Çfarë dëgjuam nga Lulzim Basha, Sali Berisha & co kundër shqiptarëve?

29 Shtator 2017, 09:09Politika TEMA

Nga Taulant Balla*

“Shqiptarët nëpër botë janë kriminelë” – kjo është fraza që ka qenë në të gjitha fjalimet e deritanishme të deputetëve të Partisë Demokratike.

E turpshme!

Krimi etnik shqiptar, kjo është fraza e dytë. Gjeni një prej fjalosësve të shqiptarëve në këtë krah të sallës, që kanë marrë detyrën t’i përfaqësojnë demokratët shqiptarë, që nuk tha këtë gjë.

Nuk dua t’i fsheh fare sot gjithë dyshimet e mia se e gjithë kjo strategji pa strateg për të demonizuar emigracionin shqiptar në Angli, në Hollandë, në Francë, në Itali, kjo ndoshta është paranxehja juaj për të kundërshtuar votën e emigrantëve.

Sot po i bëni emigrantët kriminelë, e nesër në Komisionin e Reformës Zgjedhore të mos pranoni votën e emigrantëve, sepse të gjithë shqiptarët që janë në emigracion, sipas Partisë Demokratike, janë kriminelë.

Turp! Ky është një turp për atë parti e cila në vitin 1990 u krijua mbi idealet e një Shqipërie të lirë, demokratike dhe sigurisht të përfaqësimit të çdo shtrese të shqiptarëve. I keni harruar ju idealet e dhjetorit? Kjo është një çështje që pak rëndësi ka.

Fjalia e tretë ishte: “Shqiptarëve do t’u vendosen vizat”. E tha Tritani, e tha Saliu, e tha z. Lulzim, që të gjithë.

Ç’fitoni ju në rast se shqiptarëve, sipas jush, iu vendoskan vizat?

Do të doja të ndaja me ju një moment nga Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane në datë 5 shtator, në Kopenhagen. Si shqiptar më vjen keq për vetminë e madhe të kryetarit të Partisë Demokratike mes të gjitha delegacioneve. Ku një gjerman i mirë, mik i shqiptarëve, pas pesë orëve pasi kishte vështruar vetminë e z. Lulzim, i kish thënë: “Mos kujton që ne e kemi gabimin apo ti e ke gabimin?”

Ndrysho ambasadorët, Lulzim, sepse kështu si e ke nisur nuk ka për të të pritur njeri më.

Dhe gjithë kësaj historie të turpshme i vuri qershinë mbi tortë sot një sulm i papranueshëm. Me këtë na kujtove sot miken tënde të ngushtë Jozefina Topallin. Iu sule eurodeputetëve rumunë me një fyerje që shkon deri në rracizëm, se sipas teje, ashtu sikurse të gjithë rumunët, edhe shqiptarët u shiskan për para.

T’i thuash zv. presidentit të grupit të dytë më të madh socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, mikut tonë Viktor Bostinaru, se është një majmun, kjo është një fyerje për të cilën sigurisht zotëria në fjalë ka të gjithë të drejtën të marrë të gjitha procedurat, sikurse i ka marrë edhe disa vite më parë ndaj zonjës Topalli, e cila më pas i kërkoi ndjesë.

Është e papranueshme që kryetari i Partisë Demokratike të bjerë në të njëjtin batak ashtu sikurse edhe zonja Topalli.

Nëse ky e bën për t’i fituar zemrën znj. Topalli, pasi ia theu zemrën duke mos e futur në listë, kjo është puna juaj.

Është e papranueshme për këtë krah të sallës që, në evoluim e sipër, Partia Demokratike të bie poshtë e më poshtë në gjuhë, në veprim e në aksion politik.

Ju dëgjova me kujdes edhe për diçka tjetër, edhe ty kolegu im z. Spaho; me ty nuk do të doja e nuk do bëj kurrë replikë këtu, sepse të paktën ne të dy duhet të komunikojmë në mënyrë të vazhdueshme me njëri-tjetrin, për të bërë së bashku reforma shumë të rëndësishme në shumë aspekte.

Jua tha vetë kryeministri: “Një vetëmbytje në një lugë uji, me të cilën ne nuk kishim asnjë lidhje”; por që reflekton defiçencat që ka rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për mënyrën se si Kuvendi i 2017-ës duhet të jetë më i hapur e më komunikues. Nëse doni, ejani në rrugëtimin tonë për bashkëqeverisjen me njerëzit, për të kuptuar edhe ju se si është të bësh detyrën e deputetit. Përgjegjshmërinë në radhë të parë e ke ndaj votuesve dhe jo ndaj kryetarit të partisë. U shprehe këtu që na paska rënë euro në raport me lekun në maj dhe qershor, kur ishte fushata zgjedhore. Ja ku e ke kursin mesatar nga viti 2013 deri sot. Ka rënë në maj, ka rënë në qershor por më shumë ka rënë në korrik euro-ja.

Në korrik nuk di të ketë pasur zgjedhje të tjera në Shqipëri përveçse brenda PD-së. Dhe nëse brenda PD-së janë blerë votat me para, kjo është gjë tjetër. Nëse do duhej, miku im Eduard Selami, kjo është gjë tjetër.

Nëse ju keni ende dhimbjet e një farse që nuk ju rriti, nuk ju shëroi në betejën brenda PD-së, kjo është çështje tjetër.

Z.Spaho, z. Basha e ju kolegë të tjerë brenda Partisë Demokratike, edhe unë jam deputet i Elbasanit dhe jam shumë i shqetësuar për të gjithë atë situatë problematike në marrëdhëniet e shtetit me paligjshmërinë dhe luftën e paepur që Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë nisur për rivendosjen e rendit e të sigurisë në Elbasan.

Dua ta ndaj me ju: paligjshmëria duhet goditur, dhe papërgjegjshmëria e deklaratave të partive të caktuara politike për të marrë krah është e papranueshme. Unë nuk e di se ku fillon logjika dhe ku mbaron argumenti, kur thoni se ne i mbështeskemi të dy bandat, ne i paskemi vënë që të zihen me njëra-tjetrën. Kjo nuk ka asnjë lloj logjike. Unë dua t’ju them që të mos përziheni as me deklarata e as me marrje krahu të njërës apo palës tjetër.

Unë nuk kam folur deri më sot dhe nuk do të flas më asnjëherë, sepse personalisht dhe bashkë me shtatë kolegët deputetë të Partisë Socialiste të Elbasanit nuk kemi asnjë lloj lidhje me asnjërin nga këto.

Kujt i djeg miza nën kësulë, le t’i djegë. Ne jemi këtu për të mbështetur fuqimisht një aksion të policisë i cili duhej ndërmarrë me kohë, që në vitin 2005 kur filloi ngjizja e këtij konflikti e më tej në vitin 2009.

Zotëria Lulzim, prej 2009 deri në 2011, ka qenë deputet i PD-së në Elbasan, njëkohësisht Ministër i Brendshëm, prandaj të mos më bëjë provokime foshnjore duke më thënë: “Ku ke qenë parmbrëmë e ku ke qenë dje.”

Unë Lulzim nuk kam bërë e nuk bëj kurrë asnjë kontratë me asnjë kriminel për të siguruar votën, ndërsa ti Lulzim po, ti ke bërë në 2009.

*Fjala e mbajtur në Kuvend

4 komente në “Çfarë dëgjuam nga Lulzim Basha, Sali Berisha & co kundër shqiptarëve?”

  1. Lyl Nastradini says:

    kujit i flet o Taulant.Ai eshte debil e shkuar debilit, te cilit i pelqen vetja dhe nuk i ka shkuar ndonjehere ne mendje qe te beje nje dhe vetem nje veprim te drejte e te llogjikshem ne gjithe jeten e tij.Gjithmone eshte servilosur si Urjah Hipi i Dikensit,duke kthyer dhe prapanicen po te jete nevoja per te perfituar sado pak e nga gjithcka dhe per te ngjitur shkallet e karjeres.Qe kur une te pakten e kam degjuar emrin e tij publikisht nuk mbaj mend te3 kete thene nje fjale me vend apo te beje dicka drejt.Si minister i transportit te themi me rrugen e kombit dhe vjedhjen e madhe e [punen pa cilesi…si minister i brendshem me 21 janarin e te vraret ne bulevard, si kryetar bashkie me shqyerjen e kutive te votimit e permbysjen fantastike te rezultatit e me gjumin e papare qe beri per kater vjet,per vizitat e tij te panumerta ne zyren e “nonose” per cdo gje etj etj.Pra eshte e kote ti drejtohesh atij e te shpresosh se do te te kuptoje,ty, vottuesit shqiptare apo sipmatizantet e PD-se e deputetet e saj.Kudo mut e ka bere dhe me thene te drejten ate pune e di mire ta beje lylashi i Berishes.Ka te drejte Patozi e kompani.

  2. Kombi says:

    Te flasesh kaq keq per Shqipetaret ,qe jane larguar nga Shqiperia ,eshte nje turp i madh . Perqindja me e madhe e Shqipetareve jashte , jane shume punetore , qe punojne dy pune te ndryshme dhe mbajne dhe familjaret e tyre ne Shqiperi . Femijet e Shqipetareve ,shkelqejne ne shkollat e tyre , si dhe ne Universitete. 99% e Shqipetareve jane krenaria e Shqiperise ne cdo shtet qe kane shkuar . 1% jane llum si Sali Berisha .

  3. Joti says:

    Balla ham ,Edi bam ….
    Balla provincial ne dukje ,mendje ,bema.
    Mori nuse ne qytet(shefi ja gjeti?).
    Detyra:te leh.
    Qellimi: e di shefi…
    Arsimi:International relations…(shkolle partie,ose arsim plotesues per ata pa zanat).
    Kohezgjatja e kontrates se punes: Sa t’i doje t’rapi shefit.
    Kohezgjatja e kontrates se marteses: Varet nga buxheti.

  4. bregdetari says:

    KY LLOJ LULEZIMI , I VYSHKUR QE NE KRYE TE HERES ESHTE NE SHERBIM TE SE KEQES.KESHTU PO E THERRAS TE GJITHE AKTIVITETIN E TIJ QYSH PREJ KOHES KUR U FUT NE POLITIKE E GJER ME SOT.
    NUK DO SHUME MENDJE PER TE KUPTUAR MISIONIN E TIJ.
    ATA QE JA DUAN TE KEQEN KETIJ VENDI DERI DJE KISHIN BERISHEN SOT KANE BASHEN.E GJITHE VEPRIMTARIA E TIJ NE POLITIKE KA QENE NE KUNDERSHTIM ME INTERESAT MADHORE TE VENDIT E TE QYTETAREVE.
    1.MEGAVJEDHJA E RRUGES SE KOMBIT KUR BASHA ISHTE MINISTER I TRANSPORTEVE.
    2.SHITJA E TERESISE TOKESORE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE KUR ISHTE MINISTER I JASHTEM
    3.VRASJA E 4 PROTESTUESVE KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM.
    4.SKANDAL “SHOW” ME TORTEN NE PALLATIN E MADH TE KULTURES E BERE ENKAS PER TU TALLUR ME POPULLIN E VARFER DHE KUR ? PIKERISHT NE DITEN ME TE SHENUAR TE TYRE.
    KETO JANE VEPRAT E TIJ ME TE SHENUARA GJATE KARRIERES POLITIKE QE KEMI PARE GJER ME SOT.
    TEJETER CFARE DONI.
    AI ESHTE NJE SHERBYES I DENJE I POLITIKES SE FSHEHTE TE FQINJEVE TANE TE CILET E DUAN QE SHQIPERIA TE MOS NGREJE KOKE.
    KY ESHTE NJE SHERETOR I DENJE I SHERBIMEVE TE FSHEHTA GREKE DHE SLLAVE.
    PSE I KETYRE? SEPSE NE, KETA NA KANE PATUR E NA KANE HALE NE SY.
    KY ESHTE GJITHASHTU PINJOLL I DENJE I PLAKUT BERISHA.
    PADRONET E URDHERUAN BERISHEN BOLL NDENJE,KALO MENJANE LESHOJA KARRIKEN LULIT E NDERSA TI DO LUASH ROLIN E MBIKQYRESIT NDAJ TIJ.NUK DO IKESH KOMPLET NGA SKENA,AS NE HIJE NUK DO RRISH LUAJ ROLIN TEND NE PARLAMENT BEJ GAM GAM SHPIF E TRILLO KRIJO E SHPIK SITUATA TE PAQENA PERDOR QYTETARIN DIXHITAL PER TE PERHAPUR MJEGULL E PER TJA BERE VENDIT INTEGRIMIN SA ME TE VESHTIRE E SA ME TE LARGET.
    NJE REALITET.
    KETYRE NUK U DUHET INTEGRIMI.
    NUK JU INTERESON.
    NUK JU LEVERDIS.
    NESE VENDI DO TE ISHTE INTEGRUAR FEMIJET TANE DO TE SHKONIN JASHTE DO TE ARSIMOHESHIN NE SHKOLLAT ME ME PRESTIGJ NE BOTE.
    EDHE PA HYRE NE BE PRAPE FEMIJET TANE ME NIVELIN E TYRE KANE CARE PERPARA.
    MOS U SILLNI ME KETE PALACO SI NJEREZ.
    PERDORNI TJETER TAKTIKE E METODE.
    MOS LESHONI PE.
    BINDUNI DHE PERMENDJANI POPULLIT CDO DITE SE
    POLITIKANET SI BERISHA PINJOLLI I TIJ BASHA DHE ATA QE E PASOJNE JANE ARMIQTE E VERTETE TE SHQIPTAREVE DHE TE VENDIT JANE NJEREZIT E PERDORUR NGA SHERBIMET E FSHEHTA GREKO SLLAVE QE ZBATOJNE POLITIKEN E FQINJVENDAJ NESH.
    PER KUJTESE!
    CU BE ME ZHURMEN E PLUHURIT TE PERDORUR KUR BASHA HYPI NE SKENEN E MITINGUT PASI DOLI NGA CADRA KU U FOL SE U HELMUAN HATI 100 VETE DHE BILE EDHE BASHA MES TYRE?
    SI NUK DOLI NE DRITE E VERTETA?
    PSE NUK DOLI E VERTETA PER THIRRJEN PER TU FUTUR GJATE FUSHATES KAQ E KAQ “EKSPERTE” NGA RUSIA DGE PSE DUHESHIN ATA ?
    LUFTA E RUSISE ME AMERIKEN DHE BE-ne PO LUHET NE KURRIZIN E LODHUR TE SHQIPTAREVE DUKE PASUR NE DORE MARIONETA DI PUNA E BERISHES DHE TE BASHES ME SHOKE.
    PRANDAJ MOS BENI ASNJE KOMPROMIS ME KETA PLEHRA SE PLEHRAT S’KANE ATDHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje