Talebanët sulmojnë me predha aeroportin ku u ul krahu i djathtë i Donald Trump

27 Shtator 2017, 19:36Bota TEMA

Talebanët kanë thënë se ata kanë shënjestruar aeroplanin e sekretarit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, në një sulm në aeroportin e Kabulit.

Sipas zyrtarëve afgane, kryengritësit kanë hedhur gjashtë predha afër aeroportit, ku një prej tyre kishte goditur një shtëpi afër.

Mattis dhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ishin në aeroport në kohën kur kishte ndodhur sulmi.

Ata po takoheshin në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm afgan, Najib Danish, ka thënë se “tre terroristë janë vrarë në Afganistan nga frocat e sigurisë”, sipas tij edhe 11 civilë janë plagosur nga sulmet.

Jim Mattis e ka cilësuar këtë sulm si krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje