Ngjarja e rëndë në Torovicë të Lezhës ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre ka qenë një tragjedi e paralajmëruar pasi prej kohësh rruga që të çon në këtë fshat është e degraduar dhe as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk i kanë kthyer sytë.
Me gjithë premtimet në kohë fushate, banorët nuk kanë parë asnjë ndryshim në rrugën që përshkojnë çdo ditë, dikur rruga e vjetër që të çonte në Shkodër. Ndoshta rikonstruktimi i saj dhe një studim i tokës përbri mund të kishte shmangur këtë ngjarje të rëndë që i mbylli derën një familje.
E sot, një ditë pas aksidentit specialistë të gjeologjisë vënë alarmin, pasi sipas tyre mund të shemben gurë të tjerë.
“Gurë të tjerë rrezikojnë të shemben sërish. Një banesë është totalisht e rrezikuar. Po bëhet krehja e zonës për të parë situatën dhe mundësinë për të ndërhyrë për shkëputjen e tyre të kontrolluar me qëllim shmangien e tragjedive si ajo e një ditë më parë”, janë shprehur ata për “BalkanWeb”.
MBILLNI PEME ,,SA ME SHUME PEME TE MBILLNI QE TI STABILIZONI SHPATET E KODRES,,,,,,FSHATARET E ATYRE ZONAVE I PRESIN PEMET DHE GURET E RENDE LEVIZIN ME RENIEN E SHIUT,,,,KETA SIKUR KANE ARDHUR TANI NE KETO ZONA,,MBILLNI PEME NE TE GJITHE SHQIPERINE,,PEME QE RRITET MIRE NE ATE LLOJ TOKE,,,PERNDRYSHE FATKEQSI TE TILLA MUND TE NDODHIN PRAPE,..JEMI KTHYER SIC THOTE KONICA NGA NJE POPULL TRAGJIK NE POPULL QESHARAK..///