Kombëtarja U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka luajtur ndeshjen e parë në Grupin 12, ndaj Ukrainës, ku ka humbur me rezultatin 1-0 .
Një gabim fatal në pjesën e parë në mbrojtje ka sjellë golin e ukrainasve, të shënuar nga Supriaha, pas 30 minutash lojë.
Ai ka bërë tre ndërrimet e mundshme në pjesën e dytë, duke hedhur në fushë Haxhiun, Metollin dhe Ghertsos.
Duhet theksuar se portieri Pano Qirko priti një 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë, duke mbajtur ekipin në lojë.
Megjithatë, Shqipëria nuk mundi të barazojë.
Ky ishte takimi i parë në Grupin 12 për kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani.
Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur më herët në Kamzë, Norvegjia mposhti 3-0 Malin e Zi.
Norvegjezët kryesojnë grupin për momentin, kurse Shqipëria ndan vendin e fundit me Malin e Zi.