Aksident në Tiranë, urbani aksidenton për vdekje të moshuarën

8 Tetor 2017, 09:12Kronika TEMA

Një aksident me vdekje ndodhi në orët të mëngjësit pranë “Urës së Institutit” në Kamëz.

Policia njoftoi se rreth orës 08:30, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.

Mjeti dhe drejtuesi ende ndodhen në vendngjarje.

Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë për të përcaktuar shkaqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje