Europa do të japë verdiktet e saj për Botërorin Russi 2018, ku 30 përfaqësuese garojnë për 11 vendet e këtij Botërori. Nga e enjtja e ardhshme deri të martën e 10 tetorit dy ndeshjet e fundit të xhiros do t’i japin kualifikimin direkt 7 kombëtareve. Ndërkohë që për katër vendet që do të kualifkohen nga ndeshjet e Play Off luftojnë Kombëtaret që synojnë të renditen në pozicionin e dytë të grupit. Ndër ekipet që kanë ende shpresë për të zënë këtë pozicion është edhe Shqipëria megjithëse duhet thënë se duke patur parasysh kalendarin shanset janë minimale.
Në këtë mënyrë do të plotësohet edhe panorama e tablosë europiane, që tashmë njeh vetëm një pjesë te “puzzellit”, atë të Belgjikës, e vetmja që ka siguruar kualifikimin duke marrë kryesimin e grupit të saj.
Për Republikën Ceke, Hungarinë Norvegjinë dhe Rumaninë dyert tashmë janë mbyllur. Por nga 9 grupimet europiane janë 6 skuadrat që shpresojnë tek play-off-i Shqipëria Austria, Bosnia, Qipro Estonia dhe Greqia. Holanda është pranë humnerës, ndërkohë që për kualifkimin direkt është në listë Gjermania favorite ndaj modestëve të Malit të Zi. Duke i analizuar grup për grup situata paraqitet e tillë:
Në grupin A: Franca duhet të ruhet nga rikthimi i Suedisë. Francezët kanë shande nëse të shtunën do të fitojnë në Bullgari dhe sudezët rrëzohen në shtëpi përballë Luksemburgut në të kundërt ditën e fundit të takimeve duhet ë fitojnë përballë Billorusisë e të mbështeten tek Holanda që e mbyll garën në Amserdam përballë Suedisë.
Në grupin B: Zvicra dhe Portugalia kanë blinduar vendin e parë dhe të dytë me zviceranët që qendrojnë 3 pikë ndaj ekipit të Cristiano Ronaldos. Portugezët do të duhet të përsëritin rezultatin e helvetëve për të siguruar vendin e parë në përballjne direkte në Lisbonë në datë 10 tetor.
Grupi C —Gjermania kampione e Botës ka shënuar 8 fitore dhe do te mjaftohej edhe me një barazim në Belfast për të marrë kualifikimin direkt. ndërkohë që Irlanda e Veriut matematikisht renditet e dyta.
Grupi D — Në këtë grup e para renditet Serbia e cila duhet të fitojë në Austri ose të barazojë duke shpresuar që Ëellsi dhe Irlanda të mos marrin fitore. Duket se vendi i dytë lhet mes ËEllsit dh Austrisë.
Grupi E —Në grupin E, Polonia rendite te para nëse fiton në Armeni dhe Danimarka e Mali i zi do të barazonin dy pretendentet për vendin e dytë.
Grupi F —Anglia siguron direkte kualifkimin në Rusi duke fituar ndaj Sllovenisë ose edhe nëse merr vetëm një barazim ndaj Sllovakisë. : Kombëtarja e Hamsik ndërkohë duhet të mund Skocinë dhe të shpresojë tek humbja e Sllovenëve për të shkuar në play off,
Grupi G —Spanja ndaj Italisë ka avantazhin e tre pikëve dhe vendi i parë duket i blinduar. Nga ana tjetër të kaltërve iu nevojitet vetëm një pikë ndaj AShqipërisë apo Maqedonisë.
Grupi H —Në këtë grup Belgjika ka siguruar me kohë vendin e parë me 8 pikë avantazh, Bosnia dhe Greqia luajnë gjithska sepse qëndrojnë mes eliminit dhe play offit.
Grupi I —Ekuilibër në grupin I : Croazia dhe Islanda qendrojnë një hap para Turqisë dhe Ukrahinës dhe cdo gjë është ende e hapur./SS/