INTERVISTA/ Trondit Daut Gumeni: Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Gati të largohem

10 Tetor 2017, 09:27Politika TEMA
INTERVISTA/ Trondit Daut Gumeni: Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit ka dhënë një  intervistë për emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ku ka bërë disa deklarata të forta.

Gumeni ka adresuar një sërë kritikash lidhur me Autoritetin për Hapjen e Dosjeve ku e quan atë si një institucion të dështuar.

“Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asnjë zyrtar, ministër apo qeveritar. Në këto 27 vjet ka patur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet. Unë jam gati të largohem,” u shpreh gjatë intervistës Gumeni.

Kjo është dosja e dytë që Autoriteti për Haspjen e Dosjeve ka hapur pas asaj të Musine Kokalarit. Është dosja që ky autoritet ka hapur për Daut Gumenin. Unë po lexoj disa pasazhe të dosjes  së sekretarit të komitetit të Partisë së Tepelenës që i kërkonte gjykatës që Daut Gumenin ta dënonin me vdekje dhe jo 25 vjet sa e parashikonte ligji.

“Duke marrë parasysh qendrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti procesin gjyqësor atij nuk i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe amrik i betuar i pushtetit popullor të cilin e pohoi haptas. Kur u pyet pse kishte marrë këtë rrugë Daut Gumeni tha: Jam armik i partisë suaj dhe i pushtetit popullor. Ju thoni se në Shqipëri ka vërshuar lumi i të mirave por akoma nuk ka nisur të pikojë asnjë pikë. Unë nuk jam spiun të demaskoja dhe kallzoja vëllanë. Unë ndoshta jam krimb sipas sjush por nuk guxoj t’ju them se edhe ju jeni zvarranikë”.

Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuar me sytë tuaj këto fjalë në një dokument denoncues që solli edhe dënimin dhe persekutimin tuaj 47 vjet më parë?

Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari i partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

Nga cilët e kishit këtë dhuratë?

Nga Komitetei i Partisë. E ka firmosur një lumadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në Komitetin e Partisë. Nuk ishte njeri i keq. Ishte i leshtë por jo i lig.

Kur e lexove për herë të parë që një njeri thotë e keni dënuar pak me 25 vjet duhet ta dënoni me vdekje. Çfarë menduat?

Unë hakmarrjen e quaj dobësi.

Ku e gjen këtë forcë?

Atje ku kam lindur unë, ka më shumë gurë se sa baltë.

Kjo që thatë ju është poetike. Të provosh këtë që të kanë bërë nuk është poetike.

Ajo nuk është poetike, por nuk jam unë i vemti që kam vuajtur. Të tjerët e pësuan atë kërkesë. Pra vdiqën dhe u pushkatuan. Ndërsa unë u dënova vetem më burg. Për mua nuk e zbatuan.

Si ka mundësi që pranuat që ishit armik?

Po unë isha. Unë jam edhe tani. Isha edhe atëherë.

Po armik i këtij pushteti je?

Unë pushtetet nuk i kam qef. Nuk jam armik por nuk i kam qef.

Si ka mundësi që nuk je hakmarrë?

Nuk bëhet garë me të keqen. Garë bëhet me të mirën.  Duhet të kesh fuqi. Mua më ka mbetur aq fuqi sa të mos heq dorë nga gara me të mirën.

Afër 1 vit më parë kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë anëtarë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?

Në nëntor mbushim një vit. Nuk mund të themi që kemi bërë atë që duhet. Të dhënat janë marrë nga sekretari ynë. Janë rreth 196 kërkesa individësh që duan të marrin vesh se cfarë është bërë me ta. Janë 110 kërkesa që u janë mbaruar koha për shqyrtim. Janë në proces zbulimi i atyre që kanë dëmtuar personat dhe ne kemi vështrië pa patur arkivin tonë. Puna pengohet të shkosh nga një arkiv në tjetrin të marrësh informacion.

Kur ju shkoni te arkivi i Ministrisë së Brendshme çfarë ndodh?

Të vesh te arkivi i minsitrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon ti shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion i mrekullive, ne jemi një institucion i zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga kuvendi për t’i njohur për të shkuarën e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godinën e arkivit tonë.

Po ju e keni godinën.

Godinë e kemi, por godinë e kemi për festa nuk e kemi për të patur arkivin brenda.

Prit prit zoti Gumeni. Unë kam qenë atje. Keni goxha godinë.

Ju keni ardhur në inagurim. Ne inaguruam pa inaguruar gjë. Ajo ishte kot. Ajo ishte kushdo që të na ndihmojë se ne jemi ku të thërret qameti.

Si ka mundësi zoti Gumeni. Ju po na zhgënjeni.

E vërteta nuk të kënaq gjithnjë i dashur Roland. Miku im, nëse do të dish që një institucion arkivi nuk mund të funksionojë si duhet pa patur arkiv. Është historia e vjetër e mungesës së këmbanës. Përse nuk binte kambana? Kishte 101 arsye. E para ishte se nuk kishte fare kambanë.  Ne nuk kemi arkivin tonë dhe kur nuk ke arkivin si mund të punosh.

Zoti Gumeni ju jeni duke thënë se arkivi dhe dosjet duhet të vinë në godinën ku jeni ju?

Doemos. Ndryshe ne nuk mund të punojmë.

Po ju aty nuk keni asgjë?

Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua. Na i dhanë që të mos mbeteshim fare. Kemi kërkuar varavingo.

Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit ju?

Këto pra që ju thashë. 196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtura dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga instituconet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe ministria e Brendshme. Ne kemi shërbyer si kamarier. Nuk kemi kontrollaur. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet t’i kontrollojmë.

Pra ju nuk keni kontrolluar fare?

Jo.Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk mund të kërkohen dosje pa fund dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin.

Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë, më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë. Kur ju flisni kështu jo thjesht na këpusni shpirtin por na zhgënjeni në një mënyr të tillë që ..

Deri te këputja e shpirtit nuk besoj të shkojmë por kur jam unë i zhgënjyer imagjinoni ju. Pas 1 viti mund të them se puna jonë ka më shumë byk se sa grurë. Kjo është këputje shpirti sepse ne prisnim rezultate.

Pyetja ime e thjeshtë është a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?

Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë ,drejtori të rëndësishme dhe funskionarë që ju i keni verifikuar në këtë 1 vit punë?

 

Jo. Nuk kan.Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcaklton që po të duan.

DMTH nuk ka ansjë kërkesë. Por çfarë keni bërë ju në këtë 1 vit?

Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se cfarë ka ndodhur, kush i ka spiunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbahjnë funskione. Ata që kanë paraqitur kërkesa nuk e dëmtojnë. Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

DMTH jo vetëm deri tani por edhe në të ardhmen nuk ka për tu gjetur dikush?

Nga aq sa kam parë në arkiva duket që ka patur një kujdes të veçantë për t’u pastruar.

Zoti Gumeni po më trondisni.

Kjo është shumë e rëndë.  Ata kanë 27 vjet që i thonë pseudonimet njëri- tjetrit në kuvend. Mua më trondit fakti që menduam se pas 27 vjet thamë më mirë vonë se kurrë. Por kjo në fakt qenka kurrë. Me sa kam mudur unë të shoh por jo vetëm unë por edhe specialist. Edhe kur kemi patur ndonjë kërkesë anësore nuk del gjë.

Nuk del gjë? Çfarë duhet të ketë ndodhur?

Kur nuk gjendet duhet të pyeten ata që kanë patur në dorë pushtetet dhe çfarë kanë bërë me ato dosje.

Kjo nuk pritej. E kisha marrë me shumë dëshirë intervistën me ju dhe prisja ta tregonit publikisht dosjet që kishit hapur. Si ka ka mundësi çfarë ka ndodhur?

Nuk ka përplasje. Duke mos pasur këmbana merremi me gjera anësore. Nuk kemi arkiv sepse akrivi ka kërkesa.

Cfarë pune bëni atje?

Ne përpiqemi të plotësojmë kërkesat. Por kjo nuk të bën të zbatosh ligjin.

Ju jeni duke thënë se nuk keni zbatuar ligjin?

Po. Si ta zbatosh ligjin kur nuk e ke mudësinë. Ne jemi akoma pa mundësi.

Ju jeni njeri serioz. Ju shquheni për seriozitet. Kur nuk e ke mundësinë…

Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?

Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Në këtë lloj pushteti institucionet e paftë mbi paftë nuk bëjnë asgjë. Jam gati të iku nesër dhe jam më i qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë. Të vjedhësh rrogën i detyruar nuk është turp vetëm për atë që e vjedh por edhe për atë që e detyron të vjedhi. Çdo një drejtor  poltike për të përmdjekurit në minsiterinë e Mirqënies. Kjo është paftë mbi paftë.

Si funksiononi ju me nëjri-tejtrin, mes 5 anëtarëve?

Funskionimi ynë varet nga këto kërkesa që thashë. Ne mblidhemi. Nuk themi që të gjitha gjërat shkojnë vaj. Mund të jetë edhe faji ynë. Madje dhe i imi. Sepse më shumë bëjmë shfaqe se sa punë. Po e marr fajin unë që ata që duhet të kontrollojnë e magjepsen më shumë nga shfaqet se sa nga puan.

Kam një pyetej të drjetpërdrejtë. A keni zbuluar ndonjë gjë që vlen ju në këtë 1 vit?

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucuion për të mos zbuluar asgjë. Këtij instucioni nuk i mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë.  Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi për një detyrim ligjor. Ndryshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë.

 

 

16 komente në “INTERVISTA/ Trondit Daut Gumeni: Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Gati të largohem”

  1. "BOHOTINA" says:

    Si ka mundesi te shkruhet kaq keq nje shkrim, me kaq gabime, me kaq keqvendosje germash ne nje fjale. Mezi e kapa mendimin e vertete te Gumenit.

    1. Peço says:

      Hiç mos u cudit. Është simbolikë e qëllimshme. Nuk ka botues të marrë të botojë një shkrim me kaq gabime, por kjo bëhet me qëllimin e vetëm për të treguar se po kështu si ky shkrim është dhe gjëndja e dosjeve, ndaj të gjithë duhet ta kenë të qartë se ky proçes është si një foshnje e lindur e vdekur. Ustallarë të vërtetë. Prej këtu e kanë burimin gjithë “sukseset” tona në këta 27 vjet në rrugën e “ndritur” drejt demokracisë të udhëhequr me urtësi nga komunistët dhe bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit.

  2. Andi says:

    Nje shkrim plotme gabime…sja vlen te lexohet vetem nga gabimet drejtshkrimore qe keni bere.

  3. GJINOJA says:

    Z. Gumeni, një vit është shumë vonë për të kuptuar se ju kanë vënë në atë detyrë për t’u tallur me ju dhe me të gjithë popullin. Ikni të gjithë sa më parë! Vetëm kështu mund t’i shërbeni çështjes.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Bohotina e kap ti è kap
    Po’ ste do qefi.
    Z.Gumeni te Dija burre te zgjuar
    Si pranove te behesh kamarier kur e dije mire si funksionojne gjerat ketu.
    Kujtoje se ka.mbetur flete ne dosje mbas 27 vjetesh.
    Me mire lereni kete muhabet se i ka dale boja.Komunizmi do kape shekullin
    Ti aty ke edhe drejtoreshe te persekutuar pse ska hape goje ajo nje vit.Apo sorrrosi ka Bo punen. Vet.
    Ikni MOS merrni kot paret e shqiptareve
    Le ti marrin fukarenjt dhe invalidet.
    E them me shume dhimbje po’ kjo eshte e verteta.

  5. Dan says:

    Kush eshte ky derdimen qe ka shkruar kete interviste se as ne lkase te trete nuk shkon dot me kete shkrim……
    Sa per Z. Gumeni eshte nje njeri I zgjuar dhe parimor. Nuk eshte faji I tij qe ligjet ne Shqiperi behen te mos zbulohet asnje gje dhe ky kete po thote nu ka kerkesa nga asnje ministry apo institucion shteteror per te verifikuar.
    Ky po thote na jepni arkiven te punojme dhe mos na beni postjere me kerkesa fallco.
    Edhe sikur kerkesa te kishte Z. Gumeni thote qe eshte bere nje pune shume e hollesishme per te pastruar dosjet e zhurmshme……
    Harrojeni hapjen e dosjeve kane ngel vetem per fakiret……
    Doctor aspirina e ka pastruar dosjen me kohe…..

  6. Fake popull says:

    Drejtoresha ben simpoziume dhe merret me deklarata emotive, por asgje s’ka nxjerre deri me sot. Duhet te siguroje buken e gojes edhe ajo. Sa per shkrimin me gabime, keto jane paaftesite e gazetareve qe zbardhin incizimet dhe i hedhin pa snje redaktim gjuhesor (jo permbajtesor). Dhe se fundi, dosjet jane spastruar qe ne kohen e Berishes s’ka ngelur me gje per te verifikuar. Ja, u kry dhe kjo pune, BE eshte e kenaqur, Ambasadori Amerikan gjithashtu, vendet e tyre te punes jane te siguruara pasi kane bere pune te paqme. Ne jemi popull leshi. Fake patriotizem, fake trimeri, fake begati, na rrofte fasada per te huajt, per BE, per Ambasadorin Amerikan dhe turistet

  7. Bozen says:

    Atehere kur ky miku nuk paska bere punen ( detyren) , duhet te ktheje parate qe ka marre.

  8. emigranti says:

    Nuk ke se cfare pret nga kjo klase e korruptuar politike ( majtas e djathtas ) , pasuese e bindur e ish nomeklatures komuniste.
    Kjo klase ka 27 vjet qe e terheq zvarre zhvillimin e vendit duke e lene ate ne nje tranzicion te tejzgjatur, duke kryer nje rotacion formal, pa asnje ndryshim, por me zenka qe irritojne cdo shqiptar.
    Kur eshte fjala per privilegjet e tyre ata behen nje dhe per ligje te rendesishme I bejne ato gjysmake.

  9. busho says:

    I turpshem per “Temen” qe e mban veten per elite te shtypit shqiptar publikimi i kesaj interviste sa per te kaluar radhen dhe kjo per disa arsye:
    E para, siç shkruajne edhe te tjere komentues me siper, eshte e pafalshme shkujdesja per ate gjuhe plot gabime.
    E dyta, si nuk e ka pyetur edhe gazetari per çfar “mekati” eshte denuar dhe persekutuar per 47 vjet dhe pse nuk e ka bere publike dosjen e tij.
    Se treti, a dihet motivi i vertete i denimit te Gumenit, kur “gojet e liga” thone gjera krejtesisht te tjera nga motivet politike???
    Hajde “Tema” merre me me seriozitet kete çeshtje te ndjeshme per shqiptaret qe presin per mese çerek shekulli te mesojne te vertetat lakuriqe per ca çeshtje qe kane ngjare…
    Mjaft dhe turp me teatro me nje akt si ky i sotmi ne Kuvend, ku te dy kreret, si i mazhorances dhe ai i opozites, recitojne me paturpesi e demagogji, per te pritur ta bejne perseri aktin tjeter te tragjedi-komedise, kur t’iu duhet ne te ardhmen.
    Turp, turp e vetem turp!

  10. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI GUMENI
    ME KETE INTERVISTE E KAM TE QARTE SA SA I LESHTE QENKE BERE NE VITET E BURGUT. ATA TE KANE NRYSHUAR NE ANAN E TYRE DHE TE KANE KTYER NE NJE NJERI QE AS TE VERTETEN NUK DO TA SHOHESH NE SY. TI NUK KERKON HAKMARRJE, POR DREJTESI A DO?! KETU KUPTOHET QARTE SE TI DUHET TE JESHE I PERZIER NE KETO PUNE. PO TE KERKOJE DREJTESI KA MUNDESI TE HAPEN DOSJET E VERTETA DHE TI DE DALESH I NJOLLOSUR. JU JENI I PARIMIT NUK JU NGAS DHE MOS ME NGISNI. SA KEQ!!!

    1. hasani says:

      Pergjigje per Ali Abdullai.
      Nuk di ne e njeh Daut Gumenin apo jo, nga ajo qe shkrun duket qe e njeh por duhet ta keshe shume zili derisa shkruan aq zi. E kur shkruan me zili dhe idhni e verteta duket me qarte dhe me bukur. Je shume i mjere ne mendimet e tua. Te te them kush eshte Daut Gumeni, kam frike, se jam i sigurt qe nuk do te mundem, miresia, thjeshtesia, kurajo, jane tipare te Dautit, kurre nuk ka qene hakmarrja, dhe nuk ka per te qene tek Ai, sado te lehesh ti apo dikush tjeter.
      Daut Gumeni eshte simboli i gjalle i kundershtise komuniste.

  11. Preng Sherri says:

    Sa te jete Pd, Ps e Lsi nuk ka hapje dosjesh e as kthim te prones edhe kur eshte e lire!
    Vini re rastin e Sonila Qatos, drejtuese e Agjensise Trajtimit te Prones, pasi punoi me sukses ne moskthimin e prones edhe ne rastet kur ligji e percakton qarte, ne qeverine e re vazhdon Ministre!
    Me gjeni nje rast qe kjo femer e nderuar te kete marre nje kritike te vetme qofte dhe nga I Djathti, Skenderbeu, Doktor Mortja, kopili i Sheqeres!
    Asnje per be!!
    Por nuk eshte faji as i kopilit te Sheqeres as i kopilave te Byrose, eshte nje popull i tere qe ju mban ison!
    Krahasimi i shqiptareve me delet eshte nje fyerje e rende per kafshet!

  12. LORA says:

    Eshte hera e pare ,jo per defektet gjuhesore te intervistes , qe nuk e marr vesh Z.Daut Gumeni.
    Kam pasur respekt per logjiken e tij ne komunikimet e tjera me publikun.
    Per mua,kjo interviste eshte nje mish-mash,qe nuk tenton fare te shpalose te verteten e mungeses se rezultateve qe presim ne hapjen e dosjeve te spiuneve gjemezinj ,per fate individesh dhe sigurise se Shtetit tone.

  13. Varthi says:

    Operatorit të portalit Tema,
    Para dite nisa një koment për kujdesin e munguar për gjuhën në gazetën Tema. Por nuk e shoh komentin. Atëherë, ju doni një shkrim në gazetë dhe një përkujtesë Autoritetit të Medies.

  14. Elio Gora says:

    Eshte e vertete qe ky komision e ka te veshtire per te kryer detyren.Zoti Gumeni,qe kam shume respekt,nuk mund te kontrolloje vete arkivin se kjo do te ishte e pamundur.Aty duhet te thirren punonjesit qe kane punuar neper keto arkiva qe se pari te sistemojne rremujen dhe me pas te vijoje kontrolli.Edhe E.Hoxha kur erdhi ne pushtet vitet e para rifuti ne pune ish punonjesit,duke ju vene mbi koke nga nje te vetet,deri sa ja moren doren.Pa angazhuar ish specialistet zor se do te kete rezultat kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje