Kosova humbet dhe ndaj Ukrainës, e teta rradhazi

6 Tetor 2017, 22:41Sport TEMA

Kosova ka pësuar humbjen e tetë rradhazi në kualifikueset për Kupën e Botës “Rusi 2018″.

Në ndeshjen e parafundit në Grupin A, “Dardanët” bënë një paraqitje të mirë ndaj Ukrainës në “Loro Boriçi”, por në fund u mposhtën me rezultatin e pastër 0-2.

Fillimisht mbrojtësi, Leart Paqarada, shënoi autogol në minutën e 61’të, teksa për rezultatin përfundimtar 2-0 realizoi Yarmolenko në minutën e 88’të.

Kjo është humbja e tetë rradhazi për Kosovën pas nëntë ndeshjeve në Grupin I.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje