Klubi i Kukësit ka nisur punën paraprake për ndërhyrje në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Klubi ka kontaktuar me një agjensi arkitekturore nga një studio jashtë vendit për ndërtimin e stadiumit të ri.
Në klub ka mbërritur projekti, i cili është pëlqyer nga presidenti Safet Gjici dhe drejtuesit e klubit. Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri.
Stadiumi do të jetë një qendër multifunksionale, pasi do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për skuadrën, nga palestra etj. I njëjti komoditet do të ofrohet edhe për tifozët që do të gjejnë shërbime të ndryshme.
Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit është një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve. Skuadra kampione e Shqipërisë e meriton një investim të tillë edhe për shkak të historisë që ka bërë këto vitet në futbollin shqiptar.
Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe ekipeve nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare.
….Ky do ishte shpenzimi ma idiot ne kete vend dhe per kete qellim , ky GJICI nuk I ka leket e veta por te vjedhura ne 1000 mynyra ne bashkpunim me PPS (EDIN). Kusianet jane cope-cope ,kan marre arratine per buken e gojes , do ish ma e udhes qe te ndermerrte ndonji project punesimi si ne miniera apo ne peshkim ne liqe apo ne ca zera te tjera.Kuksi ka pas edhe nje stadium tjeter te lojrave me dore shume I bukur por me kote vajti , nuk mund te bahet Kuksi MONAKO , me leke te vjedhur . MOS o GJIC se miras ka per te mbetur , si ai I lojrave me dore , ma mire veni ne bastore :se kuksi nuk fiton asgje se nuk mbahet ekipi me miell hua , nuk jane kuksianet per asgje ne kete vend si nuk kan qene, e vetmja gje qe u vlejti ishte rruga e kombit per te ardhe ma shpejt ne Tirane, e kjo ndodhi per te hape korridorin kosovarve
Kuksianet meritojn nje stadium modern. Kuksianet kan bere emer ne sporte. Sidomos Mety2. Vertet kuksianet jan teper te varfer por investimi do sjell punesim treg dhe zhvillim
Me ty jam dakord vetem ne ate qe parat e gjicit jan te vjedhura dhe se kuksianeve po ju marrin shpirtin per te vetmen arsye se kuksianet vonojn PD