DEBATI/ “Po mos mo, se na turpëruat”, reagimi i ashpër i Zana Guxhollit për këshilltarët e PD-së në Këshill

29 Shtator 2017, 08:59Politika TEMA

Duket se Partia Demokratike s’po e merr dot veten pas humbjes së zgjedhjeve pak javë më parë. E kjo ka rënë në sy në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku edhe humbja ishte më e thellë.

Gjatë mbledhjes, këshilltarët e djathtë, shumica e të cilëve këto ditë janë shprehur kundër kryetarit Lulzim Basha, po përpiqen të faktorizohen si opozitarë për çdo temë rutinë që u diskutua, duke nisur nga vendosja e emrit të një rruge në qytet e deri tek shpërblimi i zjarrfikësve për punën e kryer gjatë verës.

Si për shembull në rastin kur këshilli po diskutonte propozimin e banorëve të Mëzezit për emërtimin e rrugës me emrin “Ibrahim Uk Murataj”, si një figurë që ka pasur një kontribut të rëndësishëm në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare sëbashku me familjen e tij.

Nga salla e mbledhjes ku po zhvillohej Këshilli Bashkiak, u dëgjua reagimi nga vendi i këshilltarëve të djathtë, mes të cilëve Fabian Topollaj dhe Kreshnik Çollaku, të cilët e kundërshtuan menjëherë propozimin, ndonëse për ironi familja e partizanit që mori emrin rruga, është me bindje të djathta dhe e lidhur me PD.

Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se emërimi i rrugës bëhet në respekt të kontributit të tij në luftë, pavarësisht se familja Murataj njihet si mbështetëse e PD.

Ndërhyrjet e Topollajt dhe Çollakut kanë sjellë edhe reagimin e këshilltares tjetër të PD, Suzana Guxholli, e cila e çuditur nga reagimi i dy këshilltarëve rioshë, iu kthye me fjalët: “Po mos mo, se na turpëruat”.

Reagimi i beftë i Guxhollit vetëm sa e bëri edhe më tragji-komike situatën në Këshill, duke treguar pasojat e rrënimit edhe më keq në Tiranë të partisë më të madhe opozitare.

4 komente në “DEBATI/ “Po mos mo, se na turpëruat”, reagimi i ashpër i Zana Guxhollit për këshilltarët e PD-së në Këshill”

  1. evgjenia says:

    aman ore ku e kane gjetur kete topallin,mistrec berati eshte se per pune nje mut te madh

  2. Idjoti Bathores says:

    KY IDJOTI ME MBIEMRIN TOPOLLAJ DUHET NDERHYRJA E SHOQATES MJEKE PA KUFI!Ky diten apo naten e marteses pa mbaruar dasma ja la nusen ne krevat ta provonte doktor salija dhe iku pa gdhire duke lene edhe krushqine per te bllokuar rruget me urdher te Lulashit nga çadra!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. nona says:

    antipatikut dreqit,je dhe profesor ti kokelesh

  4. shoku says:

    Po ben karantinen prane p.d, qe neser te behet deputet.
    Kesi lloj “farash luledielli” u duhen demokrateve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje