Greqi, shmanget atentati me bombë ndaj presidentit Pavlopoulos

30 Shtator 2017, 08:54Rajoni TEMA

Antiterrori grek është vënë në alarm pas gjetjes së një bombe në aksin Korinth-Tripoli. Sipas burimeve policore, mekanizmi shpërthyes u gjet mesditën e së premtes, prej punonjësve të mirëmbajtjes së autostradës, i cili njoftoi autoritetet.

Policia mundi të kryejë shpërthim të kontrolluar për të çaktivizuar bombën, e cila ishte e përbërë prej dinamiti të lidhur me celular, vetëm pak çaste përpara se në atë aks të kalonte presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos.

Burime policore, të cilave iu referohen mediet vendase, thanë se jeta e presidentit dhe eskortës së tij nuk u kërcënuan në asnjë moment. Presidenti Pavlopoulos ndodhej në zonën e Kalamatës dhe Tripolit për vizitë, e do të ktehehej në Athine pas përfundimit të vizitës së tij në zonë.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë marrë përsipër prej antiterrorit dhe shërbimeve sekrete. Dyshimet e para bien mbi grupet anarkiste dhe organizatat terroriste vendase, por nuk përjashtohet edhe skenari i një sulmi më të organizuar. Lidhur me ngjarjen janë informuar edhe kryeministri i vendit, Alexis Tsipras, si dhe kryetarët e partive parlamentare në vend.

Pak vite më parë, një tjetër skenar i ngjashëm për ekzekutimin e ish-kryeministrit Kostas Karamanlis u shmang vetëm pak çaste përpara se të ndodhte, falë ndihmës së shërbimeve sekrete ruse.

Procesi gjyqësor për atë ngjarje vazhdon ende në Gjykatën e Athinës, ku sipas shërbimeve sekrete greke dhe atyre ruse, persona të panjohur tentuan të vrasin kryeminstrin në detyrë, Kostas Karamanlis.

1 komente në “Greqi, shmanget atentati me bombë ndaj presidentit Pavlopoulos”

  1. Tani says:

    Po pse ja fusin kot gazetaret? Ishte nje mekanizem langaraq i hedhur aty nga nje anarkist leshi qe degjoi se kishte kontroll policie pak me tutje. Cfare atentati per presidentin? Ore kush i shkruan keto idiotlleqe pa baza? As vete grekete nuk i shkruajne. Ishte thejsht rastesi qe nga ajo rruge do kalonte presidenti. Mekanizmi ishte i caktivizuar , ishte jashte funskionit. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje