Reshje të mëdha të shiut janë duke rënë në Shkodër, qytet në të cilin Kosova pret Ukrainën në ndeshjen kualifikuese për Botëror.
Reshjet e shiut janë shumë të mëdha në qytetin e Shkodrës dhe kjo ka bërë që ndeshja rrezikon të shtyhet.
Deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare për shtyrjen apo jo të kësaj ndeshje.
Kujtojmë se për shkak të shiut ishte shtyrë edhe ndeshja paraprake e Kosovës ndaj Kroacisë, që ishte zhvilluar në shtetin kroat.