Një automjet është goditur nga një gur i madh i shkëputur nga mali në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës.
Guri i madh ka rënë mbi një mjet tip “Range Rover” dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur në vend tre personat që ndodheshin në automjet.
Njoftimi i policisë:
Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.
Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme
Si mund te bjere gjithe ajo mase e madhe shkembore pa asnje ngacmim natyral , po ligjet e fizikes thone te kunderten , prandaj do jne hetim shkencore kjo renje guri qe shkaktoj kete tragjedi te rende , ngushllime familjarve e te afermeve te tyre .