Nga David Ignatius
Zyrtarët e lartë të SHBA-ve kanë thënë në mënyrë të përsëritur se Amerika po kërkon një zgjidhje diplomatike për krizën bërthamore me Korenë e Veriut. Por komentet ofenduese të Presidentit Trump ndaj udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duket se kanë bërë një zgjidhje të tillë me negociata më të vështirë.
Në atmosferën kaotike nga qeverisja – nga Twitter- të administratës Trump, asnjë udhëheqës i lartë nuk ka pyetur publikisht nëse fjalët ofenduese të presidentit për “Rocket Man” dhe kërcënimi i tij për “shkatërrimin total” të Koresë së Veriut kanë dëmtuar strategjinë e tij.
Por ka shqetësim në rritje se, siç shkroi ish-diplomati i SHBA-ve dhe ekspert mbi Korenë e Veriut, Joseph DeThomas, të hënën në blogun e 38 North, komentet e Trump “mund të kenë mbyllur dyert e mbetura të hapyre” për një zgjidhje të shpejtë diplomatike të situatës.
Vëzhguesit me eksperiencë rreth koresë besojnë se kërcënimet e Trump kanë thelluar rezistencën e Kim ndaj koncesioneve dhe se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk ka gjasa të tërhiqet nën presionin e Uashingtonit. Duke iu përgjigjur personalisht shpërthimit të Trump dhe duke lëshuar kundërthkrimet e veta, Kim e ka bashkangjitur konfrontimin me prestigjin e tij personal dhe statusin e gjysmës së familjes së tij.
Komente përçarëse të Trump-it padyshim kanë shkaktuar disa shqetësime në Phenian, pasi udhëheqësit atje përpiqen të dallojnë sinjalin nga zhurma. Por, çdo përfitim nga paparashikueshmëria e Trump ndoshta u fshi nga kërcënimet për të zhdukur Korenë e Veriut dhe udhëheqësit e saj nëse ata mbeten sfidues.
Zyrtarët që u shfaqën shpresëplot për perspektivat diplomatike vetëm disa javë më parë, tani duken të shqetësuar se Kim mund të kërkojë një raund tjetër eskalimi. Një mundësi është një test i raketave balistike ndër-kontinentale, duke dalë shumë larg mbi Paqësorin, për të demonstruar gamën e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut ndoshta mund të lëshojë gjithashtu një raketë hidrogjeni në majë të njërit prej këtyre raketave në mënyrë që ajo të shpërthejë në oqean, megjithëse kjo do të rrezikonte hakmarrjen e shpejtë të SHBA-ve. Koreanët e Veriut gjithashtu mund të testojnë raketat balistike të nisura nga nëndetëset për të demonstruar një aftësi të dytë goditëse pas ndonjë sulmi parandalues të SHBA-ve.
Konflikti sigurisht që nuk është i pashmangshëm edhe pas deklaratës së të hënës nga Ministri i Jashtëm Ri Yong Ho se komentet e Trump në OKB nënkuptonin se “Shtetet e Bashkuara deklaruan luftë vendit tonë”.
Por analistët besojnë se kërcënimet e Ri për të sulmuar aeroplanët që fluturojnë pranë hapësirës ajrore të Koresë së Veriut ishin serioze. Ndërsa të dyja palët po e shoqërojnë retorikën e tyre me shfaqje të pajisjeve ushtarake, rreziku i aksidenteve dhe llogaritjeve të gabuara rritet.
Vëzhguesit e koresë theksojnë se për 70 vjet, identiteti i Koresë së Veriut ka qenë ai i një vendi të vogël sfidues, të armatosur deri në dhëmbë, që mbijeton duke mos i’u dorëzuar asnjë kërcënimi të jashtëm. Qëndrimi i regjimit është: “Nuk na shqetëson që të vdesim, por do të bëjmë që ju të paguani një çmim që ju nuk dëshironi të paguani”.
Administrata e Trump ka shpresuar të përdorë Kinën si levë kundër këtij armiku të zjarrtë. Por Pheniani duket i papërshkueshëm nga kërcënimet e Pekinit. Edhe pse Kina është bashkuar me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Koreja e Veriut ka denoncuar atë që e sheh si ndëshkim të fqinjit të saj.
Një shembull i indinjatës së Pyongyangut është një artikull i titulluar “Veprat e shëmtuara dhe të pacipa të mediave kineze që u shpërfillën”, i shpërndarë më 22 shtator nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut. Duke i quajtur sanksionet “jashtëqitjet e pista të reaksionarëve të historisë”, artikulli thonte se Koreja e Veriut “me të vërtetë ndihet e turpëruar” kur ata shohin Kinën” të lidhur nga Shtetet e Bashkuara”.
Ky artikull përshkruan se Koreja e Veriut e pakorruptuar, me krenari reziston e vetme: “ndonëse është e vogël në territor dhe popullsi, njerëzit e DPRK-së kanë një pasuri të tillë. . . duke qëndruar kundër “superfuqisë së vetme botërore””.
Shpresat që rrethi i brendshëm i Kim mund të fragmentohet, pasi konfrontimet po eskalohen, ndoshta janë të gabuara. Zyrtarë të lartë ushtarakë, politikë dhe të inteligjencës të Koresë së Veriut duken të bindur se nëse regjimi i Kim bie, ata rrëzohen me të. Fati i familjes dhe i bashkëpunëtorëve të Saddam Husseinit ofron një mësim të zymtë që personat e brendshëm nuk mund të ndahen lehtë nga regjimi.
Cila qasje mund t’i lejojë Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut të largohen nga pragu i luftës? Ndoshta do të fillojë me një koncesion nga Uashingtoni që të lehtësonte ankthin e Koresë së Veriut. Një mundësi do të ishte një propozim i SHBA-së për të kufizuar fushëveprimin e ushtrimit të përbashkët ushtarak të SHBA-Kore e Jugut, në vitin 2018.
Një opsion i çmendur do të ishte një gjest dramatik nga Trump për “të shkuar në Kore”, siç Dwight D. Eisenhower u zotua të bënte në vitin 1952, gjatë kulmit të Luftës Koreane. Për një president që e do dramën, do të ishte vështirë rrahja e një takimi në zonën e çmilitarizuar.
Hapat e parë larg konfrontimit do të duhet të jenë të vogla. Pra, retorika e Trump mund të ketë shkatërruar një marrëveshje të madhe, tani për tani. Një deklaratë fillestare për të zvogëluar tensionet mund të pasohet nga masa të tjera të ndërtimit të besimit, dhe pastaj, përfundimisht, bisedime për de-nuklearizimin dhe zvogëlimin e forcave amerikane në rajon.
Leksioni modest që Trump duhet të mësojë: Ai e ka orientuar rrugën e tij drejt buzës të një shkëmbi. Tani ai duhet të ndalojë së shkreptuari me fjalë dhe të fillojë të negociojë. /The Washington Post – Lexo.al/
NUK ka pordh zoti tramp , atje ka çeço biçak , nuk esht sadam ai me nje ushtri totalisht te shpartalluar , aty kujdes do vrasesh veten , me mir mere shtuar bej leshimet e tua dhe ai te vetat , te dy te distancoheni me dinjitet , mos luani me jeten e ter globit , per kapriço adoleshentesh kush je ti e kush jam un , ne kte koh 50 mij rrugaç te isisit çoroditen ter ushtrin e botes , jo nje vend i disiplinuar i konsoliduar me 11 milion trupa , ku 1.5 milion jan ushtar gazerme siç esht koreja veriut , kujdes esht shtet komunist , vdesin te ter per kauzen dhe vendin e tyre , jan te brumosur me ate moral ,nuk jan ushtri me deve si ne orient mos e ngaterroni kekun me byrekun se do jet shokuse per ameriken dhe per ter boten ,me shtruar zoti trap . lufta nuk esht sfilat mode.