ANALIZA/ Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

10 Tetor 2017, 15:14Rajoni TEMA

Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan.

Xhaketa blu të errët dhe me kuadrata, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç mori votën në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat në fakt ai i fitoi qysh në raundin e parë.

Me të njëjtën veshje u shfaq edhe homologu i tij Taip Erdogan në qendrën e votimit, kur ia doli të aplikojë sistemin presidencial përmes referendumit. Eshtë një copë simbolike e veshjes, që i bën dy të fuqishmit të duken modernë. Komuniteti serb i Twitter-it madje ka gjetur edhe një nofkë për këtë: xhaketa e diktatorëve.

Por Erdoganin dhe Vuçiçin i bashkon më shumë se sa vetëm stili. Ndonëse për shkak të madhësisë së vendeve të tyre ata luajnë në kategori të ndryshme, që të dy preferojnë pushtetin absolut si dhe nënçmimin e opozitës dhe të medieve kritike. Ata preferojnë të inskenohen si shpëtimtarë, që pa u lodhur punojnë për popullin për vende pune dhe zhvillim.

Pikërisht kjo synohet edhe të martën (10.10), kur Erdogan i shoqruar nga delegacioni i tij me investitorë i përbërë nga 150 bosë të ekonomisë viziton Beogradin. Nuk është e pazakontë për Erdoganin të udhëtojë i shoqëruar nga delegacion investitorësh. Por për qeverinë serbe ky është një event, me të cilin ajo synontë fitojë pikë në popull. Mesazhi është: paratë po vijnë me thasë.

…e të gjithë janë të kënaqur

Arsyeja ekonomike e qeverisë turke harmonizohet lehtë me atë serbe, thonë ekonomistët. Fjala magjike në Ankara është eksport. Vetëm nëse rritet edhe më tej eksporti, mund të arrihet rritja e premtuar çdo vit me 5,5 përqind. Ballkani Perëndimor ofron mjaft forca të lira pune për investitorët turq si dhe lehtësi për aksesin në tregun e BE-së. “Praktikisht tani procesi i bisedimeve të antarësimit BE-Turqi është i vdekur. Ndaj është një avantazh deçiziv, nëse ndërmarrjet turke prodhojnë në vende, që janë më pranë BE-së e madje edhe brenda unionit”, mendon ekonomisti nga Stambolli dhe analisti politik Atilla Yeşilada.

Vuçiç në të kundërt i var shpresat tek paratë dhe vendet e reja të punës – ai është madje i gatshëm për këtë, që t’u paguajë investitorëve rreth 10.000 Euro subvencion për çdo vend pune. Sundimtari i vetëm serb vazhdimisht deklaron, se do të jetë numri 1 europian për zhvillimin ekonomik. Por deri tani shifrat janë asgjësuese për të. Në tre vitet e fundit me një rritje 1,6 përqind vendi ishte i fundit në rajon (Mali i Zi me 7,7%, Kosova me 9,1% dhe Maqedonia me 10,2%).  Paga mesatare me më pak se 400€ në muaj është ndër më të ulëtat në Europë.

Megjithatë paratë turke kryesisht do të derdhen në të ashtuquajturën industri me vlerë të pakët shtesë, pra atje ku ka nevojë më shumë për forca të thjeshta pune e jo për inovacion, thotë Yeşilada. Qysh tani më shumë se 1.000 punëtorë në Serbi prodhojnë pantallona Jeans të lira për firmat turke, dhe sipas qeverisë serbe kjo shifër do të rritet në 3.000. Përveç kësaj në opinionin serb përfliten edhe interesat turke ndaj industrisë së drurit dhe të qumështit. Kjo do të ishte me avantazh për të dyja palët: “Në të tilla degë në vendet e Ballkanit mund të arrihet menjëherë hopi ekonomik dhe njëkohësisht kjo shërben si bazë për ekonominë turke të eksportit”, thotë Yeşilada për DW.

Ëndrra neo-osmane

“Invazioni i biznesit: turqit sërish pushtojnë Serbinë”, kështu e titullonte gazeta bulevardeske Blic vitin e kaluar një artikull të saj duke aluduar për sundimin pesëqindvjeçar të Perandorisë Osmane në Serbi. Por kjo hiperbolë kuptohet që aktualisht kishte konotacion pozitiv. Biljana Stepanoviç do të preferonte të ishte më realiste, sepse deri tani investimet turke në rajon kanë qenë të moderuara, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike të Beogradit “Nova ekonomija”.

Eksporti drejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ndodhen në sallonin e pritjes të BE-së për anëtarësim (Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) me gjithsej 20 milionë banorë, ka një volum vjetor nën dy miliardë Dollarë amerikanë. Më shumë produkte prodhuesit turq i shesin në Azerbajxhan apo Izrael, të dy vende këto me më pak se 10 milionë banorë. Ndaj thekson Stepanoviç, duhet pritur një herë, të shihet, se sa seriozisht e kanë turqit.

Shumë vëzhgues megjithatë hamendësojnë, se Turqia nuk synon vetëm ekonominë në Ballkan. Qysh tani, kryesisht në vendet me shumicë myslimane si në Bosnje-Hercegovinë apo Shqipëri financohen xhami, shkolla e organizata humanitare. “Ne kemi të bëjme edhe me neo-osmanizmin.

Turqit jetojnë me iluzionin, se ish-kolonitë po i presin ata me krahë hapur”, thotë Atilla Yeşilada. Në fakt, nuk është kështu, megjithatë turqit kanë arsye të forta që të jenë të interesuar edhe politikisht për këtë rajon. Nga njëra anë duhet stabilitet në këtë pjesë të fqinjësisë, nga ana tjetër edhe pse “qeveria e AKP-së beson – gjë që për mua është gabim – se për një periudhë afatmesme BE-ja do të jetë më shumë rivale se sa partnere”, thotë Atilla Yeşilada.

14 komente në “ANALIZA/ Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi”

  1. nord.al says:

    Edi Rama, sikterisi keto aziatike se nuk vlen hajri i tyre . Me shume i shihet sherri.

  2. Projekti says:

    Vetem nje budalla mund te besoje se turqit do te bejne investime te medha ne Serbi. Vendet e Ballkanit, me perjashtim ndoshta te Sllovenise, jane humbje kohe per investitoret. Vetem ata qe duan te shesin produktet e tyre ne rajon ose sipermarresit e fabrikave te produkteve me vlere te ulet te shtuar kane deri diku interes. Vende plot me burokraci dhe pengesa te tjera. Bizneset nga vendet arabe te gjirit persik dhe Turqia kane deklaruar se do investojne shuma te medha (vetem vala e investimeve turke jashte Turqise pritet te jete rreth 65 mld dollare vetem per 4-5 vitet e ardhshme.) Por keto investime nuk prekin (ose e prekin shume pak) Ballkanin. Edhe investimet kineze priteshin te ishin gjigande para 3-4 vitesh ne Ballkan, deri tani pothuajse asgje. Prandaj serbet le te vazhdojne endrrat me sy hapur.

    1. F. K says:

      Ja dhe budallai i fshatit, çdo fshat e ka nje, dhe arsyeton njëlloj si ty

  3. Xha Braho says:

    O arqidhet e hellades e pate se kane byrazer turqit ne ballkan? Sivllezrit e tyre mongole aziatike: una razza una facia. Edhe ju helenasit andej vini ndaj ju djeg xhani per ca rrocke erdogani

    1. adi says:

      plehrat e turqise mbetur ne arberi
      a) e verteta historike eshte se ju ishit me plehrat e anadollit dhe te arabise prandaj edhe turku ju solli ne arberi se po te ishit te fisme do ju kishte mbajtur ne afer shtepise dhe nuk do ju kishte perdorur si mish per top, ose si thone shqiptaret si “koke turku” pra ju ne gen jeni plehra.
      b) sapo turku erdogan e ndjeu se njohja e pamvaresise se kosoves nga turqia ishte nje bombe qe do i plaste ne dore me kurdet e zuri hasha shtetin e kosoves per 5 minuta kur deklaroi se kosova akoma nuk eshte shtet. sepse tahipi e di qe daje semi e ka ndare mendjen qe turqine do ta ndaje dhe do formoje shtetin kurd.
      c) tahipi pati shpresa se rusi do e ndihmonte qe mos te ndahej si shtet , po mbas vizites se putin qe mesa duket i kerkoi stambollin dhe pjesen europiane te turqise , tahipi dje beri edhe deklaraten me antiruse qe ka bere ndonjehere ,se turqia nuk e njeh shkeputjen e krimese nga ukraina . pra listes se armiqesise se amerikes dhe gjermanise i vuri vulen edhe me rusine. ose me sakte tahipi e kuptoi se ishte e perfunduar marveshja USA – Rusi-Gjermani per ndarjen e turqise. dhe po mundohet te gjeje nje vend europian ose pothuajse europian qe te shpetoje leket e tij personale.
      d) nuk eshte hera e pare ne histori qe turqia legenet e vet ne arberi i perdor si mish per top. kur ishte perandoria osmane vertet luftonte me serbet greket e bullgaret ndersa shqiptaret i kishte xhan por vetem shqiptaret nuk i la kurre te shkolloheshin ne shqip, dhe vetem pamvaresine e shqiperise nuk e njohu.
      konkluzion
      ju turqit e shqiperise dhe ballkanit jeni me plehrat e pernadorise osmane jeni qeniet me pavlere te saj , prandaj edhe turqit ju trajtojne si jeni realisht plehra , nese ka lufte dhe duhet te dikush te vritet si qen si plehre ju perdor juve sic ju ka perdorur perhere ne histori , kuptohet nese ka ndonje pazar per te bere nuk ka pse e ben me ju e ben me greket me serbet me bullgaret se juve ju blen lire me cmimin e nje qeni ju ben nga nje xhami.
      PS: ju jeni me te humburit e gjithe kesaj histori turqia kuptohet qe do ndahet ndermjet kurdeve grekeve armenve dhe bullgareve , ndersa ju plehra vec urejtjes dhe armiqesise se fqinjeve nga gjithe kjo histori nuk fituat asgje, bile me ne fund fituat dhe urejtjen e shqiptareve qe ju mbajten ne kuriz per 500 vjet. mjere ju.

  4. Persekutari says:

    Larg nga anadollaket skemi nevoje per ato vetem xhamia e medrese po’ ndertojne fajin e ka edi rama qe merret me diktatorin

  5. says:

    I kërkojmë botërisht Turqisë shumën 5000 miliard USD për pushtimin Otoman 500 vjeçar.

  6. Alban Hamzai says:

    Poturakut “xha Braho ” e kompani !Una raca e una faca jane poturaket shqiptare me turqit .Kete e tha dhe Erdogani kur vizitoi Shqiperine e Kosoven dhe poturaket shqiptare u perloten nga mallengjimi ,e tha dhe poeti turk kur perdhosi varrin e Gjergj Kastriotit ,e thane dhe poturaket qe mbuluan statujen e Gj.Kastriotit ne Tirane ,e tha dhe vajza qe recitoi poezine per Erdoganin ne kalane e Prezes dhe poturaket poshte I mbyti mallengjimi ,e thote the kryeministri I vendit qe viziton cdo muaj Turqine ,e thone citjanet e veshjes popullore te Shqiperise se mesme ,e thone ata qe 500 vjet e qe vazhdojne akoma te mohojne fene e te pareve e cdo gje tjeter ,e thote dhe emir “Braho” ,qe nuk eshte shqiptar etj.etj. Ju lutem botoni komentin tim!

  7. FEJA SHQIPTARIT SHQIPTARIA says:

    Hajd se do ta haje te s’emes sulltani se po e kruan shume me Ameriken dhe perendimin,ta gezoje Rama sulltanin dhe kosovaret dhe injorantet fetare se Erdoganit iu dogj zemra per shqiptaret, vetem xhamia ka ndertuar e financuar dhe uzina ne Elbasan qe po ja shkurton jeten banoreve me keq se metalurgjiku.Ky dallkauk qe pretendon te behet lideri i vendeve islamike ne bote shume shpejt do e kete fundin.

  8. Pellazgos says:

    Per comentin me zemren e pimturuar,Osmanet lur pushtuan Ballkanin nuk egzistonte ndonje shtet pervec Perandorise Greke te Bizantios dhe Jeorgios Kastriotis Orthodols ketej e mori flamurin we tregon ndarjen e Petandorise se Romes ne Lindje dhe Perendim.
    Cpara do ty.
    Kur te jap Amerika tek Indianet,Cifutet tek Palestinezet atehere edhe turqit Grekeve.
    Ty nuk ke marre vesh akoma ne cfare bote jeton.

  9. anton says:

    jo 5000 miliard por as 50000000000000000000000 miliarde dollare nuk e zhvleresojne damin si na ka ba turqia e tahipit.mire se na skllaveroi vrau e preu dhe nuk na la as me fol gjuhen tone per 500 vjet,por damin me te madh e ka ba me kopilat qe ka lane ne ballkan,qe s kane me na lane me ec perpara as 500 vjet te tjera.

  10. Beni says:

    Xha Braho….me duket se ke kere’DYLBERIN’ ti…..e ke honger ti sa krahu…..i njeh mire keto pune ti……punet e allahit,bismilahit…..he qerreta ti…Leri greket dhe serbet ti…..se di ma shume se shejtani Erdobyth….

  11. return of the saint says:

    Er dog ani I paska fal xhaketen vucicit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje