Tragjedinë që ndodhi sot në Lezhë ku një masiv shkëmbor ra mbi një makinë, u mori jetën tre persona, dy vëllezërve dhe bashkëshorte së njërit prej tyre.
Mësohet se bashkëshortja e njërit prej vëllezërve ishte shtatzënë.
Viktimat po udhëtonin më automjetin e tyre tip “Range Rover” në momentin kur masivi shkëmbor u shkëput nga mali në rrugën e Torovicës duke i zënë poshtë ata.
Policia e Lezhës ka identifikuar viktimat e aksidentit dhe ata janë Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) si dhe Alda Zefi, bashkëshortja e njërit prej tyre.