Pique: Kisha vendosur të largohem nga Spanja, por nuk e bëj vetëm për këtë arsye

4 Tetor 2017, 15:44Sport TEMA

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u prit me fërshillima në seancën stërvitore të kombëtares së Spanjës nga ana e tifozëve.

Pique u kontenstua për shkak se doli pro referendumit të Katalonjës dhe për këtë gjë ai është pritur me protesta nga tifozat.

Në konferencën e sotme për shtyp Pique u shpreh se nuk i ka pëlqyer kjo gjë, por shtoi se kjo është një sfidë të cilën ai e ka fituar.

“Stërvitja ishte e vështirë, sepse askush nuk e pëlqen që tifozët tuaj të jenë kundër jush dhe kjo ishte një sfidë për mua, të cilën e kam fituar. Unë jam këtu për shkak të lojtarëve dhe trajnerit, i cili më ka kërkuar. Ne kemi probleme, por nëse fitojmë ndaj Shqipërisë do të kualifikohemi”, tha Pique gjatë konferencës për media.

Ai madje tregoi se kishte vendosur edhe të largohej, por thotë se kjo tashmë do të ishte e mirë vetëm për ata që e vërshëllejnë.

“Kisha vendosur për t’u larguar nga Kombëtarja, por të dorëzohem tani u jap të drejtë atyre njerëzve që zgjedhjen më të mirë e kanë vërshëllimën”, u shpreh Pique.

“Mesazh tifozëve? Është e vështirë të dyshosh në përkushtimin tim, jam këtu që kur isha i vogël. Jam shumë krenar që jam pjesë e ekipit Kombëtar”, tha në fund Pique.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje