Gjykata ka lënë në “arrest me burg”, Enea Bekteshin, një nga të arrestuarit për përplasjen me policinë në Elbasan. Përpara se gjykata të merrte vendimin Bekteshi ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues për përplasjen e makinës së policisë me një “Audi” të blinduar
“Kam qene unë shoferi i “Audit A8”, por nuk kisha qellim qe godisja mjetin e policise…”- ka thene ai.
Bekteshi ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se lënda narkotike që u gjet në makinë është ajo që e përdorte vetë.
Ai ka treguar me tej se u tremb nga të shtënat me armë, ndaj nuk ndaloi, ndërkohë që ka thënë se makinat e policisë ishin pa shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma.