Panucci: Spanjës i dhuruam dy gola, me Italinë shpresoj të luajmë si në pjesën e dytë

6 Tetor 2017, 22:52Sport TEMA

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka folur pas ndeshjes ndaj Spanjës, duke vlerësuar lojën e skuadrës së tij pas pësimit të tre golave.

“Në golin e parë, pësuam një gol të bukur, por dy golat e tjerë ua dhuruam ne. Nuk kishte të bënte shumë me rreshtimin e lojës, pasi ne patëm të paktën 5 raste shënimi.

Formacioni më i mirë në pjesën e dytë? Kërkova që të ndryshoja diçka në pjesën e dytë, duke kaluar në 4-3-3, për të luajtur me dy sulmues.

Balliu? Ai po luan mjaft mirë në Francë, ndaj dhe vendosa që t’i jap një shans. Është një lojtar, i cili po kalon një moment të mirë.

Me Italinë? Nuk u ndodh të gjithëve të kesh 5 raste në Spanjë, shpresoj që të luajme si në pjesën e dytë, ndaj Italisë.

3 komente në “Panucci: Spanjës i dhuruam dy gola, me Italinë shpresoj të luajmë si në pjesën e dytë”

  1. like says:

    hahaha! ky palla kujton se luajti mire ne pjesen e dyte. O panuç, se paske marre vesh qe Spanja e fiku motorrin ne minuten e 25? le qe si bere dot gol as me motorr te fikur, po per pak sa si hengre dhe nja 2 te tjere. merru me futboll Panuçi. dhe leni kurvat per ca kohe. gjej dhe nje psikolog te mire qe tu mesosh lojtarve çfare eshte ekipi. se shqiptare kane qe kur vdiq skenderbey qe nuk dine çeshte loja e perbashket.

  2. Buri says:

    Ec more kan lu spanja si me femije te kopshtit

  3. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Kishe 5 raste !!!!!!!!?????????
    A je ne terezi apo jo ?
    Pas shenimit te 3 golave , e sidomos ne pjesen e dyte Spanja pothuajse e leshoi vete lojen dhe na la te luanim dhe keshtu u krijuan ato raste.
    Ti thuaj shyqyr qe Spanja vendosi te mos luante me , se do kishe dale me 6 ose 7 gola.
    Keshtu ndodh kur e fillon lojen me tangerllik sic e filluam ne me gjoja “presing” dhe pasi hengrem 3 gola e kuptuam se me ke po luanim.
    Ne ishim gabim ne rreshtim ne pjesen e pare , dhe ky eshte faji yt , kurse ti na kujton 5 rastet qe kishim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje