Tentoi të korruptojë policin me 4 mijë lekë, ja si e pëson shoferi i makinës me xhame të zinj

8 Tetor 2017, 09:24Kronika TEMA

Një i ri është arrestuar nga Policia pasi tentoi të korruptonte efektivin e Rrugores, me qëllim shmangien e gjobës, pasi kishte makinën me xhama të zinj.

Policia e Fierit ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se është arrestuar Gazmend Stani, 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Ky person në lagjen ‘1 Maji’ Fier, udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 160 SC, iu ka dhënë ryshfet 4000 lekë punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative pasi kishte makinën me xhama të zinj.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit, për akuzën e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

1 komente në “Tentoi të korruptojë policin me 4 mijë lekë, ja si e pëson shoferi i makinës me xhame të zinj”

  1. sala says:

    SA ESHTE GJOBA PER XHAMA TE ZINJ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje