Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka deklaruar dje gjatë një interviste në Top-Story se Shqipëria dhe Greqia janë shumë afër gjetjes së një mirëpkuptimi të ri për çështjen e ligjit të luftës.
“Është një çështje që nuk do të doja të prodhoja lajm, por me bindje të plotë them sonte që për ligjin e luftës jemi shumë herë më afër zgjidhjes seç kemi qenë para një apo dy vitesh”, tha Bushati.
Ai nuk ka zbuluar detaje, por nëse një gjë e tillë realizohet, atëherë procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është më i afërt. Bushati ka folur për kërkesat e Greqisë për minoritetin grek, ai ka nënvizuar se Shqipëria ka përmbushur angazhimet e veta, ndërkohë që edhe ligji i ri për pakicat i përgjigjet një prej 12 rekomandimeve që i janë vënë vendit tonë, që në origjinë është një propozim i Këshillit të Europës.
Bushati ka sjellë në vëmendje se Greqia vetë nuk është pjesë e Konventës Kuadër për Minoritetet dhe nuk e ka një ligj për pakicat, por siç u shpreh ai, “kjo nuk na ka penguar neve të bëjmë punën tonë”.
I pyetur për marrëveshjen e detit, ministri la të kuptohet se palët janë larg njëra-tjetrës.
“Ndërmjet ekspertëve tanë dhe atyre grekë ka pasur seanca konsultimi dhe shkëmbimi pikëpamjesh. Nuk jam në gjendje të them sonte tërheqjen e palëve sa i takon qëndrimeve të tyre, por janë ideuar gjurmët që mund të çojnë në një marrëveshje të re. Nuk bëhet fjalë për negocim apo rinegocim të marrëveshjes së pare”, tha ai.
O shoku ditmir
Per nje gje jam 100% i sigurt marveshja e detit do jete 100% ajo e sali berishes.
Sic jam 100% i sigurt se greket as nuk kane pasur problem dhe as e kane ligjin e luftes per ta hequr edhe formalisht.
Sic jam 100% i sigurt se nuk do vazhdoje grabitja e pronave ne himare.
Sic jam i sigurt 100 % se propagandes idiote erdoganiste te rilindjes i erdhi fundi dhe nuk e beson me asnje idiot.
Problemin me te madh une e shof te turko-arabet qe flasin shqip me se do meren. Apo fillon lufta per ndarjen e turqise dhe nuk kane kohe te meren me gje tjeter po do meren me hallin e kasolles se tyre qe po bie e do i zeri brenda.
Gallate do shofim do kenaqemi.
Ne bejme punen tone, Ata nuk bejne punen e tyre !!
MEGJITHATE VAZHDOJNE TE LLAPIN KUNDER NESH.