Një shqiptar është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.
Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në një bar të zonës Glyfada në Athinë, si pasojë e të cilave ka humbur jetën një shtetas shqiptar, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.
Sipas mediave greke, viktima ishte bashkëpronar i lokalit.