Kuqezinjtë e 21-vjeçarëve të drejtuar nga Alban Bushi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj skuadrës së Islandës e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Shpresat kanë pasur disa mundësi shënimi me anë të Abazajt dhe Mustafën, por nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Spikati dhe loja e portierit Selmani, i cili shpëtoi portën e tij në dy raste të pastra shënimi.