria është renditur në vendin e 75 nga 137 shtete, me një përmirësim prej 5 vendesh në raport me vitin e kaluar dhe duke pasur pozicionimin më të mirë në rajon.
Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë taksat, me 21.7 pikë. Shqetësimi i dytë është korrupsioni, me 16.4 pikë.
Më pas renditen aksesi në financë, rregullimi i taksave, qeverisje ineficiente dhe burokratike, forca e papërshtatshme e punës, inflacioni, etika e ulët e forcës së punës, për të vijuar deri te shqetësimet më të vogla si regjimi i monedhave të huaja dhe rregullat kufizuese të tregut të punës.
Një vit më parë, në renditjen e vitit 2016 kishte qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.
Nga një listë prej 16 faktorësh, drejtuesit ekzekutive të anketuar nga Forumi Ekonomik Global u pyetën që të zgjidhnin pesë faktorët më problematikë për të bërë biznes në vendin e tyre dhe t’i rendisin ato midis 1 (më problematiku) dhe 5. Pikëzimi i korrespondon peshimit të përgjigjeve në bazë të renditjes.
Edhe në Serbi (në vendin e 78), që ka taksa të krahasueshme me ne, shqetësimi kryesor janë taksat, ndërsa në Mal të zi është aksesi në financë, ndërsa taksat jashtë shqetësimi i shtatë. Në Bosnjë, që është në total në vendin e 103, shqetësimi kryesor është ineficienca dhe burokracia e qeverisë, teksa ky shtet vuan pasojat e ndarjes etnike dhe institucionale. Maqedonia mungon këtë vit në renditje.
Raporti i konkurrueshmërisë globale merr në konsideratë 12 shtylla kryesore : institucionet; Infrastruktura; mjedisi makroekonomik, shëndeti dhe edukimi parësor; edukimi i lartë dhe trajnimi; eficienca e tregjeve; eficienca e tregjeve të punës; zhvillimet e tregut financiar; teknologjia; madhësia e tregjeve; sofistikimi i bizneseve; novacioni.
Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar, ku renditet në vendin e 36. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive, në vendin e 49.
Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit, ku sidomos për novacionin është e 87-a. Negative është edhe renditja për madhësinë e tregut, në vendin e 2017, por kjo lidhet kryesisht me popullsinë e vogël të vendit.
Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia. (monitor)
Mbetet pozitive fakti qe Shqiperia nuk ka bere hapa prapa, por duhet te punoj edhe me shume ne lidhje me konkurrueshmerine, korrupsionin etj per ti permiresuar apo reduktuar pasojat negative te ketyre fenomeneve, besoj se reformat qe po ndermerr qeveria do te sjellin mundesia me te mira per ekonomine e vendit dhe klime me te permiresuar per biznesin e huaj dhe vendas.
qeveria eshte e angazhuar plotesisht ne zbatimin e reformave te cilat do te kontribuojne ne menyre domethenese ne permiresimin e klimes se te berit biznes si dhe do te rrisin besimin e investitoreve te huaj dhe vendas, lehtesimi dhe permiresimi i proceduarve te te berit biznes, por edhe zhvillimi ekonomik jane shume te rendesishme dhe tiu bashkuar prespektives europiane ne kete menyre do te behet dicka pozitive ne kete drejtim
Nuk besoj se ka pengesa per biznesin duke u mbeshtetur ne ulje e taksave dhe ne heqjen e nje takes te rendesishme asaj te biznesit te vogel cka jep nje frymarrje per vendin.
Lufta ndaj informalitetit ka rritu besimin raporti me duket artificial eshte bere nje pune e mire me financat por syri diabolik do anarki.
Sme duket dhe aq I besueshme ky raport. Biznesi eshte me I sigurt sot se dje. Ky eshte fakt