Hysaj mes lojtarëve më të vlefshëm në Europë, ja yjet që lë pas

3 Tetor 2017, 12:14Sport TEMA

Elseid Hysaj është padyshim futbollisti më i vlefshëm në kombëtaren tonë, dhe më i shtrenjti në histori.

Mbrojtësi që luan me skuadrën e Napolit po njeh rritje nga sezoni në sezon, teksa tashmë sipas sajti të specializuar “CIES Football Observatory”, tashmë ai vlen 10.7 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

Vlera minimale e Hysajt në merkatos sipas këtij studimi ka qenë 48.7 milionë euro në muajin korrik, ndërkohë që tashmë është 59.4 milionë euro, duke u renditur i 70 në renditje.

Mbrojtësi i kombëtares sonë lë pas emra të rëndësishëm si Matic, Sterling, Cuadrado, Kante, Emre Can, Callejon, Coman.

Futbollisti më i vlefshëm çuditërisht është Romelu Lukaku me 158 milionë euro, i ndjekur nga Mbappe 145 mln euro dhe Dybala 161 mln euro.

1 komente në “Hysaj mes lojtarëve më të vlefshëm në Europë, ja yjet që lë pas”

  1. ben says:

    Mero, ky gazetari jot paska problem me aritmetiken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje