Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi dhe disa skuadrave me emër në Europë si Olimpik Marsejë, Sandërlend, Gallatasaraji, ku ai ka luajtur, sot në mbrëmje do të ketë ceremoninë e lamtumirës nga futbolli.
Një moment i veçantë për “luftëtarin” dhe i gjithë stadiumi “Loro Boriçi” për disa çaste do të mbajë frymën në nderim të lojtarit më të njohur shqiptar në botë.
Loriku ka menduar të dalë në fushë me djalin e tij Boiken, 2 vjeç, për të përshëndetur tifozët kuqezinj (nuk do të jenë në stadium grupimi “TKZ”).
Natyrisht, të pranishëm do të jenë familjarët e Lorikut, miq dhe shokë nga e gjithë bota. Cana ka luajtur në Zvicër, më pas në Francë, Angli, Turqi dhe Itali. Dhe pikërisht në ndeshjen ndaj Italisë, vendit ku ka kaluar një pjesë të karrierës me Lacion, do të ishte lamtumira më e bukur për ish-kapitenin legjendar të Kombëtares.
Lufta e nje titani legjend te futbollit shqiptar zgjedhja per te luajtuar ndeshjen e fundit dhe shume vendimtare per Shqiperine do te jete njekohesisht edhe nje force e madhe morale per te gjithe ekipin shpresojme se ekipi i Shqiperise i kombetares do te perfaqesoje kete ndeshje me nje force dhe moral te vecante per te nderuar edhe vendin si edhe njekohesisht vetveten si lojtare profesionist . Shume falenderime Lorik Canes per nje vendim madhor per vendin dhe figuren e tij te madhe si nje nga lojtaret me te mire te gjithe kohrave qe ka pasur Shqiperia