Property management apo menaxhimi i pronave komerciale dhe jo vetëm është një proçes tejet kompleks dhe jo mjaft i aplikuar në Shqipëri. Një nga kompanitë që ka një experience të gjërë në këtë fushë në Shqipëri është ACREM (Albanian Commerical Real Estate Management), pjesë e Grupit Balfin.
Aktualisht kompania Acrem menaxhon qëndra tregtare të tillë si TEG (qëndra më e madhe në vend),QTU dhe AOOS, zyra në qëndra biznesi. Gjithashtu ACREM administron ambiente banimi si Ambasador 3 ku numërohen rreth 155 apartamente luksoze banimi dhe 123 vende parkimi, duke ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit, kompleksin rezidencial “Rolling Hills Luxury Residences” i cili është një kompleks me 122 vila elegante, i pari i këtij lloji në Shqipëri ku edhe falë administrimit të ACREM kompleksi ofron një eksperiencë luksoze të sigurtë. Në fokus dhe shumë projekte të tjera që priten të zhvillohen në të ardhmen.
Për t’u njohur më nga afër me këtë lloj biznesi dhe me proçeset dhe shërbimet e ndryshme që ofrohen në këtë drejtim u takuam me Mariola Kuçi, Drejtoreshë Ekzekutive e ACREM.
Përshëndetje Mariola! Së pari mund të na thoni pak më shumë mbi kompaninë ACREM. Cili është historiku i saj? Kur është themeluar?
ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është pjesë e Balfin GROUP, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
ACREM është themeluar në vitin 2005, duke marrë përsipër menaxhimin e suksesshëm të QTU, Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri. Kompania ka në menaxhim qëndra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmënden TEG, QTU, Qendra Tregtare Fier ‘AOOS’, Rolling Hills, Ambasador 3 etj. Mund të themi me bindjen më të plotë që ACREM tashmë ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme.
Cilat janë shërbimet që ju ofroni dhe cilët janë përfituesit e këtyre shërbimeve?
Me një rrjet profesionistësh, ACREM ofron një paketë të gjërë shërbimesh si:
Menaxhim të qëndrave tregtare; Administrim i njësive të banimit; Menaxhimin e pasurive të paluajtshme brenda dhe jashtë grupit Balfin; Qiradhënie të njësive të biznesit dhe banimit; Marketing. Mirëmbajtje Pronë me shërbime si: Mirëmbajtje teknike e pronës; Konsulencë Financiare; Shërbime Profesionale Pastrimi; Shërbimi Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim (DDD); Mirëmbajtje Gjelbërim; Ruajtja e Objekteve (Security); Menaxhimi i Mbetjeve, Tërheqje e Mbetjeve Urbane; etj.
Qëndrat Tregtare nën menaxhimin e pasurive të paluajtshme nga ACREM janë kthyer në destinacionet e blerjeve më të vizituara në Shqipëri, dhe vendi më i përshtatshëm dhe shumë i dukshëm që ofron mundësi të mëdha për të zhvilluar një aktivitet apo promovim. Gjithashtu, nëse kërkoni ambiente për banim, njësi biznesi, zyra apo magazina jeni sërisht në vendin e duhur. Ne angazhohemi të ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për identifikimin dhe qiramarrjen e një prone të paluajtshme qofshin këto njësi biznesi, banimi etj sipas kërkesave të paraqitura nga klienti qoftë ky biznes apo individ. Kryejmë kërkime në tregun e pasurive të paluajtshme për të identifikuar pronën e duhur, që të plotësoje kërkesat e klientit për qiramarrjen nga ana e tij, si dhe asistojmë në realizimin e qiramarrjes së pronës për klientin. Ekspertët tanë imobiliarë marrin pjesë në negocimin për nënshkrimin e kontratës së qiramarrjes së pronës që do të merret me qira nga klienti, duke ju shërbyer interesave tuaja.
Cilat janë disa nga probelemet që hasni në punën tuaj të përditshme dhe si i zgjidhni ato?
Menaxhimi dhe ndërveprimi me klientët është një fushë e vështirë. Përveç kësaj, klientët tanë vijnë nga biznese të ndryshme ndaj edhe në aktivitetin tonë ditor hasim problematika nga më të ndryshmet. Por me kalimin e kohës dhe falë eksperiencës ndër vite me një staf stabël e të dedikuar ato bëhen totalisht të trajtueshme duke i kushtuar vëmendje të menjëhershme. Në momentin që njihemi me arsyet e çdo çështje, punojmë për trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. Mund të punojmë për të parandaluar humbjen e klientëve duke u marrë me çështjet në mënyrë aktive. Ndaj, të qënit të aftë të identifikojmë dhe të adresojmë problematikat sa më shpejt të jetë e mundur na ndihmon që të rrisim pritshmërite e klienteve.
Çfarë marrëdhëniesh keni me klientët tuaj në ambjentet e ndryshme që ju menaxhoni?
Pavarësisht tipologjive të bashkëpunëtorëve tanë (kështu i quajmë ne klientët) që është e ndryshme, kjo nuk na pengon të kemi nje marëdhënie korrekte, profesionale dhe të shëndoshë me ta. Ajo çka mbajmë ne si trofe tashmë është BESNIKËRIA e tyre dhe bashkëpunëtorët besnikë krijohen nga reciprociteti, një konstrukt social që rrit besnikërinë. Ne jemi transparentë rreth aktiviteteve që kryejme, komunikojmë rezultatet rregullisht, shikojmë dhe ofrojmë mundësi për përmirësim. Kërkojmë feedback të rregullt nga të gjithë dhe krijojmë kujtime rreth suksesit tonë të përbashkët. Është konsistenca që ndërton besimin me partneret. Ata dinë se çfarë të presin dhe mund të mbështeten në skuadrën tonë, në strategjitë e marketingut që ne krijojmë për të përftuar rezultatet e kërkuara.
Kultura e kompanisë sonë, lidershipi , praktikat e biznesit dhe Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët kontribuojnë të gjitha në mbajtjen e nje marrëdhënie të shëndetshme me bashkëpunëtorët.
Cilat janë planet e ACREM për të ardhmen?
ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer konsumatore, bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në eksperiencën e fituar në treg.
Në vijim të zhvillimit të shërbimeve tona të lart përmendura së fundmi kemi marrë Liçencen për Formimin Profesional të Administratorëve të godinave të banimit, shërbim ky që do të jetë në fokusin tonë këtë fundvit.
ACREM krijon vlerë për klientët duke ofruar shërbime këshillimore nga faza e zhvillimit të konceptit, përmes menaxhimit të projektit në zbatimin e proçesit të marketingut dhe leasing-ut, përfshirë planifikimin dhe konsulencën e planeve tuaja për zhvillim, studimet e fizibilitetit, përzierjen e qiramarrësve, këshilla financiare, vlerësimin, menaxhimin e pronës dhe objekteve e shumë më tepër.
Duke perfituar nga marrëdhënia jonë kombinuar me ekspertizën lokale të shitjes me pakicë sjellim pranë jush një pasuri të mundësive të reja për zhvillim, që ju ftojmë ti shfrytëzoni!
Për më shumë informacion na vizitoni në www.acrem.al.