Çfarë do të thoshte për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës ose i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por në fakt mund t’ju ndihmojë të nisni një karrierë politike?
Ndihma dhe mbështetja e një krimi lufte, duke përfshirë mizoritë masive ndaj grave dhe fëmijëve, a është diçka nga e cila duhet t’ju vijë turp? Jo sipas Aleksandër Vulinit, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.
Vulin ka shkruar se në një mënyrë mjaft të qartë i ka thënë një grupi veteranësh të ushtrisë jugosllave javën e kaluar. «Epoka e turpit ka mbaruar», tha Vulin, duke iu drejtuar veteranëve të qytetit jugor të Nishit. «Është koha për të rikthyer respektin për veten».
Ministri i referohej mysafirit më të nderuar të grupit, gjeneralit në pension, Vladimir Lazareviq, komandantit të Ushtrisë së Tretë gjatë luftës në Kosovë. Vulin dhe personalitete të tjera vlerësuan gjeneralin për «qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s» në vitin 1999.
Sidoqoftë, Lazareviq u dënua gjithashtu me 14 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, ICTY, në Hagë. Më shumë se 10,000 civilë shqiptarë u vranë dhe qindra e mijëra u dëbuan nga pjesëtarët e Ushtrisë së Tretë dhe forcat aleate të policisë. Disa nga viktimat u gjetën më vonë në varre masive të fshehura në Serbi, përfshirë një në periferi të Beogradit. Shumë prej viktimave ende janë të zhdukur.
Kur Llazareviq u lirua nga burgu dy vjet më parë, pasi mbajti dy të tretat e dënimit të tij, një aeroplan qeveritar u dërgua për ta marrë dhe për ta sjellë në shtëpi ku ai u mirëprit si hero. Vulin ishte atje, mes zyrtarëve të tjerë të shtetit dhe klerit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe.
Ka edhe më shumë, Nikola Shainoviq, zëvendës-kryeministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, ishte midis të dënuarve së bashku me Lazareviqin dhe ai u dënua me 18 vjet burg. Mirëpritja e tij ishte më pak tërheqëse, por menjëherë mori një pozitë të lartë në Partinë Socialiste Serbe, anëtare e vogël në koalicionin qeverisës.
Dhe pastaj është edhe kolonel Veselin Shljivançanin, i cili mori më shumë se 200 pacientë kroatë nga një spital në Vukovar më 1991 dhe i dorëzoi para paramilitarëve serbë për t’u torturuar dhe vrarë. Fillimisht, ai u dënua me pesë vjet burgim para Tribunalit të Hagës, dënim i cili më pas u ngrit në 17 vjet dhe përfundimisht u reduktua në dhjetë vjet në vendimin përfundimtar. Ai doli nga burgu në vitin 2011.
Shljivançanin, i cili tani është një anëtar krenar i Partisë Progresive të Serbisë, kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ishte ndër ata që u mblodhën për ta përshëndetur presidentin në hapjen e një fabrike të përpunimit të ushqimit në Ruma.
Kur reporterët pyetën për praninë e tij, Vuçiq me zemërim u përgjigj se «Shljivançanin është një njeri i lirë që ka kryer dënimin e tij. Çfarë do që unë të bëj, ta lidhë atë në një shtyllë dhe ta qëlloj?», pyeti ai.
Derisa gjuajtja e Shljivanançaninit ndoshta duket një ide e mirë për disa nga ata që kanë humbur të afërmit dhe miqtë në Vukovar, pothuajse askush në Serbi, përveç disa grupeve të të drejtave të njeriut, nuk ka protestuar kundër përfshirjes së kriminelëve të luftës të dënuar në mesin e elitës politike të Serbisë.
Kishte disa kritika të buta në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2015 për Serbinë, por asgjë më shumë që atëherë.
Në Bruksel, ata ende e shohin Vuçiqin si një burrë shteti proeuropian, të orientuar drejt reformës, kryesisht për shkak të angazhimit të tij në «bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve» me Kosovën të mbështetura nga BE-ja. Por çfarë lloj normalizimi mund të rezultojë nga rehatimi i kriminelëve të luftës?
Në mënyrë strikte ligjore, Vuçiq kishte të drejtë: Shljivançanin, Llazareviq dhe Shainoviq janë të gjithë burra të lirë dhe kanë të gjitha të drejtat dhe përfitimet si qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën për t’u angazhuar në politikë. Por çështja është, çfarë do të thotë për koalicionin qeverisës të Serbisë nëse lidershipi i saj është kaq i etur për të pasur kriminelë të luftës në radhët e tyre?
Dhe çfarë do të thotë për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës, ose të paktën i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por mund t’ju ndihmojë të filloni një karrierë politike?
Përgjigjet për këto pyetje shkojnë përtej aftësive të mia. Por unë e vura re një gjë, rrëfimi sipas të cilit Serbia nuk bëri asgjë të keqe në luftërat jugosllave është tani edhe më i përhapur se sa ishte 18 vjet më parë, kur përfundoi konflikti i fundit [për Kosovën].
I njëjti narrativ që e përshkruan Serbinë si një viktimë të komplotit perëndimor, dhe krimet e luftës që u atribuohen se janë organizuar nga serbët, i stërngarkohen asaj nga armiqtë e Serbisë.
Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në Gjermani pas vitit 1945. Në fillim, shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm të pranonin krimet e luftës naziste dhe gjykata në Nuremberg shihej gjerësisht si Gjykatë Kangur [gjyq i parregullt].
Por gjeneratat që erdhën më vonë zgjedhën për të bërë një ndarje të qartë me të kaluarën. Në Serbinë e sotme, të rinjtë me këmisha të veshura me fytyrën e gjeneralit Ratko Mlladiq, arkitektit të gjenocidit të Srebrenicës, është një pamje mjaft e zakonshme.
Nuk më ngushëllon që i njëjti proces i prapambetur ka prekur kroatët, boshnjakët dhe kosovarët dhe se ata gjithashtu lartësojnë kriminelët e tyre të luftës si heronj. Por kjo më jep një ndjenjë të frikshme se luftërat jugosllave nuk kanë mbaruar me të vërtetë, por vetëm janë duke bërë një pushim.
Pederastë të pandreqshëm në shekuj me gjithë grekët !
Përballë kanë popullsinë dele të trevave shqiptare, të mirët e të tjerëve e të ligjtë e vehtes ose njohur ndryshe me emrin “rraca e trashe”…..
Ketij Vulinit shikoinFytyren e te mjafton me cfar bajga kemi te bejme neve Shqiptaret e Gjergj Kastriotit perreth Arberis, me jevgj te konvertuer ( Neugreker, Shkavelle etj, qe turqeve vetem ua thithin, te Arberoret kan gjetur te pijn gjak!
Perfundimisht,keto nuk behen njerez….keto me gjithe greket do mbeten piskkeku apo fekalet e rajonit…
Po shqiptaret a kan pasur turp ndonjehere per ngjarjet historike??!!
Nga ta nisim? Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Nje bastardim identiteti dhe mbi te gjitha duke qene si mish e thua me sunduesin osman. Sherbetoret me te zellshem te perandorise per shtypjen e cdo kryengritje per liri e pavaresi te popujve ndaj sundimit osman. Sot, me shume se kurre, nderohen si heronj ne librat e historise, me buste e emra rrugesh me dhjetra sherbetore te Portes se Larte me origjine shqiptare!!!
Ku te vazhdojme? Me pushtimin fashist dhe sherbetoret e radhes ne emer te “Shqiperise se Madhe”. Sulmi i pabese me disa batalione shqiptaro-fashiste ndaj Greqise sj dhe krimet ne ish-Jugosllavi ne vecanti te divizionit ss nazist Skenderbeg me vrasje, raprezalje e krime te panumerta. Bergen-Belsen ishte nje nga kampet e perqendrimit ku keta sherbetore te nazizmit derguan per te mos u kthyher kurre me mijra njerez, burra, gra e femije. Edhe keta kriminele lufte nderohen si heronj!!!!!
Ku ta perfundojme? Me kriminelet ordiner neper rruget dhe burgjet e Greqise (cuditerisht vetem atje!!!!). Ata qe vjedhin e vrasin njerez te pafajshem dhe mjafton qe viktimat e tyre te jene greke dhe keta “tipa” vrastaresh nderohen si heronj me flamurin kombetar!!!!!
PER KLIMAX !
Ti flet per barbarite turke , qe perdoren nder shekuj feudale te ndryshem , (pa folur per mbreter serbe,. aqe u kane dhuruar bijat e tyre sulltaneve neper hareme ) nga te gjitha vendet e neneshtruara . Por ti , si bizantin i koheve moderne , nuk i ditke as greket e as serbet , qe kane mbritur deri ne shtratin e sulltaneve , si pjese e hartemeve e pastaj kane rritur ne mitrat e tyre gjenerale e funksionare te larte te Perandorise Osmane , dhe … , te tille ka pasur me dhjetra e dhjetra , qe ti , me idjotesite keqdashese antishqiptare , “nuk i ditke” , por kthehesh e na justifikon krimet monstruoze te fund shek.XX e fillimit te XXI , nga kanibalet serb e greke dhe kleriket e larte te komuniteteve te tyre ! Vetem nje kellire greke , qe te neverit me eren e afrikanit verior si ti , mund te pozicionohet keshtu !
Greket e Fanarit madje kane qene ndjekes lojale te Sulltanit po edhe kete Klimaxi e harron. E gjithashtu qe Greqine nuk e bene greket po gjermanet (1830) me mbreterit e tyre bashke me investimet financiare qe sollen me vete.
Jane armiqte tane natyrale por I pelqeje se jane nacionaliste per kombin e tyre shume ndryshe nga ne qe se rruajme fare
Jo nuk kane turp. Ata mburren qe kane eliminuar terroriste muslimute. Se muslimuti ka me shume merak te flase e te mendojje si arap sesa si shqiptar i Shqiperise.
Mos prisni simpati nga Evropa.
Nuk kane turp ata qe u vrane e u perdhunuan ,prisni te kene turp keta qe i vran edhe i perdhunuan hahahaha…
o Klimax ,mir komentoj njeri ti je plera me felliqesire shqiptare qe hiqesh si grek o funderrin per kunder ne si kemi rene me qafe komshinjeve
dhe sa per ato qe permende duke filluat nga skenderbeu e deri me fund eshte ajo qelbsillik qe han e vjell c´do dite ti e ca si pune e tsvg, e ketij mirelit qe han sic han dhe ti
S’kane faj keta jooo! Fajin e ka k.rva e motit ( i maaadh Fishta!!!) qe i lejon dhe madje inkurajon kriminelet, vrasesit dhe genocidberesit. Evropa plake qe i ka ende ne duart me gjakun e kolonive e popujve te vrare e perdhunuar, thelle-thelle ndjen kenaqesi kur sheh kelysh gjakatar si keta, se i kujtohet vetja. Shqiptaret qe te ngrihen ne piedestalin e kombeve europiane minimalisht duhet te zhdukin a te shfrytezojne ndonje popull per interesa te tyre. Atehere do quhemi Europian. Po s’qullosem gje.
Po ty te vjen turp qe shqiptaret kane vrare shqiptaret ne vitet e diktatures?
Po ty te vjen turp qe shqiptaret i gjuajten Perendise si kur tradhetuan besimin e tyre, ashtu edhe kur shkaterruan objektet e kultit dhe vrane njerezit e Zotit?
Serbet qe kane bere krime dhe ata qe i kane mbeshtetur qofte ne menyre aktive, qofte duke heshtur pacin faqen e zeze. Ne mos japin llogari ne kete bote, do japin para Perendise.
Por ti a e mendon faqen tone te zeze? A e mendon llogarine qe do japim ne shqiptaret para Zotit?
Mendo kete dhe qaj per hallin tend. Serbet leri ne hall te tyre.
Para se te shikosh klecken ne sy te tjetrit shiko traun ne syrin tend.
Idiot i lindur
https://www.youtube.com/watch?v=-4rJkr3_5AA
https://www.youtube.com/watch?v=-4rJkr3_5AA