"Gazi, ndalu rrogat deri në janar me kusht që të fitojnë të gjitha ndeshjet…dhe do shohësh se si do ndryshojnë"

2 Tetor 2017, 22:53Sport TEMA

Nga Perparim Kabo

Më shumë se traineri Juliano, më shumë se Këshilltari Moxhi, më shumë se fanella legjendare që veshin lojtarët e Partizanit të sotëm,…. është i tradhëtuar një njeri që me shpirt dhe zemër me investime dhe me fonde është i përkushtuar të ndërtojë një PARTIZAN kampion dhe ky është presidenti GAZMEND DEMI

Besimi është virtyti në bashkëpunim por te ne funksionon mosbesimi.
Zoti Demi ka një ëndërr të ndërtojë një Partizan konkurues në rajon dhe më gjërë, ndaj nisi investimet përfshirë dhe burimet njerëzore…Pikërisht këtu nisi krisja, dhe ajo i shtriu rrënjët te lojtarët që kanë lidhjet e vjetra dhe e kanë të vështirë të shkëputen nga e shkuara…

I dashur Gazi Ju doni të sillni të ardhmen por Ju duhet të llogarisni të shkuarën….mjaft më…duhet drejtuar gishti me pyetjen.

KUSH PO E SABOTON PARTIZANIN?! Mos dëgjo se çfarë Ju thonë në sy, mundohuni të kuptoni atë që nuk ua thonë ju por e thonë si vrerë atje ku ju nuk jeni…dhe shiko më vemendje se ekipi nuk ju funksionon…nuk ka sintoni, nuk është një grup harmonik, është nxitur një luftë e brendëshme me qefmbetje dhe padëshirë bashkëpunimi deri në urrejtje…

Troç…ata nuk duan të luajnë dhe nuk duan rregjim serioz me të huaj…mos u përpiq ti bësh modern me pahir…Mos harro atë që i thoshte lojtarit tuaj ai agjenti…”jo të na e lini hapur…thjesht tolero tolero…pra hajde vërdall si  kali në lëmë e mos bëj asgjë”…

I dashur Gazi një fjalë prej miku…Ndalu rrogat deri në Janar me kusht që të fitojnë të gjitha ndeshjet…dhe do shohësh se si do ndryshojnë…Miku im i mirë…me kufoma nuk mbahet gjallë një ekip si PARTIZANI…historia nuk do justifikime do fakte dhe rezultate…

Dikush është xheloz pse ato para ja jepni të huajvë…dhe jo atyre, kështu funskionon në Shqpëri…të ngordhi lopa e tjetrit…! Sa keq !

11 komente në ““Gazi, ndalu rrogat deri në janar me kusht që të fitojnë të gjitha ndeshjet…dhe do shohësh se si do ndryshojnë””

  1. Kombinates says:

    Profesor Kabo i leshit

    A e di ti profesor se lojtaret dhe stafi teknik qe bejne punen i marrin rrogat me 3-4muaj vones e ne fund te vitit u ngeln nga 2-3 rroga pa marre

    A e di ti qe President mban nje staf me lapangjoze qe i kane leket e sbejn asnje pune, duke fillu nga Mozhi apo Kuqi eth,

    Le pastja palo trajner qe skane dhe asnje prove ne Itali e vin me ekipin e tyre e marrin nga 20-30 mije a me shume euro ne muaj per te bere ASGJE!?
    Shife Skerdebeun me trajner shqiptar po ben histori!?

    Kjo esht e verteta prof Kabo, te tjerat jane Dokra servilesh

  2. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Turp per lojtaret

    1. ramazon kafsha says:

      hajt se e keni justifikimin..luni perhere trasferte(stadiumi i te vetmes skuader te tirones bardheblute)po kollovare ngelet

  3. Devolliu says:

    Perparim, Atdheu mbi te gjitha. Futbolli ka rene ne duart e mafias italiane.

  4. Altung says:

    Doli perseri filozofi. Kete here i ben temena alabakut. Medet Shqiperi!

  5. saja says:

    ne kemi hallin e vetingut ti merresh me gazin, ore profesor bo*e , po me te tera do merresh ti…shqiptaret jane te papergjegjshem sec shpik ca budalleqe pa lidhje vetem te rrish ne faqe gazetash
    bej dhe ndonje shkrim per kadarene tani se e ndihmon per nobelin mire oooo ???/

  6. "BOHOTINA" says:

    E ndjek kete skuadrer qe nga viti i larget 1960. Nuk mba mend nje fillim me te dobet, me skandaloz. As vitin qe ra nje kategori me poshte nuk e filloi kaq keq. Une nuk jam staticien. Po fillim me te keq s’ mba mend.
    Tere veren u be buje e madhe vetem per stafin. Çdo dite per stafin. Na i prune ne maje te hundes. Pastaj filluan me lojtaret. Me Kotobellin. A thua ishte Roberto Karlos. Ai nuk e zvendeson dot akoma Renaldo Kalarin.
    Sa per ju KABO kam mendimin se jeni nje nga njerezit e mrekullueshem te ketij vendi me plot delenxhinj. Zoti Demi degjoje kete Kabon. Une mrekullohem kur e degjoj ne TV per çdo problem qe trajton.
    Ktheni “Partizanin” qe duhet te jete. Jemi teper te merzitur. Te pakten per ata çuna te mrekullueshem qe e ndoqen dhe ne kategori te dyte.

    1. dyli says:

      dukesh qe nga e shkrujtmja

  7. Lugati says:

    ca kane morrat e kuq…therrisni erjon bracen me olsi ramen…dhe kerkojni lugatit kryeminister te boje nje ligj apostafat..qe barazimet e partizanit te quhen 5pikshe

  8. Red or Dead says:

    Progni Herrera Xhixhua Adorjan La kamera Basrak Selvaxhio nuk bejne.Nuk kane lidhje me futbollin fare.Ai qe i solli qe rezulton Moxhi ,ndoshta merr perqindje.Ne rastun me te mire blerjet dalin 50% ,por te Partizani ,deshtuan 100 %.
    Per sa i perket gardes se vjeter….Batha nuk luan dot shpejt.E merr topin dhe kthehet ,pastaj mendon te nisi aksionin.
    Trashi nuk mund te krosoj dot.Del ne fundore dhe aty fillon tmerri.Ndersa gjuajtjet ne porte i ka katastrofe.Ne 50 vetem 1 i drejtohet portes.Ka 4 vjet te Partizani nuk ka bere asnje gol me gjuajtje jashte zone.Quhet mesfushor sulmues.
    Vila .Djak i mire dhe punetor ne fushe.Fantazi zero.Pasimet katastrofe por sidomos vrapimet me topin ,per turp.O do rrezohet ose do perplaset pa kuptim me kundershtarin.
    Alban Hoxha.Ka nje renie spektakolare.Ka dy vjet qe eshte bere medioker fare.Kulmi ishte kualifikimi qe i dha Partizanit me Ferencvarosh.Me pas asnje pritje te madhe.
    Lab Ibrahimi eshte i pafajshem .Do te largohet por nuk e lejne.Per futboll ,me mire mos flas.
    Dy qendrat ,i pari Gezim Krasniqi.Se ka per gje qe ne cdo ndeshje ben 5 deri ne 7 pasime gabim ,ne vetem 20 metra gjatesi fushe.Nuk njeh fare topin e gjate qe te nxjerri ekipin ne sulm te menjehershem.
    Atanda.Po te luhej futbolli vetem me koke do ishte nr 1 ne ShqiperimPor luhet me krmbe si fillim dhe Atanda me kembe le nam ne cdo ndeshje.
    Sukaj nuk ka cfare te jap me.Sulmues race por eshte bere i ngadalte dhe i lexueshem.Tek per tek nuk mundet me.Brenda zones vazhdon ka rrezikshmeri.por i duhen 30 topa qe te godase porten.Ne shumicen e topave eshte mbrapa kundershtarit.
    Fatkeqsisht keta lojtare nuk behen me.Po te ishin blerjet e mira ,ndoshta keta mund te ndihmonin me eksperiencen e tyre ne kampionatin shqiptar.Por qe keta te marrin ekipin mbi supe eshte e pamundur.Kane 4 vjet dhe ne lojen e tyre ,nuk ka permiresim.Te mendosh qe jane ne moshe kur duhej te shperthenin.
    Te mundohen te kapin ndonje vend Europe dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje